Pëllumb Xhufi: Vetëm një kompromis: Zgjedhje të parakohshme!

14 Qershor 2011, 16:12Politika TEMA

Pëllumb Xhufi, një ndër eksponentët kryesorë të LSI deri në momentin kur kjo parti iu bashkua qeverisë Berisha në 2009, komenton votën e 8 majit dhe pasojat e saj në jetën politike. Xhufi shprehet se PS mori një fitore të madhe, por edhe një leksion të madh politik. Ai thotë se opozita nuk iu drejtua siç duhej votuesit të LSI, për ta bërë pjesë të projektit opozitar. Sipas tij, qeveria aktuale “ose do lëshohet si një makaron i zier, ose do kryejë, nga frika, ndonjë hata më të madhe se ajo e 21 janarit”

 

Nga: Skender Minxhozi, MAPO

 

Si e komentoni rezultatin elektoral të 8 majit? Kush fitoi, opozita, e cila mori qytetet më të mëdha, apo pozita, e cila fitoi atë që quhet vota popullore?

 

Më duket se përgjigjen e vërtetë kësaj pyetja mund ta marrim nëse për një çast i largohemi kushtëzimit psikologjik që vazhdon të ushtrojë tek të gjithë ne rasti i bujshëm i Tiranës. Me qetësinë e distancën e duhur, do mund të dallonim jo më një fitore, atë matematike, por disa fitore historike, që janë të tilla për gjithë shqiptarët, në përgjithësi, përpara se të jenë vetëm e thjesht fitore për opozitën. Në këto zgjedhje, populli shqiptar i dha një përgjigje ndëshkuese esadistëve të rinj të Shqipërisë, të cilët që prej 20 vjetësh kanë futur farën e përçarjes dhe që në fakt po punojnë për të realizuar projektet e vjetra për zhbërjen e shtetit shqiptar. Me votën e tyre shqiptarët e bashkuar rreth frymës kushtetuese, pra pa dallim krahine, feje apo ideje, ndëshkuan atë prirje politike, që në këto vite ka abuzuar me ndjeshmëri të caktuara, për t’i ndërsyer shqiptarët kundër shqiptarëve. Me votën e tyre, qytetarët e Shqipërisë që nga Hasi e Velipoja e deri në Konispol e Kolonjë, i kanë dhënë që tani opozitës mandatin të bashkojë e të drejtojë shqiptarisht vendin. Kështu e shoh unë votën e 8 majit. Dhe opozita duhet të bëhet e ndërgjegjshme për dimensionin kombëtar të kësaj vote popullore, që ndoshta i erdhi papritur, sepse në fakt nuk ka bërë ndonjë investim kushedi se çfarë në këtë drejtim, por që është një fitore krejt e veçantë, është me përmasa që shkon shumë e shumë përtej shamatës së Tiranës, dhe që paralajmëron një fitore të saj të madhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Opozita ka arritur gjithashtu një tjetër fitore, ku merr pjesë i gjithë kombi: i ka kthyer Shqipërisë Himarën, që PD e Sali Berishës dhe shpura e mercenarëve të tij ia shiti pa iu dredhur dora sekserit të Athinës, Nikolas Gaxojanit, ashtu siç shiti detin e varret e shqiptarëve, dhe ashtu siç po bëhet gati të shesë edhe nderin, dinjitetin e identitetin e tyre nëpërmjet një regjistrimi të standarteve otomano-bizantine, që i ka imponuar Athina.

PS duhet ta dijë, se me vendimin për të garuar për Bashkinë e Himarës, jo për sy e faqe, ka dhënë një provë dinjiteti e vlere kombëtare dhe me këtë ka vënë një hipotekë të fortë në zemrat e gjithë shqiptarëve. Edhe ky është një avantazh, që e vë opozitën në pararojë të mbrojtjes së interesave kombëtare dhe e lë “pozitën” e djathtë në gjirizet e qelbura të së kaluarës esadiste të politikës shqiptare.

Ja pse unë do të prisja që megjithatë, drejtuesve të PS t’u qeshte sot fytyra, dhe jo thjesht se matematikisht kanë fituar zgjedhjet. Falë një shtytjeje e një shkundjeje të fuqishme popullore, ata konstatojnë papritur se kanë shtënë në dorë disa fushë-beteja vendimtare për zhvillimet e ardhshme. Nga ana tjetër, nuk më duket gjë e pakët që PD dhe Sali Berisha u demaskuan përfundimisht si vrasës të zgjedhjeve të lira në Shqipëri, autorë të krijimit të një sistemi liberticid, që prej 20 vjetësh e ka goditur sistematikisht demokracinë në thembrën e saj të Akilit, në zgjedhjet e lira. E bashkë me kryeministrin kobëzi, u demaskuan edhe shumë të tjerë: puthadorë nga halli apo nga malli, nëpunës të trembur, gjyqtarë të korruptuar, policë të inkriminuar, OJQ-istë të paskrupullt, gazetarë e intelektualë të rreshtuar. U demaskua përfundimisht edhe “kolona e pestë” e Berishës brenda vetë PS. Të gjithë e panë se si të gjithë këta, si me sustë, kërcyen në mbrojtje të “fitores” së Saliut, sapoqë ky u bëri shenjë. Në fund, falë “trasparencës” së ofruar bujarisht nga qeveria, e cila parashikonte “të jepte spektakël” me fitoren e saj të kopsitur në zyrat e Ministrisë së Brendshme e të KQZ-së, dhe për shkak të disa detajeve që nuk shkuan sipas parashikimit, partnerët tanë ndërkombëtarë, mundën të shohin live, sesi funksionon demokracia e “burrit të shtetit”.

Sido që të shkojë çështja e Tiranës, nga nesër e tutje bota do sillet ndryshe me Sali Berishën. Së fundi, zgjedhjet e majit thelluan krizën demokratike brenda PD: ai që nga shumë demokratë u pa si një alternativë e z. Berisha, kandidati Basha, i zhgënjeu të gjithë me pavendosmërinë për të bërë një gjest politik, që do e kishin duartrokitur të gjithë, që edhe në planin personal do e lançonte drejt një të ardhme premtuese, madje duke zbehur edhe mëkatet e rënda që kanë shoqëruar karrierën e tij të shkurtër politike. Z. Basha vërtetoi se është një krijesë e kryeministrit-demiurg. Për rrjedhojë, PD vazhdon të mbetet një parti me të ardhme plot re e shtërngata, që vazhdon të drejtohet nga i njëjti njeri, por tashmë gjithnjë e më e dobët, më i plakur e më i braktisur. Për të pranuar një trashëgimtar të ri, Berishës do t’i duhet të luftojë plot 20 vjet të tjera me veten e tij. Nuk e di nëse i gjithëfuqishmi do t’ia japë këtë mundësi.

Megjithatë, duhet thënë se PS ka marrë edhe nje mësim të mirë nga këto zgjedhje. Një forcë serioze politike, një forcë e majtë demokratike që duhet t’i kërkojë rrënjët e saj tek ata që bënë Shqipërinë, tek Rilindasit, nuk mund të tallet me gjëra të shënjta, siç bëri PS kur me ndryshimet në Kushtetutë e në Kod, mundësoi goditjen e rëndë të themeleve të shtetit e të demokracisë. E pra, pasojat e kësaj përmbysje kushtetuese e ligjore të bërë në vitin 2009, kapriçon e një momenti kur drejtuesit e PS përqafuan iluzionin berishian të ndërtimit të një pushteti të amëshuar, po i paguan sot demokracia shqiptare dhe vetë Partia Socialiste. Ju kujtohet, pikërisht këtu tek revista juaj, një eksponent i PS deklaronte në prag të zgjedhjeve të vitit 2009, se ndryshimet kushtetuese ia dhamë Saliut, se përndryshe ai nuk na jepte ndryshimet në ligjin zgjedhor. “Më nep, të nap”, thoshte i paharruari Tano Banushi. Iluzion i kotë. Sepse, siç e kam thënë vazhdimisht atë kohë, ideatori dhe përfituesi i vetëm si i ndryshimeve kushtetuese, ashtu edhe i atyre kodore, ishte Sali Berisha, i cili ndërkohë kishte gjetur tek udhëheqja e PS disa “ekspertë zgjedhjesh”, në fakt kolaboracionistë, që i kontrabanduan ndryshimet vrastare të tij si vullnet i përbashkët PD-PS.

 

Sa ju kujton kjo që po ndodh, skandalin elektoral të viteve ’90, atë të votimeve të 26 majit 1996?

 

Po, unë mendoj si shumë e shumë të tjerë, që me vënien dorë në votën e shqiptarëve, qeveria e mazhorancës e ka rrokullisur përsëri vendin në honet e frikshëm të viteve 1996-1997. Asnjëherë, as edhe në vetë vitin 1996, komuniteti ndërkombëtar nuk është shprehur aq qartë për dështimin elektoral të rradhës e për përgjegjësit e tij. Askush nga “miqtë” e djathtë të Berishës nuk shpenzon qoftë edhe një fjalë për t’i ardhur në ndihmë “transvestitit” politik, të pranuar nga halli në klubin e tyre. As edhe vetë zonja Doris Pack, që deri pak kohë më parë bënte be e rrufe për ndershmërinë prej malësori të tij. Ashtu si atëherë, kur të vetmit bashkëbisedues që i kushtonin ndonjë minutë kohë, ishin personazhe me fytyra e me emra tipike mafioze, si Porcari apo Trafficant, tani Berishës i sillet rrotull një “malok” austriak, me emrin Grossruck. Por edhe ky, siç thuhet, e ka hallin të bëjë ndonjë lek, sa kohë që vazhdon të mbetet në fuqi “programi” berishian “Shqipëria një euro”.

Të gjithë e dinë mirë, që në këto kushte, kur Berisha e teproi sa më s’ka, opozita është në të drejtën e saj të aplikojë format më të ashpra të qëndresës demokratike e të luftës politike. Dhe unë jam i bindur që kjo qeveri, ose do lëshohet si një makaron i zier, ose do kryejë, nga frika, ndonjë hata më të madhe se ajo e 21 janarit. Dhe ne nuk duhet të çuditemi kur të shohim që ndonjë ditë të bukur e pa ftesën e Berishës, t’ia mbërrijnë këtu ushtarët e NATO-s, për ta shpëtuar më në fund këtë vend nga kjo lukuni plaçkitësish ordinerë, që në fakt NATO-n e duan fort, madje edhe e kanë ftuar disa herë në këta dy vjet antarësie që të vijë në Shqipëri, por të vijë vetëm për të hequr malet me plehra apo për të shpëtuar shkodranët nga përmbytjet biblike që ua shkakton sistematikisht qeveria e tyre hajdute, të cilën çuditërisht ata e duan shumë, ndaj edhe vazhdojnë ta votojnë, stoikisht.

Tashmë me qeverinë Berisha, unë shoh vetëm një moment të mundshëm kompromisi: të bihet dakort për zgjedhje të parakohshme, jo më vonë se pranvera e vitit 2012, dhe në këtë kuadër të hartohet urgjentisht kodi i ri zgjedhor dhe të ç’bëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2009, prova më flagrante e papërgjeshmërisë politike e qytetare e klasës politike shqiptare.

Të ndryshojë padyshim edhe Ligji për Prokurorinë e Shtetit, të kaluar po me konsensus të sëmurë në vjeshtën e vitit 2008, dhe që zonja Ina Rama e përcaktoi që në atë kohë si ligjin që “e vendos Prokurorinë nën kontrollin e ekzekutivit”. Socialistët u kanë këtë borxh shqiptarëve dhe demokracisë, nga koha kur për një çast iu gjendën në krah z. Berisha në veprën e tij të përhershme të shkatërrimit të shtetit, të kushtetutës, të institucioneve, të ekonomisë kombëtare, të shkollës kombëtare, të kulturës e të shkencës, të rinisë, të vetë bazave të moralit shoqëror.

Sot fati i qeverisjes së PD varet më shumë se kurrë nga qëndrimi e vullneti i opozitës. E çkrehur nga orgjitë 6-vjeçare me pasuritë publike të shqiptarëve, ky ekip nuk qeveris dot më, ai vetëm mund të jargavitet edhe për pak kohë si ai kërmilli i lodhur. Vetëm në këtë pikë shoh një moment të mundshëm negocimi midis qeverisë dhe opozitës. Mendoj se një kompromis i tillë, që duhet të ketë si element të domosdoshëm kodin e ri dhe restaurimin e kushtetutës demokratike, do të ishte një hap të cilin do ta mirëprisnin…

…të gjithë shqiptarët e arsyeshëm, si dhe partnerët e huaj, të cilët presin vërtet një rast “të parë” kur qeveria e opozita veprojnë në emër të interesave të vendit. Kam përshtypjen se me një marrëveshje të tillë, politika shqiptare do të çlirohej nga një barrë e rëndë mëkati, dhe do ta risillte vendin në binarët e integrimit, jo më pak se ç’e solli Serbinë dorëzimi i xhelatit Mlladiç.

 

Si e shihni rezultatin numerik që mori LSI në këto zgjedhje? A shënon ky rezultat një “pastrim” politikpër këtë parti, pas kalimit djathtas në verën e vitit 2009?

 

Nuk është padyshim befasues. Dhe jo thjesht për faktin që në zgjedhjet lokale luajnë rol lëvizjet e gjetura në terren. Kështu psh., zgjedhja në kohë e kandidatëve me lidhje të gjëra shoqërore, ka bërë që edhe parti të vogla të arrijnë rezultate befasuese në zona të veçanta. Kujtoni që partia e minoritetit grek, dikur nga vitet ’90 doli parti e parë në Vaun e Dejës. Sigurisht, në atë rast nuk luajti rol vetëm përzgjedhja e kandidatit, por edhe elementë të tjerë, do të thosha korruptivë. Në rastin e LSI, jam i bindur se në inventarin e saj kanë çuar votat edhe mjaft nga të pakënaqurit e PS. Dhe pakënaqësi ndaj qëndrimeve politike të PS ka dhe jo pak: heshtje të pajustifikuara, kompromise të paprincipta, beteja të munguara…Le të mundohemi të reflektojmë për një çast përse Roskoveci, socialist sa s’ka ku të shkojë më, nuk ia dha votën Partisë Socialiste. Sigurisht, mund të mendohej që moria e të pakënaqurve do mund të kishin votuar për partitë e tjera të majta, për ato që janë në opozitë. Por fatkeqësisht, politika miope e drejtuesve të PS në këto 6-7 vjetët e fundit, i ka kthyer në parti fantazma këto parti, me jo pak vlera, histori e kontribute për të majtën. Nga ana tjetër, unë jam i bindur që ndaj elektoratit të gjërë të LSI nuk është përdorur takti i duhur as në këto zgjedhje. Jo vetëm ndaj drejtuesve, por edhe ndaj anëtarëve e simpatizantëve të thjeshtë të LSI ka patur qëndrime arrogante, nënvleftësuese e fyese.

Në këto zgjedhje ishte një rast i mirë që të bëhej diferenca e duhur, t’u çohej anëtarëve të thjeshtë të LSI një mesazh inkurajues, shoqëror, duke i konsideruar ata si pjesë përbërëse e popullit të majtë e opozitar, ndryshe nga drejtuesit e korruptuar e të pamoral të saj. Por kjo s’u bë, njerëzit e mirë të LSI thjesht u snobuan, u injoruan. Marrëdhëniet me LSI lidershipi i PS i ka parë më së shumti si marrëdhënie personale me Ilir Metën. Për ta eliminuar atë nga skena politike iu ra Kushtetutës, iu ra Ligjit zgjedhor, gjë që ka lënë mbresa të thella tek shumë anëtarë të LSI e të tjerë, të cilët edhe pa patur motive të ndjekin kryetarin e tyre në gjirizet berishiane, nuk arrijnë të gjejnë motiv e ngushëllim tek PS. Kjo, mendoj unë, është një nga arsyet që nuk ndodhi ajo rrjedhje elektorati, që dikush priste. Nga ana tjetër, mos harroni që LSI ka pësuar ndryshime strukturore nga dita e themelimit të saj. Të shumtë janë ata që i janë afruar për qëllime thjesht përfitimi, për të rregulluar ndonjë punë me administratën, me drejtësinë, për të fshehur një mëkat, një identitet, etj. Shumë prej këtyre, udhëheqja e LSI-së u ofron vërtet një zgjidhje, një shans. Dhe jo vetëm sot kur është në pushtet, por edhe në kohën kur LSI ishte në opozitë, drejtues të veçantë të LSI kishin një akses të gjërë në zyrat e qeverisë Berisha. Dhe kjo ka bërë që të krijohet një psikozë popullore, sipas së cilës “LSI është leverdi”, dhe një psikozë e tillë ka afruar aty jo pak elementë, paçka se kjo kategori nuk është më e mira e anëtarësisë së LSI-së.

25 komente në “Pëllumb Xhufi: Vetëm një kompromis: Zgjedhje të parakohshme!”

  1. Savo Dukati! says:

    Intervista e historianit dhe intelektualit me gamë të gjërë z-Pëllimp Xhuvi është një kompozim shkencor i realitetit Shqipëtar. Udhëheqja e socialistëve duhet ti dëgjojë dhe zbatojë këto të vërteta shkencore, të cilat të bëjnë të mos gabosh. Një gabim në këto momente delikate historike do jetë me pasoja të pa korigjueshme për Shqipërinë. Nuk ke ç,ti shtosh intervistës së Z-Xhufi.

    1. nallban ketrushi says:

      Ke te drejt, por ate m..t emri shkruaja taman ama.

      1. rovena says:

        hahahahahahaha pellimp ahhahahahahahahahaha !!!!!

  2. mergim tari says:

    Z. Xhufi,

    Jam dakord me mendimin tuaj, por a mundet te kete zgjedhje ne Shqiperi, kur nje barbar i ka te gjitha ne dore. Edhe 100 me 40 te fitoje zgjedhjet Opozita e sotme, ata e nderrojne rezultatin si te duan.
    Duhet bere dicka perpara zgjedhjeve

    Ju vleresoj shume sepse jeni nga te vetmit politikane qe per te ruajtur dinjitetin dhe vlerat morale tuaja (por dhe te fshatit nga vini) keni refuzuar te pajtoheni me te keqen, qofte edhe ne shkembim te poste dhe favoreve zyrtare si ne kohen e Nanos kur ishit ambasador ashtu edhe ne kohen e kurverise politike qe beri LSI-ja dhe Iir Kryemadhi ose Kokemadhi.

    Per fat te keq jane te paket njerezit si ju Z. Xhufi, prandaj sot Shqiperia eshte kjo qe eshte

  3. Baba Tomorri says:

    Z. Xhufi, jeni shume i sakte ne analizat qe i beni situates paszgjedhore ne aspektin patriotik; ne demet e kompromisit te 21 prillit 2008; ne marredheniet e gabuara te Ps-se me LSI-ne e ndonje problem tjeter. Por nuk jeni objektiv kur thoni se “opozita duhet të bëhet e ndërgjegjshme për dimensionin kombëtar të kësaj vote popullore, që ndoshta i erdhi papritur, sepse në fakt nuk ka bërë ndonjë investim kushedi se çfarë në këtë drejtim…” Per mendimin tim, qysh pas vjedhjeve te votave nga mazhorance e sotme ne zgjedhjet parlamentare te v. 2009 e deri me sot, PS ka qene e mobilizuar me teper se kurre ne balle te rezistences demokratike kunder padrejtesive qeverisese te Sali Berishes.
    Po ashtu une jam i mendimit se jeni iluziv ne perfytyrimin tuaj kur thoni:”Tashmë me qeverinë Berisha, unë shoh vetëm një moment të mundshëm kompromisi: të bihet dakort për zgjedhje të parakohshme, jo më vonë se pranvera e vitit 2012, dhe në këtë kuadër të hartohet urgjentisht kodi i ri zgjedhor dhe të ç’bëhen ndryshimet kushtetuese të vitit 2009, prova më flagrante e papërgjeshmërisë politike e qytetare e klasës politike shqiptare.” Historia e ketyre 20 vjeteve ne Shqiperi na meson qe te mos e shkojme neper mend kompromisin me “fituesin plebishitar” te zgjedhjeve vendore 2011, Sali Berisha, por te kujtojme ditet e shpreses kur trupat e NATO-s dirigjuan votimet e v. 1997. Te fala dhe ruaj modestine.

    1. beso says:

      Baba Tomorr,politikes iu volen rrushte,kane mbetur vetem gjethet.Te gjithe dine shume,dhe sherrin ua kemi pare.Ti jam i sigurte qe njeh dhe Nanon,dhe Meten;kush ua ka fajin qe krruanin briret pertoke dhe i bene naften PS;perse kishin ardhur ne PS,per te krruajtur briret?E di ti sa distance po krijohet rreth Edi Rames?Po duket sikur PS eshte vetem Rama,por si nje shishe qe i zgjatet shume gryka,me duket se do hollohet dhe do keputet.Do nje konsiderate te timen?Duke u nisur nga nje shprehje e Leonardo Sciascia:”Tanime eshte veshtire te gjesh nje debil qe nuk eshte inteligjent apo nje inteligjent qe nuk eshte debil….Oh debilet e mrekullueshem te njehere e nje kohe”!Behen 6 vjet qe Rama eshte njekohesisht kryetar partie dhe kryetar bashkie.Dihet boterisht qe shqiptaret jane ne shumice te majte—nuk ka bere kjo parti,me e madhja ne Shqiperi per te teseruar,nje rezyme te punes se saj pak efiçente?E dime qe Berisha kur eshte ne pushtet pret si shpate,por ama kur Berisha ishte me i dobet se kurre,sidomos ne aferen e Gerdecit kur kunati iu vra brenda,dhe kunati ta do mendja s’eshte hamall aty,PS duhej te shfrytezonte inisiativen politike per ta rrezuar.Po ashtu ne permbytjen e Shkodres,po ashtu ne dhurimin e detit,po ashtu te gjitha skandalet shteterore me abuzime qindra milione euro.Tani duhen kerkuar zgjedhje te parakohshme,por sa para ben sikur ato te behen mot ne qershor?Sa para ben qe te presim tani ndonje muaj tjeter per kryebashkiak,kur ne fakt PD,per gallate mund te ankimohet dhe te kerkoje rinumerim ne shkalle vendi?Tamam,per te mbajtur me rroge rojet e kutive,ta zeme?Pastaj ajo deshira per te ndryshuar formulen kushtetuese te kodit zgjedhor çfare baze logjike pati?Pse tani koalicioni per te ardhmen paska nevoje per partite e vogla te Ngjeles dhe Petro Koçit(hajd sikur te kene 100 anetare),dhe atehere nuk kishte?Thjesht,sepse i dukej vetja kaluar.Opo ç’te them,ti i di vete me mire nga une!Rama nuk forcohet duke iu shmangur pergjegjesise,po as ata ustallaret e tjere qe bejne sikur lidhin kepucet,duke iu fshehur pergjegjesise.

      1. Baba Tomorri says:

        besos: jam dakord me te gjitha shqetesimet e ngritura prej teje dhe te pershendes. Une hodha dy ide pasi lexova me vemendje te thelle intervisten plot mendime te vyera te historianit Pellumb Xhufi, ashtu sic hedh dy gure nje kalimtar kur ndesh ne nje peme te bukur e plot kokrra. Ne zgjerim te idese se pare, jam i mendimit se, pavaresisht nga disa veprime politikisht shume te gabuara te Edi Rames (vecanerisht kompromisi famekeq Berisha-Rama, 21 prill 2008), sot per sot, Opozita e Bashkuar nuk ka asnje figure tjeter me karizmatike, me komplekse e me te fuqishme per te udhehequr betejen popullore te largimit nga skena politike te Diktatorit Postkomunist Sali Berisha. Persa i perket idese sime te dyte, kompromisit te pamundshem per zgjedhje te parakohshme parlamentare, shtoj se, me prishjen e njeanshme te zgjedhjeve vendore 2011 nga Partia Demokratike dhe satelitet e saj, eshte thelluar me tej hendeku midis Mazhorances e Opozites ne Shqiperi nga njera ane dhe politikeberesit e Bashkimit Europian e te Shteteve te Bashkuara te Amerikes po distancohen hapur nga metodat autoritariste te Kryeministrit Sali Berisha. Ne kete situate te ndere politike, Sali Berisha e ka kthyer koken nga Federata e Rusise dhe Emiratet e Bashkuara Arabe; nderkohe qe Edi Rama po i forcon akoma me tej lidhjet me Brukselin e Washingtonin dhe po vepron ne perputhje me orientimet demokratike te tyre.

  4. vjosa says:

    Edviiiin-degjoje zotin Xhufi,degjoje zotin Brace se kan nje barre mend dhe leri tangerlleqet

  5. Albana says:

    O Baba Tomor. Nuk ja vlen te komentohet Xhufi. Mos te behemi te gjithe shkencetare se vlera si ai, rralle i vine ketij kombi. Ka edhe shkrime te cilave nuk mund t’ju besh kritike e komente pervecse ti thuash nje “BRAVO” po shume te madhe. E nje nga keto, eshte edhe ky shkrimi i z. Xhufi.

    1. Baba Tomorri says:

      Albanes: Me vjen keq nese ju jeni mesuar te degjoni vetem nga njeri vesh; keni nevoje per nje aparat qe t’ju ndihmoje jo vetem per rritjen e degjimit, por edhe te komunikimit.

  6. ISMAIL USA says:

    Pellumb Xhufi eshte nje figure qe respektohet nga “fansat” e tij
    por dhe nga “armiqte”politike te tij. shkurt eshte nje nga politikanet
    e pakte (atdhetare)qe i kemi te kompletuar.Kjo permbledhje e
    Xhufit kap probleme teorike dhe anashkalon fenomene skandaloze
    qe ndodhen praktikisht ne keto zgjedhje:
    -Votimi i qindra personave nga Kosova qe ishin paisur me pashaporta
    biometrike apo dokumenta dublikate .
    -Pashaportizimi ose paisja me dokumenta “si tironca” i rreth
    2 mije verioreve 6 muajt e fundit nga mpb e bashes
    -“Votimi” nje pjese te konsiderueshme e emigranteve pa ardhur ne shqiperi
    -Fotografimi me celular i votes qe u kerkua nga shume bosa te administrates.
    RASTI I INCIDENTIT TE ATDHETARES FLORA OSMANI ME LUC BASHEN NXORRI 3
    PROBLEME
    1-BASHA SHFRYTEZOI ORET E MESIMDHENIES PER PUNE PARTIAKE.
    2-MBUSHI AUDITORIN ME MANEKINE PARAMILITARE (CIVILE)
    3-NE MENYRE FASHISTE GJARPERI BASHA E KERCENOI
    ATE”DO TA SHOHIM PAS 8 MAJIN ”
    nje sugjerim per te nderuarin XHUFI ;SHQIPTARET KANE NE NEVOJE
    NE RRADHE TE PARE TE RIKRIJOJNE SHTETIN (krijimi i nje qeverie mbarekombetare duke perzene berishen si kriminel )PASTAJ I VJEN zgjedhjeve te parakoheshme.
    RRADHA VOTIMEVE te rradhes…

  7. Vlora says:

    zoti xhufi ju jeni njeri shum i mir por jo politikan i mir.
    ishit ju dhe paria juaj me me kokmutin ne krye ,qe per inat te fatos nanos ne 2005 na e sollet kafshen e shpellave ne krye te shqiperise.
    dhe tani ska bir nene qe e leviz me ate. e ka lyer mire rroten e qerres evropjane ai.

  8. Gjethi i thate says:

    Me votën e tyre shqiptarët e bashkuar,pra pa dallim krahine, feje apo ideje,ndëshkuan atë prirje politike, që në këto vite ka abuzuar me ndjeshmëri të caktuara, për t’i ndërsyer shqipetaret kunder shqipetareve.Shyqyr qe ai burri qe drejton esadistet,eshte ne kete moshe ,se perndryshe,edhe nja 20 vjet te tjera do e kishim si shpaten e demokleut mbi kokat tona.Kam mendimin,se sado qe ne keto momente,nderkombetaret i bejne thirje opozites qe te marri pjese ne parlament,aq me e vendosur duhet te jete ajo ne qendrimin negativist per kete gje.Ndryshe nuk do te kishte kuptim pozicionimi i marre deri ne keto momente.Pastaj,mazhoranca kete do.Te beje cfare te doje me opoziten deri ne vjedhje te hapur te votes,dhe te miratoje dhe ato ligje qe ajo deshiron.Dhe ne fund te dali e thote qe opozita nuk ishte konstruktive.Ashtu sic nderkombetaret i drejtohen sot opozites per te respektuar institucionet,po ashtu dhe me me shume force ti drejtohen pozites dhe salibanit per te njohur ate rezultat final qe pame te gjithe bashke ne fund te procesit te numerimit,ku opozita morri ate 10 aq te bukur.

  9. arsen says:

    Mire, ky, mire ai, mire ….mire..
    Te gjithe japin nga nje mendje dhe “shofin punen e tyre”
    Nuk e di sa e gjate eshte intervista, por them se Xhufi ka lene pa thene dicka:
    Ne zgjedhje te parakoheshme me kryetar, apo pa kryetar bashkie???
    Ahh… mer vella! Po gjysmake i lini gjerat!
    Fajin nuk e ka Saliu, fajin e ka populli!
    Fajin e kemi vete! Jopo tani duhet te lusim edhe Hysni Milloshin?!! Mos thuj qe ta shofim punen edhe me Ilir Kokmadhin!??

  10. hajriu says:

    Si gjithmone 1 dhe teper i sakt. Respekt profesor.

  11. lori says:

    I nderuar z.Xhufi!Shqiperia do te behet kur te degjohet e respektohet zeri i atdhetareve, intelektualeve e studiuesve te historise kombetare.Mesazhi qe ju jepni eshte nje kure per shqipetaret qe kane shqisa te lexojne te kuptojne e te marrin leksionet e duhura.Ju respektoj per çdo mendim vlere ndaj nje vendi e populli qe ne pamje te jashteme ka lindur i vdekur,kjo e pasqyruar tek shembelltyra me e peshtire qe ka sjelle ne drejtim ndonjehere historia e ketij vendi.Nuk dua te zgjatem me dhe po e mbylle duke ju kerkuar Juve e nepermjet Jush qe te gjithe Atdhetaret te mblidhen e te ngrene zerin e tyre ne ndihme te memedheut e te flakin njehere e pergjithmone kobesine e ketij vendi,balozin Sali qe trupi i gjendet ne shqiperi pasi koken e ke tek ata qe per 28 vjet rrjesht e drejtojne dhe e mbajne ne pushtet jo per demokratizimin e nje vendi por per gllaberimin e tij deri ne ç’perberrje te komit.E kjo tashme eshte e vertetuar katerciperisht qe edhe kur “Balozi” ,vjedh,vret,mbyt,dhunon,shan ,padrinot e tij jo vetem qe e quajne “Burre shteti” por edhe kur kapet nga nje popull duke vjedhur votat bejne sikur nuk kane kohe te merren me kete çeshtje.Edhe nje here Ju faleminderit!

  12. ALBAN DEGA says:

    UJKU I VJETER I VOTAVE BERISHA BEN KERDINE …

    – Kolegji Vjedhor… fsheh kusarine!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vaterloja e Berishes dhe ” Fitorja e Vidovdanit ”

    Etja per te uzurpuar me cdo kusht e me cdo mjet te gjitha pushtetet, prirja ala serbe e kremtimit te disfates si fitore e mirenjohur si “Festa e Vidovdanit”, mendesia tipike staliniste “mbrojtja me e mire eshte sulmi” e cuan Sali Berishen ne nje vetvrasje te mirefillte politike.
    Vaterloja totale ne tre te katertat e vendit ne zgjedhjet lokale te 8 majit 2011 ia erresuan aresyen e coroditur dhe prirjen e tij “per t’ia ngrire ne buze buzeqeshjen opozites” e ciltido kundershtari te tij.
    Te gjitha skalionet e bandes se tij te kusareve politike, qeveritare, juridike, mediatike u hodhen ne sulm per te fituar Tiranen e humbur ashiqare…
    Ne vend te sulmonte kundeshtarin ne piken me te dobet, zullumqari Berisha zgjodhi piken me te forte te saj, ku konkurent ishte vete lideri i opozites, Edi Rama, qe ish- nevojtoren masive publike te Berishes e haleve te tij politike e ktheu ne nje metropol evropian.
    I vetmi rekord boteror i Shqiperise ne keto gati 100 vjet pavaresi eshte “Kryebashkiaku me i mire ne Bote Edi Rama”!

    Humbi zgjedhjet… humbi edhe standartet… Total failure!

    Ne perpjekje per ta kthyer dhimbjen ne force, panikun ne trimeri, humbjen ne fitore, enveristi 24 karat Sali Berisha e zhyti jo vetem veten, por edhe kolonen e peste te tij ne gjirin e opozites me Fatos Mamuth Nanon, Ilir Shtateqindmije Meten, Katriot Kafke Ialamin, Lefter Kusiling Xhuvelin, Shpetim Taksidar Idrizin, Vangjel Tave Kosin …. e deri edhe komunistin Hysni Millosh Sarhoshin! Nuk ka thene kot babai ideor i Berishes se ” Komunistet marrin cdo kala!”
    Sovrani e dha veridktin e tij : Edi Rama fitoi me 10 vota de jure e me dhjetra mijera vota te vjedhura e tjetersuara me hile gjithfaresh.
    Ne radhet e shpartalluara te ushtrise se vdekur politikisht te gjeneralit te saj Berisha vihen ne rrrjesht e hidhen ne sulm skalionet e fundit te uniformave te murme e pjelles se fashizmit, te UDB-es sesbe dhe Asfalise greke… Enkeleid Alibeaj Beu, Arben Imam Asfalia, Genc Pollo Packu, Fatmir Medi Gerdeci, Genc Rul Korrupsioni, Majlinda Tender Bregu, Arben Rosak Ristani…. e deri tek Aleksander Klan Frangaj, Fahri 55 Balliu, Sirena ABC Qyqja…
    Fabrikim, falsifikim, trukim pa hesap votash! Shume me teper se sa i duheshin kusarit dhe vrastarit te Berishes , Lulezim Basha! Nuk thote kot sovrani : oreksi vjen duke ngrene!
    Sali Berisha e klani i tij kusar humbi zgjedhjet! Humbi standartet…. Total failure. Disfate e plote! E megjithate ai dhe kusaret e tij festojne. Festojne si serbet Vidovdanin!

    Oreksi qe i ha koken lopes se pangopur… Apo vetvrasja e Berishes !

    Por i pangopuri me pushtet Sali Berisha u leshua mbi votat e tiransve si lopa ne jonxhe te njome… E di cfare ndodhe me lopen!? Pelcet! Ne gjuhen mjekesore te doktorit Berisha kesaj dukurie i thone plasje. As Doktor Berisha nuk bene perjashtim nga ky rregull shkencor.
    Me urdher te kryekusarit te sprovuar e vetdemaskuar te votave tash 15 vjet Berisha, ustallaret e tij te fabrikimit, falsifikimit, prodhimit dhe mbushjes se kutive me vota te munguara u hodhen ne ofensive!
    Me urdher okult po te Berishes, KQZ-ja e Arben Ristanit, qe dogji votat e “numeruara keq ose shume keq ne mbi nje te treten e tyre ” te 28 qershorit 2009, sipas ODHIR-it, per te djegur edhe kutite qe gjoja i duheshin per keto zgjedhje ku perdori kuti te tjera, mezi priti te kryente sherbimin e radhes per padronin.
    Rezultati i vjedhur: Lulezim Kusar Vrastar Basha fiton 81 vota me shume se fituesi de facto e de jure Edi Rama! Turpi edhe i atyre qe voutna per kete kusar e vrastar!
    Plasi plasja… Ne vetem 117 kuti te rinumeruara nga mbi 2000 gjithsej, KQZ e kthyer ne Super KZAZ vetem per Tiranen dalin 357 vota me shume se sa numri i votuesve! A nuk thoshte Mao Ce Duni : burri behet grua! Gruaja behet Burre! KQZ-ja behet KZAZ! Bile edhe KQV- Komision Qendror i Vjedhjeve… Jo vetem KQZ-ja. Por edhe vete Kolegji Zgjedhor behet Kolegj Vjedhor- KV !
    Kjo shenon plasjen e kusarise elektorale Berisha. Vetdemaskim perfekt i kusarise me transparente te votave nga Berisha. Vetvrasaje e mirefillte e tij!

    Fabrikohen, falsifikohen, manipulohen votat … !

    E dini pse!? Fare thjesht e qarte. Qysh prej 26 majit 1996, Sali Berisha dhe banda e tij e kusareve jo vetem elektorale fabrikojne, falsifikojne, trukojne votat e shqiptareve! Jane bere mjeshter te vertete qe kane ne krye nje kryeusta si Sala.
    Kesaj mjeshterie kusarie nuk i shpetuan asaj kesaj here. Vecse paniku e ngutia jane keshilltari me i keq. Pse!? Sepse kusaret kesaj here jane ne syte e mbare shqipatereve, jane ne fokuset e kamerave dhe nen lupen e nderkombetareve….
    Dy kutive te rinumeruara, ustallaret e mbushjes se tyre me vota te munguara per Bashen kishin harruar tu zevendesonin kodet e sigurise te prodhuara nga shtypshkronja berishiste e Flamur Ndokes! Dy flete votimi kishin fluturuar nga nje kuti e nje njesie zgjedhore ne nje njesi krejt tjeter… Prokuroria as per kete kusari super- flagrante akoma nuk ka filluar ndjekjen penale! E ka fjalen antidrejtesia derisa sa ne krye te saj te jete Salia!

    Thembra e Akilit e kusarise !?

    Llogarite ishin bere pa hanxhine! Cfare mund te pritej me shume nga ata qe u hodhen perpjete duke brohoritur ” Fitore! Fitore! Fitore ! Lulezim Basha! Lulezim Basha” para syve te ambasadoreve e mbare Botes ndersa fituesi i vertete me dhjete vota me shume ishte Edi Rama!
    Ministra, deputete, juriste… saliiste qe nuk njohin as aritmetiken elementare! Pikerisht kjo aritmetike berishiane ua nxorri kallajin kusarise se pas 8 majit.
    Si!? Fabrikohen , falsifikohen, trukohen, manipulohen flete votimi, vota, sic ka bere gjithnje Berisha dhe kusaret e tij! Edhe lopa e di kete fakt!
    Ne vetem 117 kuti te rinumeruara, legalizuara jo vetem nga KQV-ja por qysh dje edhe nga KV-ja dalin 357 vota me shume se votues…
    Mire votat mund ti falsifikosh, fabrikosh, manipulosh, mund te futesh krejt kollaj ne kutite qe i ruajne kamikzat e nipotet ( nepotizmi eshte semundja me foshnjarake e korrupsionit ) e Berishes, mund ti legalizosh me KQV-ne e Ristanit dhe KV-ne e Tom Ndreces
    Ceshtja eshte si te prodhosh apo fabrikosh votuesin! E pamudnur! Ky ishte gabimi fatal jo vetem i Berishes e kusareve te tij por edhe i Ristanit edhe i Tom Ndreces dhe krejt KV-se! Themnra e Akilit te kusareve!

    Vjedhja eshte krim i rende jo akt moral

    Pikerisht aty i drejtoi shigjetat e veta opozita dhe ekipi i tyre ligjor. Ky ishte thelbi dhe shpirti i ankeses dhe njekohesisht denoncimit ligjor te PS-se dhe opozites se bashkuar para Kolegjit Zgjedhor. Kjo ishte detyra kryesore e Kolegjit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise. Cfare ndodhi!?
    Vendimi ne terr i ketij Kolegji, sic edhe pritej e parashikohej, hodhi poshte pikerisht kete kerkese sa ligjore edhe demokratike, qe vetem se riligjeronte fituesin e ligjeruar me voten e kryeqytetesve shqiptare, Edin Kristaq Ramen. Terri pjell terr… Jo vetem kaq!
    Ky Kolegj duhet te ndeshkonte ligjerisht e deri ne konsekuencen e fundit kusarine e hapur e flagrante te votave dhe krye-ustain e saj Sali Rame Berishen e krejt banden e tij te gangstereve, perftfshi Arben Ristanin e kater musketiret e Berishes ne KQV . Jo sot por tash e 15 vjet qe kur ai filloi kete veprimtari te hapur kriminale e despotike.

    Veridikti i sovranit dhe masakra e Sali Talibanit

    Edhe pjesa tjeter e vendimit te Kolegjit Zgjedhor per te rinumeruar edhe 368 kuti te tjera eshte thjeshte pejese e porosise dhe urdherit te Berishes per te mbuluar masakren e tij kusare ndaj votave te sovranit ne emer te sovranit te vjedhur e neperkembur brutalisht prej tij.
    Tamam nje veprim prej Talibani. Taliban jo vetem per strehimin e lehtesimin e veprimtarise terroriste te talibaneve dhe operatiteve te Al Keidas kur ishte President ne vitet 1992- 1997, por edhe per politiken e ngjashme me ta, qe ia vuri flaken Shqiperise ne vitin e trishte 1997.
    Ky vendim absurd qe i jep si afat te fundit KQZ numerimin e tyre deri me 7 korrik i jep kohe mese te mjaftueshme Sali Ristanit jo vetem per te mbushur kutite qe ruhen nga kamikzaet e Berishes, por edhe per te perputhur forcerisht e me mjeshterisht se 117 kutite diskretituese e denoncuese te kusarise se votave te sovranit. Eshte nje sherbim me shume ne dobi te kryekusarit Sali Talinait , ne emer te sovranit. C’thote Salia ben Kolegji Zgjedhor, c’don Berisha ben Kolegji vjedhor. Shkembim i paster favoresh kusaresh !

    Kerdia me tufen e votave te Tiranes ….

    Nje masaker e tille votash nga Berisha dhe klani i tij kusar sy per sy e balle per balle ben mu per cdo njeri me aresye minimale, jo per nje kope juristesh te perzgjedhur me short te paracaktuar nga Sala dora vet. Keta jo vetem nuk kane as guximin e as moralin me minimal njerezor ta denoncojne dhe ndeshkojne ligjerisht ate kusari por shpallen hapur si pjese e pandare e saj.
    Ne gjurmet dhe shembullin, nen shkopin e dirigjentit dhe urdherat e bosit te tyre real Berisha, behen bashkautore e bashkefajtore ligjore te bosit te tyre real ne shkeljen e perdhunimin flagrant te drejtesise dhe shtetit ligjor.
    Ujku Berisha tash 15 vjet ben kerdine ne kopene e votave te shqiptareve. Tash se fundi kjo kerdi, kjo masaker elektorale u be acik hapur e para kamerave, para monitoreve dhe para ambasadoreve, para shqiptareve e para nderkombetareve.
    Te vetmit qe nuk e kane pare kete maskarade e kete kerdi te ujkut elektoral Berisha jane ata qe e kane detyre njerezore e ligjore ta pengojne, por edhe ta ndeshkojne ligjerisht ate e cilindo qe prek voten e sovranit, si themeli dhe shtylla kryesore e demokracise kudo ne Bote.

    Pse ! Simbioza midis kusarise dhe antidrejtesise

    Pse!? Sepse sic e thone acik e ashiqare te gjitha raportet konfidenciale e publike, sekrete e te hapura te Departamentit Amerikan te Shtetit e Komisionit Evropian, te Helsinki Watch e Parlamentit Evropian, te Keshillit te Evropes dhe OSBE-se, te ODHIR-it, sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte padyshim me i korruptuari jo vetem ne Evrope.
    Pjese e ketij sistemi eshte edhe gjykata edhe prokuroria, edhe Gjykatat e Apelit edhe Gjykata e Larte , edhe Kolegji Zgjedhor edhe vete Gjykata Kushtetuese, sic e vertetojne acik vendimet e saj te fundit qe ia heqin edhe kompetencat e fundit Presidentit te Republikes.
    Pra nuk ishte rastesi qe postin e tij me te larte, kryetari i Gjykates se sotme Kushtetutese e filloi nga zyra e Berishes! E sic thote sovrani, fillimi i mbrapsht eshte gjysma e mbrapshtimit!
    Nje simbioze perfekte, nje beshkejetese e perkyer ne shemtine e vet midis qeverise me te korruptuar e me vota te vjedhura ne Evrope me antidrejtesine me te korruptuar e antishtetin ligjor ne Evrope.
    Kusaria ka krijuar nje rreth vicioz impuniteti midis gangstereve qeveritare dhe atyre antiligjore qe ne vend te japin drejtesi japin antidrejtesi, ne vend te ligjerojne mandate te sovranit, dhurojne e ligjerojne mandate sipas urdherave te Sali Talibanit. Harxhet i paguan sovrani dhe vatani!

    A mund te shprehe qarte vullnetin nje votues qe nuk ekziston!?

    Ato kapen ne flagrance, me preshin e hajnise ne duar jo vetem hajnat me cizme te tyre, por edhe predikimin e kusareve te Berishes se gjoja ato gjoja ato “shprehin qarte vullnetin e votuesve qe kishin gabuar, te kishin emocione, qe kishin problem me shikimin ( 8.5 per qind e burrave dhe 0.5. per qind e grave, sipas Padrinos )”.
    Por eshte harruar kyci i ceshtjes. Qe te ekzistoje vullneti i votuesit se pari duhet te ekzitoje votuesi. Nuk ka pasur, as ka e nuk do te kete kurre vullnet te votuesit pa ekzistencen e subjektit.
    Atehere nga erdhen keto vota!?…. Keto 357 vota erdhen nga urdherat e se njejtes zyre dhe e te njejtit person qe urdheroi vrasjen e 4, plagosjen e 27, arrestimin, keqtrajtimin dhe torturimin e 131 protestuesve paqesore te 21 janarit 2011. I vetmi vullnet qe ato shprehin qarte ne drite te Diellit eshte vullneti i kusarise dhe kryeustait te saj Sali Rame Berisha !
    A mund te shpreh qarte vullnetin e tij nje votues qe nuk ekziston!? Sigurisht qe jo!
    Votat e teperta, votat e vjedhura, votat e rinumeruara, votat e legalizuara ne kundershtim flagrant me ligjin nga KQV-ja, nga KV-ja shprehin vetem vullnetin e kryekusarit te votave dhe te Shqiperise Sali Berisha , te kusareve, falangave, skalioneve te tij laramane per te uzupruar te gjitha pushtetin e mbajtur peng Shqiperine e te ardhmen e saj evropiane e perendimore!

    Kolegji Vjedhor vetkapet ne flagrance !

    Pse!? Sepse Komisioni Qendror Zgjedhor eshte bere nje Komision Vjedhor.
    Pse!? Sepse Kolegji Zgjedhor eshte bere hapur nje Kolegj Vjedhor te votave te shqiptareve.
    Pse!? Sepse ne vend te denoncojne e ndeshkoje ujkun Berisha , vetem e vetem ne baze te ligjit, Kolegji Zgjedhor jo vetem fsheh gjurmet e kusarise se tij te hapur elektorale! Behet bashkefajtor flagrant ne kete kusari, duke njollosur edhe me keq fytyren e pafytyre te antidrejtesise shqiptare.
    E vetmja gje qe nuk dihet sot per sot eshte sa eshte kapari dhe pazari i plote i kesaj kusarie. Sa e shiten te ardhmen e vet, te femijeve, e te femijeve te femijeve te vet dhenesit e drejtesise sipas endes e shijes se Salise.
    Them sot per sot sepse neser e verteta do te dale ne shesh. Sepse e verteta mund te zhytet por nuk mbytet. Sepse drejtesia vonon por nuk harron! Dhe faktet jane te shumta e krejt transparente. Heret a vone si Berisha edhe kusaret e tij, bashkeautoret dhe bashkefajtoret jo vetem ne kete masaker elektorale do te pergjigjen para ligjit per kete dhunim flagrant te drejtesise dhe neperkembje flagrante te shtetit ligjor!

    Vjedhje sy ne sy …. e poza prej te forti !

    Eshte shume interesant kjo shifer 357…. Kaq eshte edhe numri i zyrtareve me te larte te perfolur per akte te tilla kusarie duke nisur nga Berisha e deri tek i fundit hajn i votave, i pasurive, i jetes dhe demokracise shqiptare. Nje rastesi!?
    Aspak: Krimineli, vrasesi, kusari, hajni me ose pa cizme gjithnje kthehet ne vendin e krimit. Vetem se kete here kusaria nuk u krye e nuk u zbulua nen fokuset e mikrokamerave ne ore dore as ne tabulatat telefonike me kode mafioze….
    Behet fjale per vjedhjen me te lige, me cinike, me te peshtire e me diskretituese per regjizorin e saj perfundimisht te diskretituar ne syte e mbare Botes, Sali Berisha.
    Jo vetem kusar por edhe cinik, sikur vetem ky sharlatan, ky llafazan Sofratike, ky zullumqar i pashoq, ky mujshan i neveritshem, ky mashtrues klasi qe e ka sfiduar edhe vete Nastradinin, te kete bole e te tjeret shume me te rinj, shume me te fuqishem te ishin eunuket e tij qe vetem duhet t’ia ferkojne ato dhe duartorkasin cdo krim qe ai ben ndaj shqiptareve dhe Shqiperise.
    Me teper se per vjedhjen e 81 votave te fabrikuara e falisifikuara per Lulezim Bashen, behet fjale per vjedhjen e se ardhmes evropiane dhe te integrimit te Shqiperise ne Evropen e Bashkuara edhe per te pakten sa te jete ne karrike Robert Mugabe i Tiranes, Sali Berisha.

    Midis Barrosos dhe Robert Mugabes

    Midis liderit, kryeministrit te Evropes se Bashkuar Barroso dhe Robert Mugabes, Sali Berisha me vetdije te plote e vec per te ruajtur karriken dhe kusarine e tij zgjodhi Zimbabvene.
    Nuk e besoj se do te pajtohet me kete zgjedhje antishqiptare, sovrani. Tani e ka radhen ai te thote fjalen e tij ne mbrojtje te ligjit, ne mbrojtje te Kushtetutes, ne mbrojtje te lirise e demokracise me te gjitha mjetet e rruget. Shembujt nga demokracia dhe nena e saj boterore SHBA jane te shumte…
    Do tu drejtoj dy pyetje dhunuesve me te eger te lirise e demokracise shqiptare dhe telalleve te tyre po aq gjaksore e po aq kusare qe marrin pozat e paqesorit, pellumbit sa here shohin tu rrezikohen kusaria e hajnia e tyre nga uragani popullor:
    A humbi apo fitoi demokracia amerikane nga lufta civile e para 150 vjeteve!?
    A do te ishte Amerika qe eshte sot pa ate katarsis madhor demokratik te Abraham Linkolnit!?
    A fitoi apo humbi demokracia franceze e boterore me gijotinen qe perdori ndaj dhunuesit me te madh te ligjit Luigjit te 14-te, te cilit Sali Berisha ia kaluar ku e ku !?

    Leksioni i Luigjit te 14-te !

    Pergjigjen e jep vete nje nga baballaret me te shquar e me te nderuar te kesaj demokracie. Cdo popull ka qeverine qe meriton. Cdo popull ka aq liri e demokraci, aq lumturi e begati sa c’ lufton per to! Kete leksion universal te demokracise amerikane e boterore duhet ta kete parasysh jo vetem sovrani, por mbi te gjitha edhe opozita shqiptare. qe tashme e njeh mjaft mire dhe ka provuar gjithnje kerbacin e tij prej mujshani e despoti cinik.
    Ata e dine mire se Sali Berisha kupton vetem nje gjuhe… gjuhen e Tahririt…. gjuhen e Benghazit, gjuhen e
    Cdo mjet e cdo rruge ne mbrojtje te vendosur te lirise e demokracise se shkelur nga cilido qe zbaton ligjin e Saliqit alias Luigjit te 14-te ” Ligji jam une” eshte jo vetem e ligjshme por edhe e shenjte. Dihet edhe fundi demokratik e ligjor i Luigjit te 14-te… ne gijotine!
    Jam kunder gijotinave dhe revolucioneve rrenuese te armatosura e me dhune. Jam krejt perkrah revolucioneve demokratike, kur ajo uzurpohet nga despote e abuzues flagrante te lirise. Ate e thote acik edhe Neni Nr. 2 i Kushtetutes se Shqiperise si ligji i demokracise shqiptare!

    Ta bejme Shqiperine si e gjithe Evropa e Amerika demokratike !

    Eshte detyre e shenjte e opozites dhe e cdo atdhetari shqiptar ti dale zot ketij vendi dhe interesave jetike te tij. Pa medyshje. Pa frike! Pa luhatje! Shqiperine e bejne e do ta bejne vetem shqiptaret ne baze te ligjeve, Kushtetutes dhe normave e rregullave universale amerikane e evropianoperendimore te demokracise!
    Kjo eshte e vetmja rruge, sic e thote edhe parulla realiste e optimiste e opozites se bashkuar. T’ua lehtesojme misionin e tyre edhe aleateve tane strategjike te diteve me te veshtira ne historine tone, SHBA-se dhe Evropes se Bashkuar, qe politika e mbrapshte despotike shqiptare ua ka prure ne maje te hundes e ua ka nxjerre gojen mbas veshit.
    Enough it’s enough!… Bolle me! Sot! Neser eshte vone !
    Ndryshe Shqiperia ne vend te integrohet ne Evrope dhe te jetesoje aspiraten e sovranit ” E duam Shqiperine si gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike” do te behet nje ciflig i Mugabes dhe Kadafit shqiptar Sali Berisha dhe bandes se tij te kusareve dhe vrastareve! Larg qofte ! Amen !

    1. revolucionari says:

      z.Alban,ju pershendes dhe falenderoj perzemersisht per kontributin qe vazhdoni te jepni me shkrimet Tuaja realiste dhe te goditura,Jam plotesisht dakort me te gjitha cfare keni shkruar dhe me mendimin konkluziv:duhet vepruar SOT se neser do te jete shume vone,pershendetje

  13. Xhema nga Tirana says:

    Z. Pëllumb Xhufi ! Intervista Juaj , për mendimin tim; është një analizë e rrallë e realitetit aktual Shqiptar. e saktë dhe e plotë. Po të më ndodhte të mos e lexoja këtë intervistë, do të ngelja një shpresëhumbur me idenë që: Shqipëria nuk do mund të bëhet. Por Ju së bashku me një numur të vogël personash publik jeni si një rreze drite në fund të një tuneli të errët. Më pëlqeu edhe analiza për veprimet e gabuara të PS për kontributin e saj në ndryshimet që ju bënë kushtetutës në vitin 2009.
    Ju uroj shëndet dhe të jeni sa më i pranishëm me mendimet tuaja në median vizive dhe atë të shkruar.
    XHEMA !

  14. fule says:

    Njerez si Pellumb Xhufi e pasurojne dhe e forcojne tryezen e opozites se bashkuar

  15. Oketo says:

    Respekt per nje person te rralle si Z.Xhufi

  16. pensjonist mjerani says:

    i nederuar profesor duke te fanderuar per shkrimin tend ju garantoj se te gjitha imstitucjonet jane ne dore te diktatorit te ri te shqiperise ketu nuke ka ase gjukata ase prkurori ase shumica e medjve jane te verura tek diktatori ata kane taksat e shqipetarve i vjedhin dhe paguane dhe blejne gjithcka qe u duhet te tjerve ju bejne persjon ne te gjitha menyrat ketu eshte bere per nje revolucjon alla egjip libi e tjera ndryshe shqiperija eshte e shitur greku ka planifiku kerkime nafte ne detin jon se e jepe amerikanve me koncesjon dhe gadaf saliju nuke dote thote asnje fjale por dote jete teper i kenacur aigezon ne menyre prefekte te gjitha aftesite per dredhi koha dota vertetoje shkrimi juaj esht skaner i saket i situates ju faleminderit profesor

  17. Frederik says:

    Drejt dhe pa ekuivoke , kjo eshte gjuha qe kerkojne dhe kane nevoje shqiptaret sot nga politikanet e tyre . Dhe si thote populli te themi ” te lumte goja” zoti Xhufi !

  18. Sociologu says:

    Z. Xhufi eshte nga intelektualet e vetem qe flet me fakte dhe ka peshe me fjalen e tij. Kete e din mire fort edhe Saliu! Po, po! porse Ed Rama duhet te mendoje se cila rruge i mbetet tani qe edhe ajo ” E vetmja rruge!” e zgjedhjeve i deshtoi si fllucke sapuni. Me Berishen nuk ka shume zgjedhje, ai mezi pret te shkoje nga zgjedhja ne zgjedhje si Enveri qe shkonte nga ” Fitorja ne fitore!”.
    Rrofsh e zoti te bekofte, Pellumb Xhufi!

  19. Shqiptar Kosovari says:

    Dëgjoni me vëmendje se çfar shkruan Profesor Pëllumbi:”POPULLI SHQIPTAR I DHA NJE PERGJIGJE NDESHKUESE ESADISTEVE TE RINJE TE SHQIPERISE,TECILET QE PREJ 20 VJETESH KANE FUTUR FAREN E PERÇARJES DHE QE NE FAKT(edhe njeher vemendje ju lutem) PO PUNOJNE PER TE REALIZUAR PROJEKTET E VJETRA PER ZHBERJEN E SHTETIT SHQIPTAR”,dhe më poshtë,”…E LE “POZITEN” E DJATHTE NE GJIRIZET E QELBURA TE SE KALUARES ESADISTE TE POLITIKES SHQIPTARE”. Pra ky eshte rreziku qe e kanose kombin tone,zhberja e tij. Prof. Pellumbi i bie fort idese qe te behet politike sic kane bere RILINDEST tane, vetem kjo,tani per tani i duhet kombit tonë. Elementet esadiste ne gjirin e opozites jane goditur gogja(ka akoma per te bere). Prandaj te bashkohemi akoma me fort rreth idese per te shpetuar kombin ,per nje RILINDJE TE VERTETE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje