Bajramaj refuzoi ofertën e revistës "Playboy"

11 Qershor 2011, 11:51Sport TEMA

Futbollistja kosovare, Fatmire Bajramaj, ka pasur një ofertë për të pozuar nudo për revistën “Playboy”, mirëpo e ka refuzuar atë. Bajramaj 23-vjeçare nuk kritikon bashkëlojtaret e saj në Përfaqësuesen e Gjermanisë që kanë pozuar nudo, mirëpo thotë se vetë ajo nuk do të mund të bënte këtë gjë. Ajo thotë se pranon të fotografohet me veshje elegante, mirëpo jo nudo.

“Unë i kam parë fotot dhe kam respekt të madh për vajzat që kanë pasur guximin të bëjnë këtë. Unë vetë nuk do të bëja një gjë të tillë. ‘Playboy’ më ka kontaktuar, por i kam thënë jo. Këtë e kam thënë për të respektuar familjen time dhe fenë time. Nuk kishte të bënte me para”, ka thënë Bajramaj, shkruan “rosenheim24.de” të premten, transmeton Koha Ditore.

Bajramaj thotë se është plotësisht e koncentruar për Botërorin 2011 të futbollit që do të nisë në Gjermani më 26 qershor. Gjermania ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Berlin kundër Kanadasë.

Ajo është futbollistja më e kërkuar për fotoseanca, intervista, reklama e paraqitje në emisione televizive. Mirëpo, për të siguruar vendin e titullares në Përfaqësuese të Gjermanisë, ajo duhet të shkëlqejë më shumë në fushën e blertë./kohaditore/

7 komente në “Bajramaj refuzoi ofertën e revistës “Playboy””

  1. Gjykatesi says:

    Cdo gje njeriu ja bene vetvetes, nuk eshte paraja mbi gjithcka, suksese vajzes…

  2. Rani says:

    Per familjen bravo te qofte po me ate fene e paske dhjere pak muhabetin po prape s’ka problem.

    1. mendimi_im says:

      Nese kjo vajz mbron “turpin” e vete dhe ate te familjes i bje nqe kjo ta kete “dhjere” sipas mendjes tende?
      Me fal, nje pyetje e thjeshte:

      Nuk e di ke apo jo moter, por nese motra jote te ishte kjo dhe play boy ti ofronte te bente poze nudo ti pranon?

      1. vinny says:

        Problemi i “nderit” te ne shqiptaret ka mbetur fatkeqesisht te motra, po harrojme qe nuk ka çnderim me te madh te vetvetes se te marresh pjese aktive ne shkaterrimin e vendit tone, ne ngritjen e nje sistemi te cilin do na voje turp kur femujet tane ne na pyesin perse valle shkuam drejt kesaj rruge!
        Nudizmi nuk eshte çnderim, se ai qe beson ne zot, nuk kemi ardh ne kete bote me rroba po lakuriq.
        Nese futbollistja nuk ka pranuar te pozoje nudo kjo duhet rrespektuar, po kjo sdo te thote se gjermanet qe pozuan jane te çnderuara.

  3. fitim says:

    E Ke Refuzu Revisten Play Boy Mori Vajze ,,Paj ndoshta nuk ke pas qka me idhan Ksaj Reviste Ndoshta..

  4. vjosa says:

    Ja nje vajz krenare Shqiptare .Te lumte Fatmira

  5. Zigur Qarri says:

    Nje futbolliste e shkelqyer,klas,nje tip Ronaldinnjo.
    Ne botrorin e fundit shkelqeu ku Gjermania fitoi ne finale 2-0 kunder Brazilit.
    Te rrespektosh familjen eshte vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje