Trajneri i futbollit dhe ish- ylli Rud Gulit ka marrë një ultimatum të egër nga ekipi që drejton: duhet të fitosh të martën, ose ik.
Holandezi u prit si hero kur erdhi për të drejtuar ekipin e Terek Groznit në Çeçeni. Por tani klubi thotë se Gulit është shpërqendruar nga diskot dhe lokalet dhe nuk po justifikon pagesën.
Presidenti i klubit është lideri çeçen Ramazan Kadirov, që ka një reputacion të frikshëm. Gulit e di mirë këtë gjë. Ai është tmerrësisht i pakënaqur me performancën e Gulit. Kështu thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e klubit.