Klonohet lopa qe te prodhoje qumësht njeriu

12 Qershor 2011, 15:40Lifestyle TEMA

Fale klonimit, një laborator ne Argjentine ka krijuar lopën e pare transgjenetike, e cila përdor gjenet e njeriut për te prodhuar qumësht te njëjte me atë te nenave qe ushqejnë foshnjat e tyre. Lajmi është konfirmuar nga instituti i Argjentinës dhe Universiteti Kombëtar i San Martinit ne Buenos Aires, te cilët kane mbajtur te shtunën ne mbrëmje konferencën e pare qe shpjegon këtë test. “Qëllimi ynë është te krijojmë te njëjtin qumësht qe prodhojnë edhe nenat. Për te realizuar këtë, kemi injektuar dy gjene njerëzore qe parandalojnë bakteret dhe siguron mbrojtjen virale”, – tha një prej eksperteve te këtij Instituti. Lopa mbi te cilën është realizuar kloni quhet Rosita dhe është kafsha e pare qe i nënshtrohet një testi te tille./vizionplus/

12 komente në “Klonohet lopa qe te prodhoje qumësht njeriu”

  1. Ton says:

    Pse nuk klonojne Saliun dhe qeverine qe te prodhoje qumesht lope?
    Per nderin e kesaj lope t’a quajne Salita.

    1. ABI says:

      keshtu do ti sherbente me mire atdheut.ha ha ha

  2. mendimi_im says:

    Shum pak sqarues ky komenti gazetaresk fshataresk:)

    Nuk eshte se lopa prodhon qumesht njeriu!!!!

    I dashur gazetar pse i fryn gjerat si nje tollumbac kondomi??
    ——–

    “Jan injektuar dy gjene njerëzore qe parandalojnë bakteret dhe siguron mbrojtjen virale”
    The kjo nuk dmth se lopa tashme non stop prodhon qumesht njeriu, por vetem se mbase “teorikisht ende” prodhon nje qumesht qe me shpresa te kete mbroje imuniteti me te madh tek njerezit…

    Por keto jan vetem teori dhe eksperimente, nuk thote asnjeri qe ka pasur rezultat dhe do te kete ?

    Te lutem na jepni informacion te sakte qofte vetem nje her te vetme…
    Mos deformoni kuptimet se ka shum fshatar ketu qe mund te shesin grate dhe te blejn kete lopen ?

    hahahahaha
    hahahahaahhagagaggagagaga

    1. Rani says:

      O mendim informacioni eshte teper i sakte se e kane dhene edhe mediat e huaja, po ti mos shih shume video me arabe se pastaj s’te del kohe qe te ndjekesh mediat.

      1. tourkofagos says:

        hahahahaha,,,,,ky arabi im,e ka keq punen po nuk hoqi koranin nga poshte jastekut,,,,,,!!!!!

      2. mendimi_im says:

        Informacioni eshte i sakte vetem ne kete pikedhe edhe mediat e huaja ate thojn:

        1.“Jan injektuar dy gjene njerëzore qe parandalojnë bakteret dhe siguron mbrojtjen virale”

        Por informacioni behet disinformim kur thuhet se lopa prodhon qumesht njeriu ?

        Mos u bej qesharak, mbase ti je i vetmi qe prodhon qumesht lope ketu ?
        Nese shtohen dy gjene tek lopa nuk dmth qe prodhon qumesht njeriu.

        Prap qumesht lope mbetet por i rritet efekti ketij qumeshti ne favor dhe te mires se njeriut qe e pin duke pefituar mbrojtje imuniteti e tj…
        Qe nje lope te prodhoje qumesht njeriu duhet qe kjo lope te kete nje ADN totale te nje njeriu, pra te jete njeri.

        Nejse Rani, keto jan qartesime shum te lehta por ju i beni komplekse.
        Ose me shkurt e beni qimen tra.

      3. mendimi_im says:

        E bleve lopen rani?

    2. beso says:

      Hahahahahaha;degjove,qe fshataret do shesin grate per te blere lopen!!!!!!Kam qeshur sa plasa,se delet nuk dolen gje,se s’ka me lendina;do behen hidrocentrale.E pastaj bota nuk gjen dot pse çmenden lopet.

      1. mendimi_im says:

        beso mirmbrema,

        po cte them vella, keta jan si lopa qe e leshojn bajgen/fjalen vend e pa vend dhe ju duket vetja topmodel kooperative ?
        Kam je komshi atje ne katund qe po mori vesh nje lajm te tille nuk ja ban asnje 1 as 2 dhe e shet gruan per ket “lope te mrekullueshme” qe prodhon qumesht njeriu.
        —-
        Vijm tek semundja pse cmenden lopet:
        Bovine spongiform encephalopathy BSE shkaktohet sepse kan futur gjene derri ne menyre qe te shendoshen shpejt dhe shum si derrat, por keto gjene kan cmendur lopet ?

        Mos te duket cudi qe shum hormone derri perdoren ne shum vende po me te njejtin qellim…
        Nje dite tjeter do te flasim per kete,
        naten.

        1. beso says:

          mendimi_im,me erdhi keq qe kishin perdorur nickun tend,po mos u zemero,ndodh.Me ka ndodhur dhe mua tek Shekulli;ka plot qe lozin me keto gjera si me playstation.Ai tipi fliste ne emrin tim per biografine e Ristanit,te cilin e njoh vetem si fytyre nga TV,po hajde!Une te kam thene qe punoj cuoco ne restorant;nje sezon e kam bere ne shperndarje ingrosso me prodhime mishi,dhe mund te siguroj qe ndokund jane disa gatime mishi qe duhet te ngulesh kembe te mos jete derr,se ta shesin per viç dhe s’e kupton fare.Mishi i kuq(viçi ose mushqerra nga 12 deri 24 muaj)eshte i pasur me hekur,por s’duhet te hash me shume se 1/2 kile ne jave,sipas mjekeve nutrizioniste,se te ben dem dhe mund te jete shkak per tumore.Ka shqipo qe e hane ne vakt neper lokale,prandaj duken di derra.Ka pjese viçi ,por me shume derri,qe aty ku normalisht duhet te kene dhjame nuk kane fare,trajtohen me hormone kunder dhjami;prit kur te trajtohen dhe grate e spektaklit qe duan edhe 80 vjeçe te ngjajne si 25 vjeçare,por “tabela”e kesaj industrie te kushtueshme nuk jane keto(apo ata burra spektakli)por miliona grate shtepiake qe mahniten nga beniaminet e tyre televizive,dhe duan te behen si ata.Keta komentuesit me turqifagen ne krye te ngacmojne ty se u duket trendy,ashtu si ne klasen time dikur ngacmonin nje profesor gjeni ne fizike,qe me durim na shpjegonte,e pastj e mbyllte keshtu;-po ç’a t’ju them une juve,ju jeni Turqi!O Turqi!!!!!!……Dmth ne nuk i mbushnim ato qe ai me durim na i shpjegonte.Mendimi_im,ne kaq shume vjet qe punoj ne guzhine ne e dime qe arabet dhe myslimanet nuk hane mish derri,dhe kujdesemi gjithmone qe tu leme mish tjeter te gatuar,duke ua thene se çfare eshte.Kete e kam mesuar nga guzhinjeret italiane,qe bejne gjithe gallatat e botes per zakonet fetare,por e respektojne fort zgjedhjen e tjetrit.Eshte çeshtje kulture dhe edukate;por do ti qe ndonje shqipo kur vjen te punoje extra fillon dhe u meson myslimaneve qe te hane nga derri,se myslimanet e shqipes e paskan zakon(?!!!)Shoh qe mungon respekti,dhe ne keto njezet vjet dhe edukata,qe ne kohen e diktatures ishte te pakten formale.Te uroj shendet!

  3. sali skifteri says:

    PO pse mos i lindi dhe lopa kesht shpetojne grate nga veshtiresite , pastaj te punojne te qeta,lajmi ka tjeter ane ,ate qe teknikisht mund te prodhohet qemesht me imun ,qe perafron me qumshin e gjirit.

  4. ca si larg nga aty says:

    Po pse e dhate kete lajm aman…
    Po na del vucidolsi, dhe po kerkon “me e klonue”
    Jo per gje, po pa ate nuk ekzistojme dot si komb (bageti e kam fjalen)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje