Interi është duke u përpjekur që të gjejë sa më parë një trajner, pas vendimit të Leonardos për t’u larguar në drejtim të PSG-. Mediat italiane se emri më i dëshiruar nga ana e presidentit zikaltër, Masimo Morati, mbetet tekniku i kombëtares angleze, Fabio Kapelo. Sipas mediave, drejtuesit e Interit janë vënë në kontakt gjatë orëve të fundit me Kapelon, për ta bidur atë që të marrë drejtimin e zikaltërve. Megjithatë, kjo do të jetë e vështirë, pasi Kapelo ka thënë se dëshiron që të mbyllë aventurën e tij në drejtimin e kombëtares britanike vetëm pas përfundimit të Euro 2012. Kapelo është përfolur për vite me radhë si trajner i Interit, por deri më tani kjo gjë nuk ka ndodhur.