120 MIJE VOTA PER LSI, Brokaj: Shoqëria shqiptare është në krizë të sistemit të vlerave

13 Qershor 2011, 11:10Politika TEMA

Një qasje me premisa sociale, përtej atyre partiake dhe politike, mund të japë një çelës shpjegues për rezultatet e kryqëzuara të 8 majit. Nisur nga fakti se përfundimi i procesit solli si produkt politik shumë zhvillime të paparashikuara dhe jashtë pritshmërive normale, një vështrim më i thelluar dhe jashtë axhendës politike të ditës për ato “anomali” që karakterizuan 8 majin japin një përgjigje alternative. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe zhvendosjet e votave brenda së majtës mbeten ende një problem kryesor, për sa kohë që pranohet se rotacioni i pushtetit përcaktohet tanimë nga kjo forcë. Nëse Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë analizë serioze për 120-130 mijë votat që LSI-ja mori më 8 maj, një nga drejtuesit e saj kryesorë, njëherazi ish-themelues dhe drejtues i saj, Sabit Brokaj jep një gjykim që më së shumti e sheh produktin e 8 majit si manifestim të dilemave morale që karakterizojnë shoqërinë shqiptare. “Unë do të doja ta shihja në një plan më të gjerë sesa vetëm me votat e marra nga LSI-ja, që edhe ky mbetet një argument. Mendoj se shoqëria shqiptare ka ende një krizë të sistemit të vlerave, një krizë do të thosha unë, psikologjike dhe morale dhe në këtë kuadër do të dëshiroja të sillja si rast domethënës Tiranën. Unë jam i revoltuar si qytetar i Tiranës, se si ka mundësi që një njeri i provuar 3 herë në drejtim, me gabime fatale deri në tradhti kombëtare, të marrë mijëra vota”, – tha Brokaj. Kështu referencën e bërë gjerësisht për mbijetesën e LSI-së edhe pas 8 majit, ish-nënkryetari i LSI-së ka preferuar t’ia aneksojë atij që vështrohet si “aksidenti” i 8 majit, që nxori fitues në kryeqytet një politikan të akuzuar gjerësisht nga opozita, deri edhe për vrasjet e 21 janarit. “Një njeri që është shkarkuar nga akuzat për miliona euro korrupsion për arsye procedurale, një ministër që është përgjegjës dhe i akuzuar për vrasjen e 21 janarit dhe një ministër i Jashtëm që mban përgjegjësi dhe ka hedhur firmën për një marrëveshje që i fal territor ujor një vendi fqinj dhe kjo është e dokumentuar, dhe sërish votohet në masë, unë mendoj se në këtë rast kemi të bëjmë me një problem të madh që vjen nga vetë shoqëria shqiptare dhe qasja e saj ndaj sistemit të vlerave”, – shtoi Brokaj. Edhe pse jashtë jetës aktive politike, duke marrë në konsideratë rolin dhe përvojën në drejtimin e partive dhe në qeverisje, gjykimi i ardhur prej politikanit të njohur të së majtës është një ndër sinjalet e para kur analiza i mëshon përgjegjësive të shoqërisë për vendimet e saj, përveç atyre të politikës, që ka prodhuar standardin e vet në këtë kuadër.

40 komente në “120 MIJE VOTA PER LSI, Brokaj: Shoqëria shqiptare është në krizë të sistemit të vlerave”

  1. Ina says:

    Fatkeqesisht Zoti Brokaj, ne Shqiperi i jepet shume vlere parase e atij thesit te miellit. Ilir Meta e LSI kane mijera punonjes neper administrata e poste kyçe, shtoji ketyre edhe familjaret qe keta njerez kane e ai numri arrihet shpejt. Kane frike derezinjte se humbasin postin por nuk e dine qe kane humbur pergjithnje dinjitetin e shpresen per nje te ardhme me te mire per sterniperit e tyre…

    1. eri,dallas says:

      Keni absolutisht shume te drejte.

  2. Search38 says:

    Urime Zotit Brokaj, kete po them dhe une dite e nate, qe injoranca ne kete vend ka arritur KULMIN, e ardhmja e ketij vendi me keta njerez mbetet shume e ZYMTE.

  3. arsen says:

    Legjenda e Kalase se Rozafes
    Nder tre shqipetare, vetem njeri eshte i beses

  4. petro says:

    Nderkohe qe mendoj se duhet marre ne konsiderate edhe fakti qe keto ishin zgjedhje lokale dhe duhet te bejme nje dallm midis votes per kryetare njesish dhe votes per keshilltare bashkiake apo komunare. Ne rasitin e kandidateve per kryetare bashkish apo komunash LSI-ja beri nje prezantim mese te dobet, dhe kjo eshte vota reale per kete force politike, ndersa kur flitet per keshilltare jane pikerisht keta te fundit qe me fushaten e tyre vetjake i kane siguruar vetes se tyre dhe jo LSI-se ata vota qe Iliri i quan si te tijat. Te gjithe kemi ne lagjen apo ne fshtin tone nje djale te mire i cili garon nen nje siget te caktuar, te LSI-se ne rastin ne fjele, por une votoj djalin e mire te lagjes apo fshatit dhe jo Ilirin apo Moniken. Kete gje e kane kuptuar me sa duket edhe ata te dy qe gjate fushates u mbyllen ne shtepi e nuk dolen fare. Per ndryshe do tu kishin hequr edhe ato vota garuesve te tyre. Megjithate nuk e perjashtoj faktin se shoqeria jone eshte e semure rrende dhe i mungon ndergjegja qytetare.

  5. anahoxha says:

    Une nuk e shikoj se ku shihet legjenda ketu. Ketu mundte flasesh vetem per humbjen e vlerave njerezore, ndergjegjes se njerezve, qe ne kete shoqeri te ndyre shitet e blihet shume lire.
    Megjthate eshte nje terror i papare i cili i detyron shume njerez te shkojne te votojne me mendimin se voten do ta lexoje drejtori apo shefi i tyre.

    1. arsen says:

      Me gjith men e ke?
      Nuk e ke kuptuar fjalen BESE?
      Po si mundet te votohet nje hajdut qe e pame LIVE ne TV duke bere korrupsion???
      Cfare partie eshte ajo qe mban nje hajdut per kryetar?
      Po vodhi kryetari, te tjeret cfare do benin?
      Pse te kete terror? Pse nuk del nje trim qe ti thote punedhenesit Jo! Nuk votoj per ty!
      Ne kete menyre ky trim do behej si vellai i trete, ndersa dy te tjeret kane dale nga qendra e votimit me syte perdhe….

      1. Tironci Lugano says:

        Ceno.Pershendetje.Sot mbaron loja apo shtesa pa fund?

        1. arsen says:

          Salve shoku!
          Them se duhet te maroje. Por??
          Me sherr…
          Te ishte shah, do kishte dale “pat”
          Jaqe e lujten si domin….

  6. vlora says:

    votat e lsi jan vota te hedhura nga halli, dhe jo nga malli qe kan per kete organizate hajdutesh……..
    nuk ka lagje,,, sokak,,,, apo qoshe ku te mos jen shfaqur shpifaraket e lsi,,,, te cilet kan paguar me lek ne dor, e kan shperndare ushqime, veshje deri tek oret e dores,………dhe per kete nuk mund te thot jo njeri se te gjith e dine.
    dhe njerezit shumica jan genjyer nga varferia dhe te tjere nga premtimi per te zene nje vend pune edhe si pastrueee ne spital,apo bacevan. kjo eshte lsi qe spunon per te ritur mirqenjen e shqiptareve por te vetes,,,,,,,,dhe per ti shfrytezar ata me nga nje thes miell kur ti duhen votat.
    fukarain dhe injorantin i shfrytezon me kollaj.

    1. Albana L. says:

      Sido qe te jete i nderuar bashkeqytetar, ne fund te fundit jane vota dhe si te tilla jane nje tregues i mirefillte i ndergjegjes dhe nivelit kulturor te nje populli.
      Mendoj se kembana e alarmit duhet te bjere sa me pare tek ai vendi i vogel i kultit te intelektualizmit shqiptar. Po nuk u be gje ne kete drejtim, Shqiperine e mori lumi! Injoranca me kafenete, lokalet e nates e ato te basteve si terren prosperiteti, eshte toka pjellore qe rrit bimet e shtrembera qe sot popullojne vendin tone. Nese nuk nderhyhet ne kohe, ai vend hyn ne nje tunel te zi nga i cili zor se del per te pakten nje shekull.
      Une personalisht nuk do te jetoja kurre ne nje vend te tille. Preferoj t’i kaloj ditet e mia kembezbathur ne Indine e varferise materiale ekstreme, por te mençurise hyjnore, sesa te kthehesha ne nje vend ku hahen sufflaqet me te shijshme, te kremosura me injorancen e thelle dhe ndergjegjen ultra te ulet te njerezve.

  7. fule says:

    Ka shume te drejte prof. Brokaj, se ne te atille gjendje jemi, vec varferise dhe injorances edhe ne krize morale. Kishte njerez qe kur doli video shanin Dritan Pfriftin, si u tregua kaq i pasinqerte dhe mosmirenjohes qe e filmoi shefin, ate qe e beri Minister. E kuptoni se ku jemi dhe si llogjikohet ketu?

  8. Revoltuesi says:

    Respekte doktor Brokaj!
    Shoqeria shqiptare eshte ” e semure”.
    Nuk mund ta sheronje ate nje nga shkaktaret kryesore te semundjes (banditet qe quhen politikane)

  9. Rani says:

    O Sabit ti ke te drejte se edhe ne ketu kemi te drejte (shumica se ka edhe nga ata qe jane te gezuar me kete gjendje) po ti duhet ta kishe thene me heret kete qe ne 2005 se po ta kishe thene atehere ndoshta sot nuk do te ishim ketu ku jemi. Analizat e tjera i merr era se tani eshte vone, jane vene pikat mbi i.

  10. g. says:

    Brokaj i ka rene problemit ne koke! Morali i shoperise shqiptare ka vajtur ne fund te kembeve, ne shume raste i detyruar nga gjendja e keqe ekonomike. Megjithate nuk mund te rri pa permendur krijimin e nje shtrese dembele kryesisht e te rinjeve por jo vetem. Kjo shtrese e cila jeton me burimet familjare te ardhura nga jashte vendit, nuk ka motiv te punoje dhe te luftoje per nje jete me te mire, shtrese e cila ose ka qendruar indiferente, ose pa pike turpi ka votuar per LSI-ne dhe shoqet e saj!
    Gjithashtu mos te harrojme, se ne shqiperi eshte akoma mendesia tribale, djali i hallos, vajza e tezes, e cila gjithashtu ka kontribuar tek rezultati.

  11. celiku temperuar says:

    I bleu me lek ne ddor votat thesi me mut,por megjithment per te ardhur keq qe nji pjes e rinis te genjehet nga haduti ilir meta te meren per lolo te bien viktim e ketij kok gomari eshte vertet e pa falshe per njerez me moral te ulte ti bejn iso thesit me mute,gjyna mos qoft, bie shqiperin verdall sikure ja kalen i jati me tejemn pasuri te patundeshme dhe populli ban sehir krye hajdutin,turp per ty o popull.

  12. topalli says:

    edhe ne itali berlusconi votohet

  13. Protesto says:

    Te thuash qe votoje ne shumice shqiptari eshte marri e shkuar marrise e lekeve te pista nendore.Po a nuk ishte vete KQZ-ja qe deklaroje se ne Tirane ka votuar vetem 38%e votuesve,gje qe tregon qarte pakenaqesine e tiranasve per politikat e lideret e dites.Mbjaft me.Kur KQZ-ja deklaron 38% bashke me to futen edhe mbushjet e kutive qe shoqeroheshin nga falangat korruptive te Berisha-Nano-Metes e Rames ne hije,po te shikojme se si u katandisen ne numurimine fleteve te votimit komisjonet zonale ne dite e jave, do te bindesh katerciperisht se populli ne shumice apsolute mbi 79%i bojkotoje zgjedhjet,por falangat e botes se krimit ne KQZ e ne komisjonet zonale e bene punen e ndyre te tyre duke mbushur kutite e votimit naten per gjithe naten,vetem e vetem per te mos dalun lakuriq ne sy te botes.Vetem ne Shqiperin komuniste,e postkomuniste ka ndodhur e ndadh kjo cudi,ngase politiken shqiptare diligjojne falanga e diktatures komuniste e bijte me mostrat e saj.Boll duke fajesuar popullin,Ai i bojkotoje ne shumice jashteqitjet e vezet e gjarprit komunist shqiptar dhe kjo nuk duhet mohuar e tjetersuar si dikure me 99.9% te pjesemarrjes ne zgjedhje gje qe nuk ka qene e vertete,por demagogji allakomunistesh sikurse dhe sot.Mjaft me eshte qesharake e mjerim te besosh se megjith tragjedine ne Gerdec,votuesit e Gerdecit te votonin Fatmir Medikun qe i vrau dhe ja ktheu fashatin ne germadhe e te pa banuaeshm per vite,sikurse eshte dhe per Sali Berishen,Ilir Meta e Lulzime Bashen qe pasi i grabiti miljona euro ne korrupsionin e rruges Durres-Morine,etj,e vran 4 demostrues paqesor,si dhe gjakosen e torturuan qindra te tjere demostrues do te mernin fitoren ne Tirane e ne te gjithe Shqiperin?Nje ender mund te jete e vertete por nje rrealitet kurrsesi Jo dhe kete e verteton nje ligj zgjedhor bastardesh,si dhe nje KQZ alla berisha-rama-ruci-mediue meta me shoke per te ruajtur me cdo kusht poltronet e botes se krim-korrupsionit ne te kater pushtetet.Keto lubinje,krokodile dhe hiena te politikes shqiptare harrojen se dardha e ka bishtin prapa dhe se ne nje dite te afet do te pergjigjen per krimet makabre te tyrte.Besoni e binduni dita e gjykimit po afron ajo eshte ceshteje ditesh,lum kush denoncon krimet e tyre makabre e nuk behet pjese me to ne bangen e akuzes dhe ne burgjet e sigurise se larte.Te gjithe jane te barabarte para Ligjit dhe Zotit,askush nuk mund ti shmanget ndeshkimit,e ferrit,sado krokodil me pushtet qe te jete.

    1. plaku says:

      Protesto,
      Shkrimi yt me pelqeu, faleminderit. Nje pyetje ne kuptimin e mire te fjales. Une jam ketu ne forum, midis te tjerave edhe te mesoj. Ti thua : “per te ruajtur me cdo kusht poltronet e botes se krim-korrupsionit ne te kater pushtetet..”
      Me sa di une pushtetet jane tre : Vendosesi i ligjeve Parlamenti, Zbatuesi i ligjeve Qeveria dhe Kontrolluesi se si zbatohen ligjet Qjyqesori.
      Per pushtetin e katert mos e ke fjalen per mediat ? Edhe nje here te lutem, mos me keqkupto, sic e thashe une ketu ne forum dua te mesoj gjera qe, nuk i di.
      Te faleminderit paraprakisht per pergjigjen. Pershendetje.

      1. Protesto says:

        Pushteti i katert per kulture dhe dije,pa ma marre per ters,eshte MEDJA aty ku falen e tjetersohen gazetare,biznesmene,te korruptuar e te lidhur me boten e krimit,si politikane e gjyqtare,prokurore e lavire bulevardi me ministra berishjane.Aty ku presidenti Topidhe shume te tjere bejne te paditurin dhe heroin.Ju faliminderit plaku,por pa pushtetin e katert zor se politika do te kishte ricikluar ne vite vetem boten e krim-korrupsionit.

        1. plaku says:

          Protesto,
          Fatkeqesisht, ke te drejte mik kur thua :”por pa pushtetin e katert zor se politika do te kishte ricikluar ne vite vetem boten e krim-korrupsionit.”

          Pershendetje

  14. Protesto says:

    Te thuash, qe votoi ne shumice shqiptari, eshte marri e shkuar marrise dhe lekeve te pista nen dore.Po a nuk ishte vete KQZ-ja qe deklaroi se ne Tirane ka votuar vetem 38%e votuesve,gje qe tregon qarte pakenaqesine e tiranasve per politikat e lideret e dites.Mjaft me.Kur KQZ-ja deklaron 38%,ku bashke me to futen edhe mbushjet e kutive qe shoqeroheshin nga falangat korruptive te Berisha-Nano-Metes e Rames ne hije,po te shikojme se si u katandisen ne numurimin e fleteve te votimit komisjonet zonale ne dite e jave, do te bindesh katerciperisht se populli ne shumice apsolute mbi 79%i bojkotoje zgjedhjet,por falangat e botes se krimit ne KQZ e ne komisjonet zonale e bene punen e ndyre te tyre, duke mbushur kutite e votimit naten per gjithe naten,vetem e vetem per te mos dalun lakuriq ne sy te botes.Vetem ne Shqiperin komuniste,e postkomuniste ka ndodhur e ndodh kjo cudi,ngase politiken shqiptare e diligjojne falanga e diktatures komuniste dhe bijte me mostrat e saj.Boll, duke fajesuar popullin.Ai i bojkotoi ne shumice jashteqitjet e vezet e gjarprit komunist shqiptar dhe kjo nuk duhet mohuar e tjetersuar si dikur me 99.9% te pjesemarrjes ne zgjedhje, gje qe nuk ka qene e vertete,por demagogji allakomunistesh sikurse dhe sot.Mjaft me. Eshte qesharake e mjerim te besosh se megjith tragjedine ne Gerdec,votuesit e Gerdecit te votonin Fatmir Medikun qe i vrau dhe ja ktheu fshatin ne germadhe. Gjithashtu a nuk eshte e pabesueshme qe populli te votonte me shumece dhe per Sali Berishen,Ilir Meta e Lulzime Bashen qe pasi i grabiten miljona euro ne korrupsionin e rruges Durres-Morine,etj, dhe vrane 4 demostrues paqesor,si dhe gjakosen e torturuan qindra te tjere demostrues, do te mernin fitoren ne Tirane e ne te gjithe Shqiperin?Nje ender mund te jete e vertete, por nje rrealitet kurrsesi Jo. Dhe kete e verteton nje ligj zgjedhor bastardesh,si dhe nje KQZ alla berisha-rama-ruci-mediu, meta me shoke, per te ruajtur me cdo kusht poltronet e botes se krim-korrupsionit ne te kater pushtetet.Keto lubinje,krokodile dhe hiena te politikes shqiptare harrojne se dardha e ka bishtin prapa dhe se ne nje dite te afert do te pergjigjen per krimet makabre te tyrte.Besoni e binduni, dita e gjykimit po afron. Ajo eshte ceshtje ditesh,lum kush denoncon krimet e tyre makabre e nuk behet pjese me to ne bangen e akuzes dhe ne burgjet e sigurise se larte.Te gjithe jane te barabarte para Ligjit dhe Zotit,askush nuk mund ti shmanget ndeshkimit,e ferrit,sado krokodil me pushtet qe te jete.

    1. LORA says:

      Teresisht i sakte komenti,falnderime.

  15. Savo Dukati! says:

    PO! Meta është tradhëtar, kusar dhe agjentë. Zabiti të mos çuditet pse merr vota Meta. Për fajet e Zabitit me shokë që ka qënë drejtues i lartë dhe nuk kanë demaskuar këtë bandit të miljonave dhe thesarit të vjedhur me të cilat blen votat. E dzta është se nuk është ndonjë shumë e madhe 120000 vota. Me kusarët që ka rreth vetes si m
    Manjanë me shokë munt ti mashtosh kaq njerëz me lek.

  16. Anon ymus says:

    Depozita e parave eshte bere edhe depozite votash, duke marre ato te partive te vogla nga te dy aleancat

  17. riza says:

    Qfar vlere na paske ti o pleher.

  18. ben says:

    Shume e sakte.E kam sterthene edhe me pare,ne nuk kemi moral.Ne shitemi,shesim cdo gje,vetem qe te perfitojme dicka personale.Nuk kemi as moral,as bese,asnje gje.Kete e verteton edhe historia,nuk eshte ky muhabet tani,eshte gjithe jeten.Ne sajojme edhe legjenda idiote per veten tone me besen e dhene e budallalliqe te tjera primitive.Basha e fali detin bashke me Salen,vetem qe te kishin ndihmen e grekeve ne BE,per te mbajtur pushtetin,dhe tani doli pse e deshiron greku kete pjese deti,dhe mileti perseri i voton (s’ka rendesi se sa vota).Po keshtu Ilir Meta dihet qe eshte hajdut me cizme,dhe merr 120,000 vota?!Nuk e kuptoj kete popull idiotqe mban ne qafe gjithe supr maskarenjte e kusaret e Shqiperise.

  19. vjosa says:

    Nje shoqeri si kjo e jona qe jeton me lek prostitucioni dhe droge,normal qe eshte ne krize morale.

  20. karaduzi says:

    Pershendetje doktor Sabiti sjelljet tuaja jane per tu admiruar.Kalbezimin e poltikes shqiptare ju e keni
    diktuar heret,duke dhene nje shembull qytetarie dheintelektuali me doreheqjen,dorezuat mandatin e deputetit dhe sot jini i nderuar .Sikur kete akt ta kryenin shume deputet qe jane vene ne zgjedhe nga
    Saliu sot do te ishte shume e lehte ta shporrnim ne menyre paqesore kete bande te rreziksheme.Akti dhe sjellja juaj iben nder tradites tone,ndihem krenar qe jam nje bashkefshatari Juai.

  21. beso says:

    Vota,votimi,votuesi;shqiptaret ne keto njezet vjet jane populli qe eshte shembur me votime,dhe kur nuk behen zgjedhje te parakohshme na duket sikur na mungon buka ne tavoline.Duhej qe Tirana ne menyre plebishitare te mos votonte bashen,qe ishte nje sfide kryeneçe e saliut ndaj popullit shqiptar.Por te mos harrojme qe salinjte ia kane gjetur anen perkedheljes se votonjesve;cave u japin para–ku eshte ai vend ne bote qe po u dhe para nuk te voton?Ne flasim per bote ideale,por njerezit jane ca me poshte.Ne pritem nga massmediat te denonconin maskaraden e shit-blerjes se votave,dhe keto e bene punen e tyre.salinjte,sado te diskretituar,sepse tv dha lista me emra fiktive dhe me garazhe ku jetonin fise,dhe aq me pak familje,prape bene te tyren filozofine e karvanit qe shkon perpara,se mediat do lodheshin dhe çudia me e madhe zgjat tre dite.Cfare morali tregon z.Brokaj,qe eshte mjek i nderuar?Ka moral politika?Kur s’ka moral politika,dhe s’ka se e kane thene burra me mend shume,çfare morali do vendose “baseni” i madh i zgjedhesve,qe eshte i shperndare si fiqte e rrezuar?Ketu,miqte e mi jane lidhur interesat dhe po behen interesa;popullit i hidhet tym syve dhe i ndizet nen kembe perçarja.Sa parti koti dolen nga gjiri i PD,po nga gjiri i PS?Reflektoni pak qe te dalloni se kemi te bejme me nje kular neperkash qe na deften rrotullamen ndersa koken e ka mbi ne dhe gjuhen perjashta.Cfare ka bere politika deri me sot?Ka bere interesa.Qeverite kane fryre arken e shteti me shpenzime per veten e tyre,kane qerasur miqte dhe oligarket e tyre me llokma nga pasuria e Shqiperise,dhe kane grummbulluar nje borxh kolosal qe do na bjere ne koke se Greqise,me shpejt nga ç’kujtojme.Ne bejme tifozeri partiake,per skuadrat tona,kur ne fakt keto i blejne njera-tjetres lojtarin e rradhes.Te tere e dime se lufta per Tiranen nuk po behet sesi te zhvillohet ajo me denjesisht,por sesi te kontrollohen burimet financiare te kesaj bashkie te madhe.Per çfare morali flitet ketu?

    1. plaku says:

      beso,
      Ti thua :
      “Ne flasim per bote ideale,por njerezit jane ca me poshte.”
      “prape bene te tyren filozofine e karvanit qe shkon perpara”
      “Kur s’ka moral politika,dhe s’ka se e kane thene burra me mend shume,çfare morali do vendose “baseni” i madh i zgjedhesve,qe eshte i shperndare si fiqte e rrezuar?”
      “Ketu,miqte e mi jane lidhur interesat dhe po behen interesa;popullit i hidhet tym syve dhe i ndizet nen kembe perçarja”

      Ku i gjen keto shprehje te bukura more mik ? Pershendetje

      1. beso says:

        plaku,ku i gjej shprehjet?Po une jam fshatar,vras mendjen.Dmth po te kandidoj une per kryetar bashkie ti me voton?Mbase me voton me te dyja duart po te dhashe nje dreke,por dhe me kembe do me votosh po te dhashe 100 mije leke.Ja keshtu demokracia,i nderuar!Ketu ne Italiu be referendumper ujin e pijshem qe te privatizohet apo jo,dhe populli i tha jo privatit;ne Shqiperi qeveritaret kopuke keto gjera i bejne pa referendume.Naten plaku,se kur bejme qyfyre prishim idete e medha te te tjereve!

        1. plaku says:

          beso,
          Me vjen keq, por une nuk do te te votoja, sepse nuk do desha te humbja nje mik te mire. Thone se pushteti dhe leku te prishin beso, kuptohet jo te gjithe, po ku i dihet. Une personalisht nuk do doja pushtet ne Shqiperi ( nuk dua tja bej si dhelpra me rushin e pa pjekur ) sepse kam idene se nuk do flija i qete naten, nga frika e ndonje trokitjeje ne deren e shtepise nga policia. Mendoj me mire pak dhe i ndershem. Dua qe pasi te kem hikur nga kjo bote, femijet e mij te mos turperohen me mua. Pershendetje.

          1. ca si larg nga aty says:

            Ke te drejte per punen e pareve.
            Nje perralle:
            Njeri shkon dhe i thote nenes se tij;
            Po me hane me sy, spo me ecen pune. Edhe ai shoku im me tha sot, po ku i gjete gjithe keto pare qe bere shtepine?
            E ema i thote:
            Po mire te keqen nena, ku i bere ti gjithe keto pare?

          2. beso says:

            Plaku,ne s’na lene te dialogojme gjate,por une kam lexuar nje liber te trashe ku ishte i gjithi dialog;midis Karl Popper dhe John Eccles-gjenial!Une nuk te provokova,te krijova nje ide sesi gjykohen zgjedhjet nga te dyja palet;ata qe zgjidhen dhe ata qe zgjedhin.Idealet duan moshe te re,por te rinjte fryjne si veriu dhe i mbajne larg.Pastaj ata qe i futen karrieres politike investojne menderisht dhe meterialisht;humbja u kushton shume,nuk eshte si nje loje bilardo,apo shkembim valute-bejne pakt dhe me djallin qe te jene mbi kale gjithmone.”Humbja e integritetit politik eshte perspektiva me e keqe qe nje politikan i lejon vetes,dhe kjo eklipson te gjitha perspektivat e tjera humane”-keshtu pak a shume thote Artur Hailey ne romanin”Black out”,eshte mjeshtri amerikan qe ka shkruar “Boset e Dollarit”,po te kujtohet.Dmth ti s’me voton mua?Ja kesaj i thone miqesi pa interes!Te uroj shendet!

  22. sal rista says:

    lsi [LESH E LIJA]nuk ka marr as 12 mije vota nga populli,por njeheresh eshte e vertet qe asaj i jane ngjizur 120 mije nga procesverbalet e perpiluara nga sala per te shpetuar nga burgu ilirin e fatmirin.te ne nuk numrohen vota te ne PLOTESOHEN PROCES VERBALE DHE KAQ???????????????????????????????????????????????????

  23. SKENDERBEU says:

    NUK ESHTE E VERTETE QE FAJIN EKA SHOQERIA DOKTOR BROKA,FAJIN E KA KORUPSIONI MASIV.SALIU NE KUSHTET KUR BERI ALEANCE ME LSI LEJOI LSI TE MARE THELA ME SHUME EDHE SE VET PD NE TEPSINE EPUSHTETIT SIDOMOS ATE LOKAL KU AJO I KISHTE TE TRASHEGUARA VENDET NGA ALEANCA E ME PARSHME ME PS NE ZGJEDHEJT LOKALE TE 2007.PAS ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE NE 2009 KUR LSI HYRI NE ALEANCEN E TEPSISE SE PUSHTETIT ME PD SHFRYTEZOI KETO FORCA NE PUSHTETIN LOKAL NGA NJERA ANE DUKE PENGUAR VENDIMARJET E KESHILLAVE DHE NGA ANA TJETER NEPER MJET KORUPSIONIT DHE BLERJES SE NJERZVE ME VENDE PUNE QE PD JA LESHONTE ME ZEMERGJERESI ME LLOGARINE RRUAJ PUSHTETIN DHE FUQINE KOMANDUSE NE SHTET DHE JAVAR MELCITE UJKUT NE QAFE NE BASHKI DHE KOMUNA QE TE TROKASIN TEK DYERT E QEVERISE.PARAJA E GRABITUR NEPERMJET KORUPSIONIT NE 30% TE SAJ RICIKLOHEJ NE KORUPSION BLERJESH VOTASH SI NJE INVESTIM NE NJE NDERMARJE PRODHUSE.DHE ME TE VERTETE KY INVESTIM SILLTE NJE RICIKLIM TE PUSHTETIT VENDOR NE SHUME PIKA DHE KETU DHE VETEM KETU DUHET KERKUAR ARSYEJA E 100 VOTAVE APO DHE ME TEJ.MANIPULIMI ZGJEDHOR TEK NE KA HARITUR NJE PERSOSMERI FATALE QE DO PRODHOJE VETEMSHPIRTRA TE VDEKUR DHE MAKINA MISHI NJERZOR TE GATESHME TE SHKOJNE SI GJYLE PER TOP.

  24. raimondi says:

    Zabiti nuk di ca thote.O Zabit njerezit kane investuar nga ndjenjat shpirti i tyre ne PD , sidmos gjate 1997 , ku dmeokratet u vrane dhe u persekutuan dhe tani atyre nuk ju behet vone shume pse policet e Bashes kane vrare 4 veta, sepse tani eshte futur urrejtja ne mes te dy kampeve te simpatizanteve —

    —–Dhe shtyupi i mjate ne vend qe ta zbusi kete urrejtje duke bere kritika kontruktive dhe objektive kundrejt qeverise , ben artikuj te mbushur me urejtje dhe ligesi kunder Bashes i cili ne fakt duhet thene qe nuk tha asnje fjale fyese ne fushaten e tij, duke i fryre me shume urejjtjes midis kampeve kudnershtare

    –Ne kete menyre elektorati i PD-se edhe pse jeton ne gjendje jo te mire voten ja jep prape PD-se ,sepse eshte njeri dhe njeriu nuk eshte si puna e kafshes pa dinjitet qe ta kete mendjen vetem per te ngrne mire dhe aq

    ————Pastaj ka edhe dicka negative ky kandidati i PS , qe duke qene ne zinxhr4in e pa shkeputur te veprimtarise politike te ortodoxeve ne krye te PS-se (te cilet duhet thene ne keto 20 vjet kane qene Fatkeqsia e PS-se,
    sepse veprimtaria politike e tyre ka qene epershkruar nga nje Mungese e Thexuar Lujaliteti ndaj Interesave te Shqiperise
    deri ne shitje te itneresave tona tek Greket
    , ky percon te njejten mungese Luajaliteti ndaj vendit tone sic e shprehnin Nano,Majko , Angelli ,Blushi etj, sepse kky njeri me emrin EDI RAMA te cilin ne duam te veme ne krye te vendit , nuk ka folur njehre nje fjale te vetme pro -patriotizmit , pro shqiptareve qe jane ne Kosove,Maqedoni, Mal te zi , apo per Camerine ———-Hic fare ……..

    ————– Atehere si kekron ky njeri te jete ne krye te Shqiperise ?— Me cfare mendje ????

    -Cfare na kujton ne ky Edi ??? ————— Pse njerez pa identiet jemi ne , qe kemi nevoje vetem per nje cope buke dhe aq , qe ky e shpreh me fjalet budallqe :….perparimi dhe progresi….–

    — Cjane keto lojera fjalesh ??? ————- Une mendoj se Edi edhe kaq vota sa ka marre, ka marre shume fare-
    –sepse nuk e meriton voten e popullit shqiptar, pasi menyra si e trajton ai drjetimin e shteti eshte qesharake
    ——-Shteti nuk ka vetem ekonomine por ka edhe politiken e jashteme ————–Ky nuk thote asnje fjale …!!!!!!!

    ———–Ndaj ky duhet te kaloje tesitn e luajalitetit ndaj shqiptareve

    –Dhe e fundit eshte se Edi qendroi shume ne krye te asaj bashkie dhe nuk i takon te qendroje me se behet bajat —
    Amerikanet kane nje shprehje per qeverisjet e tilla afat gjata qe thote … :”……Like a toilet, the government should be flushed after each use.”—

    —————Ndaj asaj qeverisjes se Edit ne Bashki i kishte ardhur koha te pastrohej , ndaj Edi ka marre shume vota duke pasur parasysh te gjitha ato qe thashe me siper , shtoji edhe fushaten e tij teper te dobet

    -Shtoj ketu edhe faktin qe edhe per ekonomine Edi kur ish minsiter hariti kulmin duke privatizuar edhe Teatrin Kombetar …!!!!!!!!!!!–
    Skandal !!!!
    -Edhe ketu ne New York Ka teater shteteror , qe keta i akne te gjitha private -ndersa Edit sa ju dha mundesia privatiozi edhe teatrin …
    …….. Atehere si mund te jete ky socialist ????——- Ky eshte i PABESUESHEM ,ne baze te biografise poltike te tije

    ————Pra ne Aspektin Ekonomik Edi eshte i Pabesueshem se do jete ndryshe nga Sala , sepse ka dhene prova qe eshte extrem i djathte

    ——–Ne aspektin politik eshte totalisht i pa afte por edhe i Pabesueshem –sepse nuk di te flasi aspak per politiken e jashteme , sepse ai e di si e ka hallin ..??????!!!!!!!

    –Ne Politiken e brendeshme dmth ne politiken per te mundur politikisht puhstetin e Sales Edi eshte Absolutisht i PA AFTE , Deficent i gjalle ————-Atij i mungojne edhe normat me elementare te aksionit politik kunder gafave qe ben qeveria
    ————Dhe kemi plot raste ku ai eshte gjithmone i vonuar ne veprimin e tij politik kunder krimeve te pushteti, si psh ne Gerdec ai reagoi me vonese , ju vodhen votat ai prape reagoi me 1 vit vonese ———-Ne keto raste ,me keto veprime politike Absurde qe jane te denja per nje budalla , une do pyesja :–A eshte normal ky njeri ne krye te PS-se , apo si eshte kjo pune or vella ??
    -Le pastaj kur e kerkoi Sala ne debat dhe ky nuk vajti !!!!!!!!??????
    —-Kjo ishte kulmi iskandalit .
    —-Saliu qe ka 20 vjet qe po shkateron vendin , dhe Edi ka frike te dali ne debat dhe tja numeroj duke filluar
    nga reforma kriminale ekonomike e Sales qe mund te titullohet pa frike :si nje Reforme Hilteriane e quajtur :— Holokausti Ekonimik i Shqiperise nga Berisha — dhe me rradhe e deri tek shkaterrimi iushtrise dhe armatimit —–

    ———Sepse ne sot nuk jemi shtet ,se s’ka asnje shtet ne bote pa amratim te rende –Absolutisht asnje
    —————-Dhe Edi keto gjera nuk i ze ne goje …—– Perse ????

    ———– Ne aspektin patriotik Edi po ashtu eshte i Pabesueshem , sepse ai asnjehre nuk e ka zene ne goje aspektin patriotik ,
    ai flet sikur ne jemi njerez pa identiet , si makinat pa targa—Kjo eshte fyese .–Ca fsheh ai ,qe nuk flet asnje fjale per patriotizmin shqiptar , po ka gjetur ca minj te piste si midis gzetareve edhe lexuesve qe mundohen tju bejne propagande njerezve qe patriotizmi eshte gje e se shkuares, etj si keto

    —Kujt ja thoni keto pislleqe ju ?—————–Patriotizmi eshte nje ndjenje gjithmone e re dhe moderne

    —— Ai qe thote te kunderten eshte turp i vetes se tij dhe ne te njejtne kohe genjen vetem veten e tij –se shqiptaret jane njerez inteligjente
    sic thone te gjitha sondazhet amerikane dhe te EU ,biles jane populli me IQ me te larte ne Europe
    sipas Sondazhit me seriuoz te USA & EU

    ————– Ndaj Edushka duhet ti therrase mendjes ,sepse shqiptaret megjithse jane ne gjendje jo te mire ekonomike
    prape jane njerez me Identiet te thexuar dhe dinjitet siperor , dhe nuk i hane ato vulgaritet e Edit :…..per progres e mireqenie …- se ju fyejne intelektin e bythes

    ————–Nga ana tjeter Edit i duhet te studjoje njeicke jurisprudencen sepse edhe njerezit qe ka zgjedhur
    per ate pune i ka injorante te grades se fundit saqe tallet Sala me ta sa kenaqet , por edhe vete nuk ka asnje lloj njohje ne ate drejtim –Eshte pyke ne diell

    -Ndersa Basha beri nje fushate te shkelqyer , moderne –me etike –pavaresisht se gazeta Tema derdhte vrerin e saj me tonelata –Basha nuk i tha asnje fjale –Bravo i qofte !!

    —Ndersa ky Zabiti po na tregon si ka mundesi populli e votoi Bashen !!!!!???? ————– Ky tregon se qenka me te vertete injorant
    dhe nuk e paska haberin fare qe njerezit jane ….. jo vetme kafshe politike sic thoshe Aristoteli porse tani ne kohet moderne njerezit jane edhe Kafshe patriotike ———— Mbi gjithecka kane Patriotizmin,
    ndjenje qe nuk shuhet kurre ,por qe tek EDI as qe eshte dnezur ndonjehre e jo me te shuhet ….

    –Dhe pastaj kerkon ta votojne …….. !!!!!!!!!!!!!!!!–Helloooo !!!!!!—–Patriotzimi eshte Pjesa Kryesore e moralit,
    te nje qenie njerezore moderne

    ———-Ai qe nuk e ka dhe nuk e shpreh kete ndjenje, ai nuk meriton te jete midis njerezve, e jo me ne krye te tyre ……….

    -Une po te isha ne Tirnane do ja jepja voten Bashes pa hezitim, sepse qendron me lart se Edi ne cdi aspekt
    -pavaresisht se jam Socialst , dhe me Enverin fare biles .

    ———- Une mendoj se gjithe ata ortodoxe qe jane ne krye te PS-se ose duan te vihen ne krye ,duhet te japin nje TEST Luajaliteti__(-Besnikerie)__
    ———- ndaj Shqiptareve pastaj te zgjidhen ne Kryesi te PS-se

    -Dhe Testi te jete qe ata te shprehen kunder Qenies ne krye te kishes se tyre te Janullatosit qe nuk eshte shqiptar
    ————-Ashtu sic u shpreh Akdemiku i Shquar Kristo Frasheri —————Ky do te jete testi i tyre dhe ata duhet te njohin
    si kishe te tyre kishen ortodoxe ky eshte kryetar Nikolla Marku , ne Elbasan ,qe eshte tamam shqiptar dhe kunder zaptimit te kishes tone nga greket

    ————- Ne te kundert ortodoxet nuk duhet te pranohen ne kryesi te PS-se, sepse kthehen ne nje bumerang per PS-ne
    duke i larguar elektoratin per mungese luajaliteti ndaj interesave te kombit shqiptar …

  25. albani says:

    Me vjen per te vjell sa her flitet per Lulzimen e turpit :
    E dij se atij si vjen turp, as e ka moralin apo minimumin e sedres se nje qytetari normal.
    Jeten e filloi jo thjesht si nje kamerier spiun po si nje HAJDUT ordiner bashke me gruan e tij, mbesen e Vehbi Alimuces.
    Bleu me parat e VEFES; pra me parat e POPULLIT, shtepi ne Holland dhe e genjen mendja se njerzit si dine keto ngaqe si tregoi kurre se nga i gjeti parat.
    Shpejt do ta shohi kopjen e transferimit si i erdhen keto para ne Holland nga duart e vjehrrit te´tij, punonjes i Vefes.
    Lulja sapo u fut jasht cdo rregulli loje ne politik, nga dera e zeze e shtepis se Sales prej Vicidoli, nga nenfustani, si kukulla e Argites, i krijoi kombit nje dem prej miliona Euro me Zogun e Zi qe e prish padrejtsisht, ne menyre arbitrare gje te cilen gjykata e shpalli te padrejte.
    Kurre skerkoi falje per kete a thua se parat ia paguante i ati apo Vehbi Alimuca.
    Anuloi kontraten e trenit elektrik e Shteti shqiptar u gjobit 10 Milion Euro qe i pagoi perseri populli me gjakun e tij e ai prap vazhdoi sikur te ishte duke vjedhur ne bacen e Sali Berishes.
    Ai bere vjedhjen me te madhe ne Historin e shtetit shqiptar me Rrugen Kombit , 230 Milion Euro dhe i iku drejtesis me poshtersin e nje hajduti profesionist qe tani e trumbeton si larje me drejtesin.
    Me cudit injoranca e tij skandaloze qe i kujton te gjithe njerzit te paditur ashtu sic konsideron analfabetet e tij qe e votojne!
    Ne e dim se ai i ka ndare parat me Argiten dhe ndihet i mbrojtur per sa koh babai i saj , kryehajduti qe e mbron vazhdon te jet ne krye te Qeveris.
    Me 21 Janar ky rrugac me kostum vrau si kriminel 5 qytetar te pafajshem me duar ne xhepa, duke kerkuar jete me te mire per femijet e tyre dhe i la jetima ne atdheun e tyre.

    Ky pleh i tranzicionit shqiptar beri Tradheti Kombetare duke i dhene Grekerve ujrat tona territoriale qe fale Kushetetutes tone dhe nje trupi gjykues prefosional ia preu duart e tradhetise.

    Ky bastard me buzeqeshje perverse mohoi paturpesisht duke tmerruar shkencetarin e huaj me pacipshmerin e tij faktin e te qenit perkthyes ne ceshtjen e Dik Martit

    Ky vrases dhe hajdut i provuar gatoi ne prapaskenat e antishqiptarizmit akuzat per lufetaret Kosovar te liris dhe i ka duart te zhytura thelle ne krime tradhetie dhe qe asnje komb nuk do tia falte e sdo te mund ti shpetonte varjes.
    Me gjith avionat falas qe solli me kollovar nga Evropa per te votuar per te si ne asnje rast tjeter ne historin e zgjedhjeve ne Shqiperi , me gjith ate numer kosovaresh qe solli ne Tiran per te votuar per te nga dy tre here, te burgosurit qe i nxorri nga burgu apo mijra verioret qe u rregjistruan nga 20 vete per cdo hale ne Tirane, hajduti patalogjik humbi hapur me 8 Maj, ne syt e te gjitheve, para cdo ekrani televiziv!
    Dhe i mesuar sic eshte me vjedhje se bashku me ustain e tij te semurin e ballkanit mendoi te bejne me te fundit.

    Te bindur se e kan vjedhur perfundimisht Shtetin te terin me gjith Polici , Ushtri, Gjykata dhe Prokurorine, tani duan te vjedhin dhe shpirtin tone, krenarin tone. qytetarine tone, kryeqytetin tone:
    POR KURRE!!!!
    ORA PO VJEN DHE KY ESHTE FUNDI I TYRE!!!

    LULJA E TURPIT ESHTE FYTYRA E URRYER JO VETEM E NJE HAJDUTI POR E VRASESIT TE SE ARDHMES TONE!!!

  26. jodashakeqi says:

    Keni te drejte z.Brokaj.Keto probleme qe ngreni ju egzistojne ne shoqerine shqipetare jo vetem tani por jane shfaqur dukshem gjate ketyre 20 viteve.Ja,per shmbull,votohet per tre mandate radhazi si kryebashkiak i Tirane djali i nje personi i angazhuar ne mekanizmat e sistemit me kriminal qe ka patur mbi kurriz ky popull qe edhe ne grahmat e fundit te atij sistemi (ne vitin 1988),personi ne fjale firmos me gjkftohtesi urdherin per varjen e nje mesuesi poet qe nuk kishte bere asnje lloj krimi,por vetem se ishte shprehur se nuk i pelqente aj sistem kriminal.E varen ne mes te nje qyteti ku tmerruan edhe femijte e gjirit.Nuk do shohim biografite thote sic e thote edhe Driteroj,dakord,por i biri nuk u shpreh asnje here per te denua kete veprim te te jatit.Do te thote se ne heshtj e aprovon dhe ka mendesite e tij ,ne rrethana te tjera sigurisht.Apo votohen si deputet djemt e sekretarve te pare te Komiteve te PPSH ne Rethe. Dihet se asnje akuze per agjitacion e propagande ,prokuroria e diktatures nuk mund te dergonte ne gjykate pa marre aprovimin e sekretarit te pare,askush nuk mund te internohej pa miratimin e sekretarit te pare e keshtu,me radhe.Perseri del biografia,dakord,nuk duhet pare.Po si te shpjegohet fakti qe deputeti djale i sekretarit te pare te PPSH,shprehet ne nje emision televiziv(pra para gjithe shqipetarve)se une jam krenar per baban tim,duke aprovuar keshtu firmat e babajt te tij per dhjetra denime per agjtacion e propagande e debim internime si vegel e ingranazhit shtypes te diktatures se proletariatit.Prandaj ka te drejte zoti Brokaj kur thote se shoqeria shqipetare vuan nga nje krize e sistemit te vlerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje