Sulmuesi kamerunas i Interit, Samuel Eto, deklaroi dy ditë më parë se ndoshta mund të ndërrojë ekip. Nga ana tjetër, Interi ka shfaqur interes për sulmuesin e Mançester sitit, Karlos Tevez. Për këtë arsye, mediat italiane flasin se në horizont mund të ketë një shkëmbim mes dy sulmuesve. Për më tepër që vlera e të dyve është e njëjtë: kushtojnë 35 milionë euro dhe kanë një pagë prej 10 ,ilionë eurosh.