Cana nuk e përjashton mundësinë të qëndrojë në Stamboll

14 Qershor 2011, 12:00Sport TEMA

Mesfushori i Galatasarayt, Lorik Cana, vlerëson interesimin e Lazios dhe të Ligës italiane për forcën që ka, por thotë se nëse klubi turk e bind se do të ketë synime të mëdha stinorin e ardhshëm, atëherë fare lehtë mund të vendosë që të qëndrojë në Stamboll. Cana në një intervistë për “Kohën Ditore”, të hënën, ka pohuar se fati i tij do të mësohet më së largu deri në fund të këtij muaji. Ai ngul këmbë se me të nuk ka arritur kurrfarë marrëveshjeje klubi italian Lazio, por thotë se është në dijeni që krerët e të dy klubeve janë takuar së fundmi për transferimin e tij.

“E them se prioritet ka klubi i Galatasarayt, por e gjitha do të varet se si do të ecin bisedimet. Të shoh se cilat janë planet e Gallatës për stinorin e ardhshëm. Dhe, nëse shoh interesim dhe bëjnë hapa përpara, pra kanë synime të mëdha për stinorin e ardhshëm, atëherë unë do të qëndrojë. Nëse nuk ka garanci për këtë lëvizje para, unë sigurisht se do të lëviz”, ka thënë Cana të hënën në një intervistë për gazetën./kd/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje