Tim Judah: Shqipëria edhe dy vjet larg integrimit. Vendi tani në telashe ekonomike

16 Qershor 2011, 19:47Politika TEMA

Gazetari i mirënjohur britanik i ‘The Economist’ komenton zhvillimet e fundit në Shqipëri pas zgjedhjeve të 8 Majit dhe perceptimin e Brukselit

 

Nga Muhamed Veliu, Top Channel

 

Gazetari britanik i prestigjozes ‘The Economist’, Tim Judah, është një vëzhgues i ftohtë i zhvillimeve në Ballkan duke sjellë artikuj të sikletshëm për politikbërësit e rajonit këto 20 vitet e fundit. I tillë është edhe gjatë një interviste për Top Channel ku ai prerë thotë se për aq kohë sa Shqipëria nuk është në gjendje të zhvillojë zgjedhje lokale të pranueshme nga palët, shikimi drejt Bashkimit Europian kur tashmë diplomatëve të Brukselit i ka ardhur në majë të hundës me Shqipërinë, është diçka përtej pritshmërive reale.

 

Cili është komenti juaj për situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 8 Majit?

 

Unë mund të reflektoj mendimet e shumë të huajve që ndjekin se çfarë po ndodh në Shqipëri. Të gjithë ne jashtë Shqipërisë jemi shumë të zhgënjyer. Deri në vitin 2009 Shqipëria bëri një progres nga ato vite kaotike që kaloi gjatë vitit 1997 dhe më pas. Që prej vitit 2009 gjërat për Shqipërinë po shkojnë gjithnjë e më keq. Por ishte një lloj shprese që siç më është treguar në Shqipëri se kjo gjendje statu quo-je mund të thyhej nëse njëra apo tjetra palë do të fitonte në zgjedhje, gjë e cila do të qartësonte panoramën politike. Siç të gjithë ne e dimë, kjo nuk ka ndodhur dhe situata është përkeqësuar. Të jem i sinqertë me ju, shikoj shumë njerëz të cilëve kur u përmendet fjala Shqipëri s’e kanë me qejf të flasin për të, ndjehen të zhgënjyer.

 

Në artikullin tuaj të fundit për ‘The Economist’ kryeartikulli është “Të gjithë të sëmurë nga Shqipëria”, ku citonit një diplomat nga Brukseli. Ishte ky një diplomat i nivelit të lartë që shprehte mendimin e tij apo kjo është atmosfera në Komisionin  Europian për Shqipërinë?

 

Fillimisht dua të sqaroj se nuk jam unë që shkruaj titujt, po vetëm shkrimin. Kryeartikulli nuk ishte një citim, por ajo që dilte nga kuptimi i shkrimit. Po, burimi të cilit i referohem në shkrim ishte një diplomat i rangut të lartë në Komisionin Europian që normalisht nuk do t’ja them se kush është ai. Në përgjithësi diplomatëve në Bruksel iu është sosur durimi, janë të mërzitur pasi ata kanë kërkuar një diçka minimale për një vend demokratik: bërjen e zgjedhjeve lokale. Me të drejtë pyesin, dreqi e mori, a mundet që Shqipëria të bëjë një palë zgjedhje siç duhet dhe ne të vijojmë të merremi me çështje të tjera për t’ju afruar juve si shtet në Bashkimin Europian.

 

Pra, ishte një opinion i tij personal, apo është një perceptim i përgjithshëm në Bruksel për Shqipërinë?

 

Ky ishte opinion i një personi, por mendoj se nga bisedat që kam pasur me të tjerë diplomatë dhe për ta kjo është një pikëpamje e përgjithshme.

 

Nëse do t’i referohemi burimeve tuaja në Bruksel, çfarë opinioni ata kanë në lidhje me rezultatin e ndryshuar në KQZ për Tiranën?

 

Nuk kam pyetur në mënyrë specifike në lidhje me këtë. Po mendoj se ka nga ata që mendojnë se çdo votë duhet numëruar siç edhe demokratët thonë, ka edhe nga ata që thonë se rregullat u ndryshuan në tavolinë siç thotë partia Socialiste në mes të procesit. Por kjo ka pak rëndësi për ta pasi ajo që i është kërkuar Shqipërisë është mbajtja e zgjedhjeve, të cilat në fund të jenë të pranueshme për të dyja palët. Çështje kutish apo fletësh të hedhura gabim kur vjen puna për zyrtarët e Brukselit kjo kthehet thjesht në një detaj por kur jeni në Tiranë kjo është një çështje që merr rëndësi. Për diplomatët në Bruksel detajet janë jo me rëndësi. Për ta është e rëndësishme thjesht mbajtja e zgjedhjeve normale dhe kaq. Duhet të kuptoni se shumë gjëra që për shembull në Ballkan duken të rëndësishme, që në fakt janë të tilla, por kur i shikon nga jashtë atëherë s’janë aq të rëndësishme pasi ka gjëra të tjera me peshë që ruajnë rolin e tyre. Pra, detajet se çfarë ka ndodhur me kutitë e votimit nga jashtë nuk duken një çështje e rëndësishme pasi në Bruksel mund të thuhet neve s’na bëhet vonë për detajet për aq kohë sa zgjedhjet janë të lira dhe gjithsecili pranon rezultatin.

 

Duke mos realizuar zgjedhjet siç i kërkon Europa, çfarë kosto vjen më pas për Shqipërinë?

 

Po, tani Shqipërisë i duhet të presë edhe dy vjet të tjera pas një shpërdorimi dyvjeçar kohe. Këto vite që humbet Shqipëria, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e humbin konfidencën ndaj vendit tuaj që do të thotë një vend pa konfidencë përkthehet në një vend me më pak investime, që në fakt edhe gjatë kësaj kohe nuk është se ka pasur një rritje të investimeve të huaja. Mospasja e investimeve të huaja do të thotë më pak vende pune për shqiptarët. Ky është një lajm i keq për Shqipërinë. Do të doja të shtoja se kjo vjen në një moment të vështirë duke parë se çfarë po ndodh me fqinjin tuaj Greqinë. Si do të reflektojë kriza greke tek qindra mijëra emigrantët shqiptarë që jetojnë atje, ku po pakësohen vendet e punës dhe ata janë duke u kthyer. Të gjitha këto të marra së bashku formojnë një lajm të keq për Shqipërinë.

 

 

14 komente në “Tim Judah: Shqipëria edhe dy vjet larg integrimit. Vendi tani në telashe ekonomike”

  1. tourkofagos says:

    hahaha,,,,,,,,,shume shpejt,e paska parashikuar,vetem 2vjet,mendoj se 20vjet do te ishte me rreale!

    1. dreamerdays says:

      sipas Judah, duhet te shtohen +2, pra 20+2, 22, ideja eshte se ne gjithnje e bejme si kalaja e rozafes. fillojme e ngrejme dhe duke grdhire e gjejme te shkaterruar…

  2. ca si larg nga aty says:

    Po ku mer vesh ky Judah.
    Lexoje njehere se c thote Sali Sheqer Bisha.
    Vetem te behet Kryebashkiak dhendri plotesues i tij, se per te tjera s ka rendesi, jo 2, po edhe 200 vjet te jete larg objektivit Shqiperia.
    Pas dy vjetesh behet Argita dhe Lulzimja bashkekryetare te PD, dhe vazhdojme suksesin e shkaterrimit te Shqiperise.
    Pas 4 vjetesh, e shpallim Salen hero kombetar, hedhim Gjergjin ne ndonje qoshe, dhe veme Salen ne mes sheshin, ose shpallim Vucidolin kryeqytet.

  3. nicolla disha says:

    Une mendoje qe Shqiperia duhet te shkoje ne zgjedhjet e parakohshme per te eleminuar humbjen e kohes ne lidhje me integrimin ne Evrope. Por ne zgjedhje pa Bershen, sepse me Berishen votat perseri do te manpolohen, dhe Shqiperise do ti duhet perseri te jetoje me shpresa kote.

  4. xhuli says:

    a ke no nje problem ti ore turkofaggot shiko ne te paren greqin tende qe do perfundoje ne anarki ose ne bankrot

    1. tourkofagos says:

      sa per saktesi,quhesh xhuli,apo eshte nickname!!!

  5. Search38 says:

    Snajperat, pistoletat me silenciatore, jane e vetmja rruge, PS duhet ti pajise njerezit sa me shpejt, te tjerat jane QIQRA NE HELL.

    1. tourkofagos says:

      si e shikon gjendjen,a do te behemi shtet??????[jo arab]
      se o gjynof,jena n’mes te evropes!!!!

      1. Search38 says:

        tourkofagos, ti vetem flete dhe nuk ben asgje miku im, te sugjeroj te besh dicka te fillosh te mbledhesh fonde ne Greqi per ceshtjen tone, tek Emigrantet dhe tek Greket, keto fonde pastaj ti transferosh ne llogarine time, nqs e do ta jap une ate, kjo mendoj une cfare duhet te besh ti per Atdheun, jepi pra vazhdo te lutem.

  6. Cakalli7 says:

    Ca thot ky Thimjo Cifuti bre, ky eshte komplot kunder umas se salifeve

  7. Ton says:

    Mos eshte cuni i tezes se Sales ky??

  8. vitrina says:

    Tim Juhda ne menyre specifike analizone politikanet sHQIPTARE POR NE FUND TE ARTIKULLIT TE TIJ BENE ANALIZEN EKONOMIKE DUKE PARASHIKUAR JO VETEM NJE LAJME TE KEQ PER NE, POR EDHE NJE SHTRIRJE DHE NE THELLESI TE KRIZES EKONOMIKE.Ka shume parametra makroekonomike qe fundosin ekonomin shqiptare, si edhe transferimin e nje pjese te krizes greke qe eshte eminente per Shqiperine.Mendimi ekonomike ne vendin tone nuk perfillet dhe shpesh i eshte zenure fryma.Trokitje ne porte ku nuk merr pergjigje.

  9. bazarhesap says:

    Shume prestigjoze kjo gazete qe sa doli bllof fare kur shkruajti ne faqet e para qe populli Turk do jete me mire po te votoj per imoralet e opozites Turke kjo eshte edhe ajo gazete qe nuk parashikoj dot shkatrimin e Wall Street dhe humneren qe eshte futur ekonomia perendimore.Cfar kemi ne per te humber Stock Market, banka Internationale apo ndonje Industri te rende edhe ate qe kishim e beme Scrap ato pare qe kena borxhe na i lajne te tjeret per sevap dhe ja ne vend numero ne kur nuk u shkatruam nga 97 nuk na gjen gje me por as para secim se sna pelqen se duam te bejme pak korupsion dhe matrapazllik se e kena ne gjak cdo popull njifet per dicka ne kemi keto.

  10. profesori says:

    Keta europianet te vene pikat mbi i se na lodhen me keto demagogjite e tyre. Kemi nevoje per zgjidhje e jo per te na bere situacione politike e ekonomike te vendit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje