Juventusi ka bërë të vetët katër futbollistë, të cilët i kishte marrë në bashkëpronësi gjatë sezonit të kaluar. Një një komunikatë zyrtare, Juventusi ka bërë me dije se do të paguajë plot 37 milionë euro për të marrë dy sulmuesit Alesandro Matri dhe Fabio Kualjarela, mesfushorin Pepe dhe mbrojtësin Marko Mota. Kështu, për Matrin bardhezinjtë do t’i paguajnë Kaljarit 15.5 milionë euro, për Kualjarelën do t’I paguajnë Napolit 10.5 milionë euro dhe për Pepen e Motën do t’i paguajnë Udinezes 11.25 milionë euro, 7.5 për Pepen dhe 3.75 për Motën. Megjithatë, pavarësisht se i ka blerë përfundimisht, nuk është e thënë që të katër këta futbollistë të qendrojnë tek bardhezinjtë. I vetmi që është i sigurtë se nuk shitet, është Alesandro Matri. Ndërkohë, nëse ka oferta të mira për Kualjarelën, Pepen dhe Motën, ata mund të shiten. Sidomos Mota duket se do të shitet, pasi gjatë sezonit të kaluar nuk bindi dhe më së shumti qendroi në stol. Për të janë të interesuar spanjollët e Malagas. Edhe Pepe mund të shitet, pas interesimit të Zenitit.