Murinjo këmbëngul për shkëmbimin Kaka-Maikon

10 Qershor 2011, 12:25Sport TEMA

Hoze Murinjo duket se kërkon me patjetër që të marrë mbrojtësin e djathtë të Interit, Maikon, në Madrid. Për këtë arsye, ai është duke bërë çështë e mundur që ta shkëmbejë atë me brazilianin tjetër, Kaka, i cili nuk hyn më në planet e portugezit. Edhe Interi duket se është I kënaqur me këtë marrëveshje dhe mund të pranojë. Për më tepër, Reali do të paguante gjysmën e pagës së Kakasë, e cila është 10 milionë euro në vit. Kjo lëvizje ka shqetësuar administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galiani, që nuk do të donte të shikonte një prej futbollistëve më të dashur për tifozët kuqezinj tek rivalët e tyre të betuar, Inter. Për këtë arsye, Galiani ka takuar babanë e Kakasë, për ta bindur atë që mos të transferohet tek Interi. Vetë Kaka ka thënë se dëshiron që të qendrojë tek Reali.

2 komente në “Murinjo këmbëngul për shkëmbimin Kaka-Maikon”

  1. Andi says:

    Kaka-ja ka mbaruar, Murriqi ka te drejte!

  2. star says:

    Keto jane planet e Morinjos ,mendon nje mbrojtes ne vend te Pepes ,te cilin do ta perdore si killer ne mesfushe.Keto jane plane se si te triumfoje anti futbolli,por me Barcen nuk do i funksionoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje