5 “big”-ët kuqezinj “refuzojnë” Argjentinën, nuk prishin pushimet

11 Qershor 2011, 11:37Sport TEMA

Kjo miqësore luksi vlen më shumë për imazh, sesa për përfitim sportiv
Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk do të ketë në përbërje kundër skuadrës së Lionel Mesit 5 lojtarë titullarë, që kanë mbajtur peshën kryesore në eliminatoret e zhvilluara deri tani, por edhe më parë.

Nuk fakt, nuk ka ndonjë sekret, pasi në mënyrë individuale Lorik Cana, Ervin Skela, Altin Lala, Debatik Curri dhe Erjon Bogdani janë shprehur se nuk do të udhëtojnë për në Argjentinë, për miqësoren e 20 qershorit. Secili prej tyre ka arsyet e veta, duek i komunikuar Kuzhes mungesën në këtë miqësore luksi.

Pushimet: Sezoni futbollistik sapo ka përfunduar (impenjimi i fundit i futbollstëve ishte ndeshja me kombëtaren), që do të thotë se të paktën për disa javë kuqezinjtë mund të pushojnë pranë familjeve të tyre apo të ndërmarrin udhëtime turistike në plazhet e mrekullueshme të Europës dhe gjetkë.

Impenjimi me kombëtaren në një ndeshje që nuk i vlen aspak skuadrës, por zhvillohet thjesht për marketing, duket i pavend për këta futbollistë. “Po mundohemi të shkojmë me një skuadër të fortë,” – deklaroi dy ditë më parë Kuzhe, por në të vërtetë të paktën 5 titullarë, që janë më të rëndësishmit e skuadrës, e kanë konfirmuar mungesën në këtë miqësore./sportishqiptar/

2 komente në “5 “big”-ët kuqezinj “refuzojnë” Argjentinën, nuk prishin pushimet”

  1. Xha Sulo says:

    Miqesore e gabuar ne kohen e gabuar. E parashikoj me mbi 6 gola diference. Me mire te mos shkojne.

  2. Artur says:

    Përjashto Canën këta 4 të tjerët kanë shumë të drejtë e i meritojnë pushimet se kanë kaluar gjithë vitin pa punë ose duke ngrohur stolat e rezervave..Pastaj Skela e Lala janë edhe në prag pensioni…..ahahhahahhahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje