Shifrat marramendëse të merkatos së Mançester Sitit

13 Qershor 2011, 12:52Sport TEMA

Sheikët e Mançester Sitit duket se do të trondisin botën e futbollit gjatë kësaj merkatoje. Mediat britanike flasin për qindra milionë euro që Siti pritet të shpenëzojë për merkaton. Vetëm 210 milionë euro, Siti ka vendosur që t’i shpenëzojë për një lojtar të vetë, Kristiano Ronaldon. 40 milionë të tjera drejtuesit e Sitit kanë vendosur që t’i shpenëzojnë për sllovakun e Napolit, Marek Hamshik. 38 milionë të tjera Siti mund t’i shpenëzojë për të marrë kilianin e Udinezes, Aleksis Sançez. Përballë këtyre shifrave, vështirë se mund të ketë klub dhe lojtar që mund të rezistojë. Madje, protugezi Kristiano Ronaldo, i cili bëri çmos për të shkuar tek Reali, duket se është joshur nga paratë e shumta, duke qenë se i sigurohet një pagë prej 18 deri në 23 milionë euro dhe mund të pranojë transferimin. Me shifra të tilla, vështirë se ndonjë klub mund t’i bëjë ballë Sitit në merkato, ndërsa shumë shpejt, klubi i dytë i Mançesterit mund të arrijë majat e futbollit.

3 komente në “Shifrat marramendëse të merkatos së Mançester Sitit”

  1. beni says:

    dhe thone pastaj seka zot

    1. mendimi_im says:

      67. Mulk
      1. I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
      2. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.

      I dashur beni,

      Zoti i ka krijuar shum gjera vetem per te sprovuar njeriun.
      Dikujt i jep pasuri dhe e teston me te, dike e len te varfer dhe e teston me te.
      Dikujt i jep shendetin dhe e teston me te, dikujt i jep semundje dhe e teston me te, dikuj i jep zgjuarsi dhe e teston me te etj…

      Nuk ka faj Zoti pse njerzit jan te padrejte me veteveten e tyre apo me te tjeret.
      Prandaj ka nje DITE GJYKIMI ku lahen te tera hesabet perjetesisht i dashur beni.

      Nese ke inat nxirre me veten apo me ata qe jan te padrejte, nuk ke si ta nxjerresh inatin me ate qe te ka krijuar.

  2. Ligor Luarasi says:

    Sikur ne Tirane o Shqiperi, njeriu te punonte atje ku i ka aftesite,sikunder veproi Ronaldo si futbollist, Shqiperia nuk do ishte e fundit ne Ballkan o Evrope.Vecanerisht ne fushen e politikes dhe mjekesise ku ka aq profane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje