Villas Boas zgjidh kontratën me Porton për Çelsin

21 Qershor 2011, 14:06Sport TEMA

Andrea Villas Boas i ka dërguar një fkas klubit të tij, Porto, duke kërkuar zgjidhjen e kontratës. Në faks, ai bën me dije se do të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës, pa përcaktuar se kush do ta paguajë shumën prej 15 milionë eurosh, aq sa është edhe klauzola për prishjen e kontratës së tij. Megjithatë, kjo gjë dihet tashmë, pasi klauzola do të paguhet nga Çelsi, që e ka zgjedhur atë si trajnerin e ri. Lajmi për prishjen e kontratës me Porton nga Villas Boas bëhet i ditur nga ana e mediave portugeze. Tekniku i ri portugez, që konsiderohet si pasardhësi i Murinjos, kërkohej edhe nga Interi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje