Aguero: E ardhmja ime vendoset pas Kupës së Amerikës

10 Qershor 2011, 13:00Sport TEMA

Sulmuesi argjentinas, Serxhio Aguero, është kthyer në një prej lojtarëve më të kërkuar të mekatos. Ai ka deklaruar se do të largohet nga Atletiko e Madridit dhe tashmë në gjurmët e tij janë vënë një sërë ekipesh. Mbi të gjitha, dy janë klubet e interesuara për të: Reali i Madridit dhe Juventusi. Argjentinasi, në një intervistë dhënë një gazette argjentinase, është shprehur se “nuk e di ende se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Megjithatë, më ëhet qejfi që një trajner si Murinjo ka shprehur fjalë të mira për mua. E ardhmja ime do të vendoset vetëm pas Kupës së Amerikës”. Aguero, sipas të dhënave të mediave spanjolle, kërkon që të kalojë tek Reali, por kjo duket e vështirë, pasi drejtuesit e Atletiko Madrid kërkojnë që mos ta lejojnë këtë gjë. Për këtë arsye, Juventusi është një alternativë e mundshme, por bardhezinjtë duket se nuk janë të gatshëm që të paguajnë 45 milionë euro, aq sa kërkon Atletiko.

2 komente në “Aguero: E ardhmja ime vendoset pas Kupës së Amerikës”

  1. robi says:

    une mendoj se shum persona jane te vetdijshem per ate qe bejne e per ate qe luajne

  2. limi says:

    ishalla shkon te barcelona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje