Një Shqipëri e "arnuar" kundër yjeve argjentinas

17 Qershor 2011, 12:37Sport TEMA

Seleksionuesi i Shqipërisë, Josip Kuzhe ka shpallur të enjten listën me emrat e lojtarëve që do të udhëtojnë në Argjentinë për ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e këtij vendi, më 20 qershor në Buenos Aires.

Kroati ka pranuar se ka pasur probleme për të mbledhur 18 lojtarë, por sipas tij, kjo situatë duhet të kuptohet, pasi 20 qershori kur do të zhvillohet miqësorja, nuk është një datë e lirë.

“Kjo nuk është datë e lirë nga FIFA dhe unë e mendoja që mund të mos i kishim të gjithë në dispozicion”, ka thënë Kuzhe të enjten për mediat shqiptare.

Në Argjentinë, për t’u përballur me Lionel Messin edhe yjet tjerë “gauçosë”, Kuzhe do të çojë kryesisht lojtarë të kampionatit shqiptar. Nëntë nga 11 lojtarët që startuan në ndeshjen e fundit eliminatore kundër Bosnjë-Hercegovinës, nuk kanë mundur t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kuzhes, qoftë për shkak të pushimeve të tyre personale, qoftë për shkak të angazhimeve me klubet. Për herë të parë është ftuar në Kombëtare kosovari i Biel-Biennes, Agonit Sallaj.

“Unë shpresoj që ne të fitojmë diçka nga kjo ndeshje, ndoshta jo në rezultat, sepse Argjentina është ekip magjik, por në gjëra të tjera, si eksperienca”, ka thënë Kuzhe.

Ndërkohë, Argjentina do të presë Shqipërinë me ekipin më të mirë, përfshirë edhe yllin Messi, pasi po përgatitet për “Copa America”, që luhet në muajin korrik.

Të ftuar për ndeshjen me Argjentinën janë:

Isli Hidi, Arjan Beqaj, Renato Arapi, Endrit Vrapi, Andi Lila, Franc Veliu, Agonit Sallaj, Igli Allmuca, Ditmar Bicaj, Armando Vajushi, Gjergj Muzaka, Jahmir Hyka, Gilman Lika, Emiljan Vila, Elis Bakaj, Edmond Kapllani, Kristi Vangjeli, Ervin Bulku.

2 komente në “Një Shqipëri e “arnuar” kundër yjeve argjentinas”

  1. nga deti kuq e zi says:

    Kjo duhej te ishte nje ndeshje historike dhe e luajtur me dinjitet nga ne per te treguar se dime te luajm, por do kthehet ne turperim per ne per te treguar se s’dime te organizojme as nje loj si futbolli qe e do gjithe bota !

  2. spartan says:

    frike dhe deshtim.vetem po te luajme me 11 mbrojtes- portiere -mund tja dalim pa u lagur me shume se 5-0.por argjentina edhe me 5 lojtare te luaj e shperthen shqiperine e mekur te kuzhese -po-5-0.provojeni dhe do ta besoni.urojme nje rez.5-6-0 dhe jo me shume ndryshe shqiperia jone do te perpihet nga flaket e ferrit-per me shume se 50 vjet te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje