Zhega nis të reagojë

10 Qershor 2011, 13:58Sport TEMA

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit dhe një prej personazheve më të njohur të sportit në Shqipëri, Medin Zhega, duket se po arrin disa fitore të vogla, në betejën e tij të madhe kundër vdekjes.

I aksidentuar disa ditë më parë në banesën e të birit të tij në Kanada, Zhega vazhdon të jetë i shtruar në gjendje kome, në një spital të këtij qyteti, por shenjat e fundit janë pozitive dhe shpresëdhënëse për një rikuperim të plotë.

Ndonëse nuk është ende në gjendje të flasë, Zhega arrin të kuptojë ato që i thuhen dhe reflekset e tij i përgjigjen impulseve neurologjike të mjekëve, informoi gjatë ditëve të sotme një familjar i afërt i 60-vjeçarit.

11 komente në “Zhega nis të reagojë”

  1. Andi says:

    Sherim te shpejte, i nderuar Profesor!

  2. Durrsaku says:

    Sherim,mjeshter!Je kampion dhe kampionet dine te fitojne.Forca,jemi me TY!

  3. gjoni says:

    I urojme sherim sa me te shpejte Z.M ZHEGA

  4. haskoduka says:

    Shërim të shpejtë z. Zhega. Të urojmë me zemër o mjeshtër i Madh. Jemi me Ty.

  5. patrioti says:

    zoti qofte me ty Profesor..sherim te shpejt…

  6. iliri says:

    Sherim sa me te shpejte Prof. Zhega,besoj se te gjithe ne Shqiptaret jemi me Ty.Te presim qe te kthehesh sa me shpejt ne vendin tend o mjeshtri i madh i futbollit Shqiptare.

  7. ILIRISPORTAGE says:

    SHERIM TE SHPEJT PROF.ZHEGA NJERZ SI TI I DUHEN KOMBETARES SHQIPTARE…….

  8. leona says:

    Nje lajme shume i mire.Zhega eshte nje eksponent shembellore ne te gjitha drejtimet.Sherim te shpejte dhe te plote.Populli shqiptare por edhe zoti eshte me tyj.Urimet jane nga zemra dhe mendja e te gjitheve.Nje shembull shume i mire ne jete ne te gjitha drejtimet.

  9. anarkisti says:

    Kurajo Din nje njeri i mrekullueshem si ty nuk mund te largohet nga jeta pas nje aksidenti banal.Forca Din.

  10. ivani says:

    Shendet Prefesor Zhega te presim sa me pare ne atdhe se per njeres si ty ka shume nevoje Shqiperia dhe populli shqiptar…..sa me shpejt sherim te plote o ylli i futbollit shqiptar pershendetje nga Korca…tung lugina

  11. Agim says:

    Sherim te shpejte ju juroj juve Profesor (per keta te rinjte e forumit)
    dhe Golashenuesi Fantastik me koke (per brezin tim)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje