Kushërinjtë e Berishës, dy nga zyrtarët kyç që ruajnë kutitë e votimit

10 Qershor 2011, 09:32Politika TEMA

Nga Lindita Çela

Shekulli

 

Shumë shqiptarë kanë pyetur veten këto ditë të trazuara pas votimeve të 8 majit: Ku ndodhen kutitë e votimit dhe kush janë njerëzit që i ruajnë? Kutitë ndodhen në magazinat e Rezervave të Shtetit në Lundër të Tiranës. Njeriu përgjegjës për to quhet

Zaim Metaliaj. Ai është magazinier i përgjithshëm. Zaim Metaliaj nga Tropoja është djali i tezes së kryeministrit Sali Berisha. Ky është një fakt që e dinë të gjithë njerëzit që

punojnë tek Rezervat e Shtetit.

Zaimi është emëruar në këtë detyrë pas vitit 2005. Juridikisht Rezervat e Shtetit janë në vartësi të Ministrisë së Brendshme, por sipas ligjit “Struktura dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit… përcaktohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit”. Pra për emërimin e një personi në strukturat kryesore të Rezervave të Shtetit duhet marrë firma e kryeministrit të vendit.

Por Zaim Metaliaj nuk është i vetmi njeri i familjes, të cilin kryeministri Sali Berisha e ka caktuar në strukturën e zyrtarëve që kanë përgjegjësi direkte për vendin ku mbahen kutitë e votimit të 8 majit. Edhe vetë zv/drejtori i Rezervave të Shtetit, Ibrahim Berisha është kushëriri i kryeministrit. Nuk po flasim për kushëri të largët: Ibrahimi Zeqir Berisha është djali i xhaxhait të kryeministrit.

Madje lidhja mes kryeministrit dhe xhaxhait të tij njihet si shumë e fortë. Në Tropojë e dinë të gjithë që xhaxhai i kryeministrit të sotëm, pra babai i zotit Ibrahim është personi për të cilin kryeministri ka patur debulesë të veçantë sepse ishte ai që e dërgoi në rrugën e shkollimit.

 

Një udhëtim tek kutitë

 

Mesditën e djeshme ne vizituam magazinat ku mbahen fletët e votimit dhe njeriu i parë që takuam ishte Bedriu. Bedriu ka pirë “pak” këmbët nuk e mbajnë dhe flet çfarë ti vijë për mbarë. Është një prej rojeve të kompanisë që ka marrë përsipër të ruajë kutitë e votimit. Magazinat e vjetra janë të rrethuar me tela. Në një kolibe në hyrje thuajse dremisin dy roje të tjera, të cilët kanë për detyrë të mos lenë këmbë njeriu të pautorizuar të kapërcejnë portën me hekura të vjetra të magazinave të rezervave të shtetit.

Rojet të thonë se nën mbikëqyrjen se nën mbikëqyrjen e tyre janë magazinat, ndërsa kutitë e votimit ruhen me polici private dhe asnjë person i paautorizuar nuk mund të shkojë tek to. Asnjë person i paautorizuar. Po “të autorizuarit”?

 

Çfarë ndodh me kutitë e votimit?

 

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, kutitë e votimit me fletët dhe materialet e votimit dërgohen në vendin e numërimit të votave. Materialet e tjera të përdorura

gjatë procesit të votimit i dorëzohen KZAZ-së. Numëruesit numërojnë votat dhe në përfundim të procesit ato dërgohen në magazinat e Rezervave Materiale të Shtetit në Lundër, ku KQZ disponon dy magazina.

Nëse KQZ do të kërkojë që të rihapë kutitë siç edhe ka ndodhur, kutitë merren nga magazinat në Lundër dhe futen në një nga ambientet e KQZ-së deri sa të fillojë

çështja për shqyrtim. Transportimi i tyre realizohet me makina të KQZ-së, qofshin automjete të vogla apo mikrobusë. Pas mbylljes së kutive, kutitë ridërgohen në Lundër

për t’u ruajtur deri në pastrimin e tyre për zgjedhjet e tjera.

 

Familja e kryeministrit Sali Berisha në Tropojë

 

Ramë Halil Berisha, babai i Saliut, ka pasur dy djem dhe një vajzë. Djali i madh, Selim Berisha, ka qenë mësues dhe ka vdekur i ri, rreth 50 vjeç në vitin 1988 nga zemra. Në atë kohë dr. Berisha ishte një ndër kardiologët më të mirë të vendit. Saliu ka një motër mbi 70 vjeç, e martuar në Margegaj tani jetojnë në Tiranë), e quajtur Hajri Ramë Osmanaj.

Si prindërit dhe motra kanë qenë analfabetë, të pashkolluar, por siç e cekëm më lart, xhaxhai, Zeqir Halili ka qenë i mençur dhe ka shkolluar Saliun dhe Selimin. Bile, siç thonë të afërmit e Sali Berishës, për nga këmbëngulja, ai përngjet me xhaxhanë e tij. Sali Berisha është nip prej fisit të Gashit në Çelaj, ku akoma ndodhen disa nga të parët e prindërve të nënës së tij, Sheqeres.

Nga pinjollët e familjes sot janë me dhjetëra të shpërndarë brenda e jashtë Shqipërisë.

Babai i Saliut, Ramë Halili, ka pasur një vëlla e një motër. Edhe nëna e ish-kryebashkiakut të Tropojës, Nuredin Ahmetaj, është kushërirë e kryeministrit. I të njëjtit fis është edhe Miftar Berisha, drejtor i filialit të Telekomit Bajram Curri. Ata janë krenarë për kryeministrin e sotëm dhe mburren vazhdimisht me të.

Ahmet Xhema, një burrë rreth të 75 vjetëve, është njeriu më i afërm i Sali Berishës, që jeton aktualisht në qytetin Bajram Curri. Ai asnjëherë nuk mburret me Saliun, por e sheh rrallë nëpër rrugicat e qytetit të shoqëruar me shokët e tij pensionistë apo edhe më rrallë në ndonjë kafene, duke gjerbur kafenë e mëngjesit.

 

“Familja”

 

Sali Berisha është fëmija i tretë i Ramë dhe Sheqere Berishës nga lagja Prifç, fshati Viçidol, Tropojë- Fshat. Siç shpjegojnë pjesëtarë të fisit Berisha, babai i Saliut ishte fshatar i varfër, ndërsa xhaxhai i tij, Zeqir Halil Berisha, ishte një pleqnar i njohur.

Ky është njeriu që është kujdesur për shkollimin e Sali Berishës, një gjë shumë e rëndësishme në një zonë ku 90% ishin analfabetë. Vetëm ndërhyrja e xhaxhait Zeqir Halili ka bërë që dy djemtë e shtëpisë, Saliu dhe Selimi, të ndjekin shkollën. Me këmbëngulje, Zeqiri ka ndjekur deri në fund shkollimin e Sali Berishës. Të afërm të tij, por edhe persona që e njohin Sali Berishën që nga koha kur ishin në fakultet, pohojnë se kryeministri ka përmendur shumë herë faktin që ai është në një borxh të madh tek xhaxhai, i cili e ka ndihmuar në vitet e shkollës. Zeqiri ka lënë djem e vajza dhe një prej tyre është Ibrahim Zeqir Berisha, ushtarak. Ai punon në Rezervat e Shtetit dhe merret pikërisht me kutitë e votimit të 8 majit. Sipas ligjit, organika e Rezervave të Shtetit caktohet nga kryeministri i vendit, Sali Berisha.

 

 

 

 

E kanë shkruar gabim..

Ndërsa numërohej kutia numër 1760 (KZAZ 47) në procesverbalet e saj thuhej se kishte dy vota për kryebashkiakun. Në fakt u gjend vetëm një votë. Kjo i përkiste kandidatit të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa vota tjetër e raportuar nuk ndodhej. PS kërkoi shpjegime por Ristani u përgjigj: E kanë shkruar gabim..

 

Kodet e ndryshuar

 

Në kutinë e votimit për kryetarin e njësisë bashkiake të Qendrës së Votimit 1800, duhej të rivlerësoheshin 3 fletë për kryetarin e Bashkisë. Por, u vërejt se kodet e lexuara nga personeli i KQZ-së, nuk përputheshin me kodet e mbylljes nga grupi i numërimit. Socialistët denoncuan faktin, por Ristani mbylli debatin.

 

Fleta që erdhi nga kutia tjetër

 

Rasti më flagrant që provon direkt se në kuti janë futur duart është ai që ndodhi më datë 18 maj me kutinë e QV nr. 1797 të Njësisë Nr. 4. Pas hapjes së kutisë është gjetur një fletë votimi e kontestuar me vulat që i përkisnin QV nr. 1801. Pra e një qendre tjetër dhe që nuk kishte asnjë mundësi të gjendet në kë kuti. Gjetja e një flete votimi të vulosur nga Komisioni i një Qendre Votimi në një kuti të një qendre tjetër provon se manipulimi është kryer pas procesit të votimit duke nxjerrë dhe futur votat nga njëra kuti në tjetrën.

 

Mungojnë fletët

 

Në kutinë e votimit me numër 1762/1, mungonin dy fletë për kryetar, nga tre që duhej të numëroheshin. Përfaqësuesi i PSV ’91, Idajet Beqiri pyet kreun e KQZ-së Arben Ristani se ku ndodhen fletët e munguara? Përgjigjja që vjen nga Ristani është: Ta dija, ta thosha…

15 komente në “Kushërinjtë e Berishës, dy nga zyrtarët kyç që ruajnë kutitë e votimit”

  1. geno says:

    vetem belciku i zgjidh punet me race mutin sali berisha, qeni nuk largohet me fjale nga tavoline por me dajak

    1. inf says:

      Po o geno vetem tapanxha e zgjidh ket zamallahi qe ka plakos gjithe Albanine.
      Ky eshte modeli i sali tradhtarit modeli i nji mjeku shurre qe erdhi nga Viççi i dolit me nji kmish Nailoni,Kineze,Po ku dallkauk me primitivizmin e tij prej nji shpellari te felliqt e ka bo ate popull dhe ate toke me fol me vete.
      Nuk ka fijen e turpit nuk ka fijen e arsyes te gjithe ata oborrtare qe i shkojne mbrapa,vetem se e perdorin e perdor FAZLLIQ SERBI PERDOR GEJXHISTI e perdor Patozi e perdor XHUZEPINA e perdorin te gjithe ilir metua e perdor kumarrxhiu NANO.ai qe vrau AZEMIN se kshu ka thene ky pis Milet.
      Kushurinjte e tij e gjithe RRACA E TIJ NJEREZ TE HURIT E LITARIT SPIUNA TE UDBse JUGOSLLAVE pa perjashtim pa shkolle e zanat Qelbesira njilloj si ky hajduti i votave.
      Kerrdine po ben kerrdine duke fut vota nga te kater anet me Lapangjozet e SORROLLOPIT TE TIJ ky PIS MILET QE VETEM SHQIPTARE NUK ESHTE ,KY DHANDERR SERBIJET .
      POSHT RREGJIMI I KETIJ SATRAPI I KETIJ ARMIKU QE FAL DET E JEP TOKE PER VARREZA GREKE.POSHT KY BANDIT QE PO SHET TE SERBO+GREKET TE GJITHE ALBANINE .HIQ DUART BGA PRONAT PUBILKE HIQ DUART NGA TROJET SHQIPTARE HIQ DUART NGA VOTAT SA NUK ESHTE VONE O DALLKAUKU I BLLOKQENVE.
      TREGOJI SHQIPTAREVE CFARE BEJE ME MARK NIKEN DHE SHKELZEN BAJKRAKTARIN ME KTA TE DY ISH OFICERA MADHOR QE RRIFNIN ME CEKIC NE KAPTINE TE BURGOSORIT POLITIK .
      TREGOJI SHQIPTAREVE SA URDHERA ME VDEKJE KE FIRMOSUR TI +NEVZAT VIGANI+YLVI VEBIU +TITI TAMBURI+FATOS ZHULALI,te gjithe mjeke dhe komisioni qe jepte verdiktet per vrasje dhe kur te denuarit ishin me trauma psiqike TREGOJI POPULLIT SE NE I DIME POR BREZAT NUK I DINE QE TI JE NJI MONSTERR MIZERRABEL QE PJELL NENA NJI HERE NE 100 VJET.

  2. Gent Tironsi says:

    Po pse kush duhej t’i ruanin? Kusherinjte e Edi Rames?

    1. Ton says:

      Po sikur kusherinjte e asnjerit?

      1. TeFiku says:

        Ti e ke fjalen qe te veme DOBICA ti ruajne . Jo or mik, jo.

  3. Veledin Cumani says:

    Kote lodheni, kete vend e ka mare kerpulla! Per mendimin tim , ky vende keshtu do te shkoje gjithnje, kushdo qe ta drejtoj ! Ky eshte nje vend qe ka njerez te mire, por e keqja eshte se gjithkujt i pelqene mendja e vete, kjo eshte djagnoze e pa sherushme!!

  4. niko says:

    Po keta “juristet” e PS-se nuk i njohin keto FAKTE qe rreshtohen ne kete shkrim dhe qe jane te njojtura nga te gjithe shqiptaret ;per t’aj renditur ne padine qe bejne ne Kolegjin Zgjedhor qe t’ja u heqin mundesine per tu shprehur se “mungojne faktet”????

    1. VFLP says:

      Mos u bej naiv. S’eshte problem faktesh, eshte problem parash.

  5. tourkofagos says:

    po po po ,,,,,ca po behet,dy kriminel te ruajne kutite e votave,eshte njelloj si te flene 2 ujq ne mes te deleve!!!!!
    vetem lufta me arme e shpeton shqiperine,ai qe shpreson te kunderten ,thjesht eshte per psiqiatro,,!!!!!

  6. England says:

    A ka dicka tjeter kjo gazete tu tregoj shqiptareve ?

    Se me shkrimet e bete hero Salen
    sikur Sala i ka marre te gjitha sic thote kjo zonja ne kte shkrim,

    Por u bete budallenj te gjithe mbas ketyre shkrimeve.

    Respekte nga Bristoli

  7. fule says:

    E keqja ka hedhur faren e peshtire te saj, ngado. Duhet shkulur e keqja nga rrenjet.

    Vdekje Sali Berishes

  8. andi says:

    O zoti Baze, une kam humbur financiarisht nje shume te kosiderueshme parash ne 1997 tek Vefa-Hollding.
    Edhe ne 97 edhe ne 2001, 2005, 2009, disa nga pjesetaret e te afermit e familjes sime votuan per Salistanin. Une jame deshperu dhe nuk kam mo besim tek populli jone. Mungon te pakten 100 vjet civilizim. Ate cicilizim qe ka Bullgari, Serbi Rumuni apo Maqedonsi ne Ballkan, ne shqipetaret do ta kemi pas 2-3 brezash d.m.th pas te pakten 100 vjet.
    Ai te vret te dhune seksuale (si kane bo qysh vitet 90 tropojano-kuksianet e Salistanit mu ne mes te parkut te Qytetit te studentit bile edhe pa Viagra jo qysh bojne ushtaret e Kadafit sot ne Libi) dhe ne vazhdojme te votojme. Edhe pse po e vjedh fitoren Lulvrasesi, per ne dhe popullin e Tirones eshte turp qe existojme si kryeqytet: si ka mundesi qe me mijera qytetare te Tirones i japin vota vrasesit qe e lyu me gjak bulevardin e tyre kryesor ??? Pergjigja: kryesiaht INJORANCA (pastaj vjedhja, frika, manipulimet etj etj,). Lul vrasesi nuk manipuloj 125.000 vota me duket….
    Te tjerat nuk boj mo koment por po mbyll gojen dhe lidh duart qe te mos shkruaj mo ne asnje web dhe te presim qe lufta per ekzistence brenda llojit (Stan) te jape sado pak efekte pas dhjetera vjeteve….

  9. england says:

    Kane vene ujkun te ruaje kopene e deleve!
    ndersa dicka jashte temes se shkrimit do i lutesha moderatoreve te
    gazetes tema qe nese dikush paraqet te njejtin emer identifikimi me te njejten
    germezim,apo permbajtje te percaktoje nje rregull,ku jo cdo person mund te perdore
    nje emer qe perdor dikush tjeter,sic eshte rasti i mesiperm ku ky England nga Bristoli
    nuk besoj se ka shume kohe qe eshte regjistruar ne kete forum!!! (mendimi im)
    Jo per ndonje gje por ky ndryshon si nata me diten ne ide,dhe permbajtje
    nga ato qe shpreh une(perseri eshte e drejta e tij)
    Faleminderit per mirkuptimin…
    pres pergjigje

  10. beso says:

    Ky sala po i ben gjerat aq ashiqare,sa edhe te jesh me ilaçe terbimi prapedo terbohesh.Po ai i paska mbushur me fleta fallso:ç’a dreqin ODIHR presim te na shpetoje?!

  11. sule says:

    Mos u cudisni o njerez,mbreti yne i vete shpallur,nje mbret e kaluar mbretit,ka ndjekur nje srategji uzurpuse te gjithe institucioneve ne te gjithe Shqiperine,ne keto institucione,ka vendosur ne fillim njerz te tarafit te tije,keto pastaj tarafin e tyre kuptohet shkalle shkalle,keto te fundit po tarafin dhe kuptohet se i gjithe ky taraf eshte kontigjent Tropoje,pak Kuksjan e Dibran,sipas krushqive qe kane lidhur ,dhe pjesa tjeter ngelet per militantet pa shkoll e nivel.Po te shikosh ministrite por me dukshme eshte ajo e rendit ku interesat jane me te medhaja drejtohet komplet nga Tropojane,zbrit ne Drejtorin e Pergjishme te Policise,gati 90% jane Verior,te mos mjaftonte kjo vetem kjo shtrirja vazhdon edhe neper Drejtorite e Policise neper Qarqe,e ne Komisariatet e policise neper Rethe,shikoni ne Durres sa tropojan ke ne polici,ne Elbasan,more nuk ke vende te Shqiperise pa nga keto trima,Dikur para dy vjetesh ishte nje komisar qe quhej Bajram per te cilin te gjithe thoshin se ishte pa arsim,po sa ke te tidhe raste plote,more ke ne Gramsh nje fare Xhovalini,po ne qarkillimin rrugore ,neper dogana e reparte ushtarake etj.Dhe dijeni se keto jane bere klan e super klan,pa arsim e as din e iman,edhe ato te shkret qe jane nga Jugu ose Shqiperia e mesme,qe i kane rezistuar malokerise,rijne te ndryllur e nen tutelen e ketyre bajraktarve,ju ftoje o komentues qe te na thoni sa te tille keni nere rethet tuaja njerez dhe emerime klanore,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje