Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Mehdin Zhega po lufton me vdekjen në spitalin e Torontos në Kanada. Rreth dy javë e gjysëm më parë, ndërsa ishte për vizitë tek kunati i tij, ish-tekniku kuqezi ka rrëshqitur aksidentalisht në banjo dhe ka përplasur kokën në pjesën e prapme të saj, ç’ka i ka shkaktuar një këputjen e rruazës së fundit të pjesës së qafës.
Zhega është çuar direkt në spitalin e Torontos, në Kanada, ku ndodhet prej më shumë se dy javësh në në gjendje kome.
Zëvendës sekretari i Federatës, Besnik Çela, ka pohuar se gjëndja shëndetësore e ish trajnerit të kombëtares nuk është e mirë. “Është në gjendje koma dhe mjekët i japin pak shpresë për jetën. Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar, por tashmë shumë gjëra nuk janë më në dorë të mjekëve”, ka deklaruar Çela.
Figure e rendesishme e sportit tone ! I uroj me zemer: Zoti ta shpetoj !
nje nga legjendat e sportit shqiptare i uroje nga zemra dhe zoti to jete me te dhe sherim sa mete shpejt zohti MEHDI
Zoti Mero,
Mediu ka disa dite qe ka dale nga koma, dhe eshte ne gjendje me te mire, por ka pasur goditje ne shtyllen kurrizore dhe me sa di une eshte i paralizuar nga mesi e poshte.
Shpresoj qe profesor Dini behet sa me mire dhe se shpejti ta marri veten
me vjen shum keq per din zhegen, ka qen futbollist dhe njei shum i mire. i uroj fat
Dini ka qene njeri i mire dhe Zoti duhet ta ruaj dhe ta shpetoj !
Dini ka qene nje njeri i mire !! I uroj sherim te mbare !!
uroj qe te sherohet sa me shpejte.eshte nje njeri i shkelqyer.Zoti qofte me te.
Po pse goditi e keqja tek njeriu i mire….i uroj me te miren.
ZOTI E NDIHMOFTE MEHDIUN , Ne CANADA Mjeksia nuk eshte ne nivelet e duhura ,,,
Dini eshte nje shembull i mire i qytetarit shkodrane.Nje zemer e madhe, tolerant dhe mirekuptues.
Futbolliste dhe trajner qe ka ngritur ne kembe tribunat, dhe keshtu i deshiroje dhe i kerkoje qe te ngrihet nga gjendja ku ndodhet.Ai ka forca te brendeshme te fuqishme qe cdo gje e ka fituar me pune dhe me ndershmeri.Besimi ime dhe deshira e gjithe Shqiptareve eshte qe te ngrihet nga shtrati qe nuk i pershtatet.Forca dhe fati e ndihmofte kete njeri te madh.
Zoti qoft me te madhin DinZHega
urime prefrsor MEDIN ZHEGA SA ME PARE TE SHIROHESH DHE TE JESH MES NE NE STADIUME TE PRESIM SA ME SHPEJT O YLLI I FUTBOLLIT SHQIPTAR…………ZOTI QOFTE ME TY DIN……TE PERSHENDES NGA KORCA..