Reali blen yllin brazilian Neimar

14 Qershor 2011, 13:29Sport TEMA

Reali i Madridit ka bërë një nga goditjet më të mëdha gjatë kësaj merkatoje, duke marrë sulmuesin brazilian, Neimar. Lajmi bëhet i ditur nga ana e mediave spanjolle. Sipas tyre, Neimar do të nënshkruajë në orët në vijim një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro. Blerja nuk është bërë ende zyrtare, por gjithçka do të zyrtarizohet brenda disa orëve. Sakaq, nuk dihet shuma që Reali ka paguar për 19-vjeçarin. E vetmja gjë që dihet, është fakti se Santosi kërkonte 45 milionë euro për të. Neimar konsiderohet si një prej talenteve më të mëdhenj në futbollin botëror dhe kërkohej nga klubet më të rëndësishme europiane. Me afrimin e brazilianit, Reali tashmë duhet të shesë një prej sulmuesve. Ata që janë vënë në diskutim janë Higuain dhe Benzema, ndërsa pritet që të largohet edhe Kaka. Përveç Neimar, Reali duket se do të vazhdojë negociatat për të marrë edhe sulmuesin argjentinas të Atletiko Madrid, Serxhio Aguero.

5 komente në “Reali blen yllin brazilian Neimar”

  1. Agim says:

    I nderuar gazetar me poshte kemi zgjedhimin e foljes blej.
    Une blej
    Ti blen
    Ai,ajo ( reali) blen pra BLEN

    1. beso says:

      kot hyra,po eshte une blej,ti ble,ai ble;dhe titulli eshte shkruar sakte,per aq sa une di gjuhen.
      Ja nje tjeter:Une rrah,ti rreh,ai rreh(mbase ne havan)–nuk eshte une rrah,ti rrehn,ai rrehn(se del,ai genjen).gjithe te mirat!

      1. @hotmail.com says:

        Nese merr te shkruash nje replike ose koment,mire eshte jesh i informuar. Te gjitha fojlet e tipit blej, shkoj,punoj,qaj,laj,shaj,fshij etj, pra qe ne fund kane bashketingelloren -j,ne veten e trete numri njejen pergjithesisht marrin ne fund – n. Nersa ky Albani me kete pyetjen e tij,ku ndjehet dhe i habitur – car lloj shqiper esht kjo ai blen?!- na ka habitur te tereve……. Flm.

  2. alban says:

    car lloj shqiper esht kjo ai blen?!

  3. @hotmail.com says:

    Nese nuk eshte gabim shtypi,ai qe e ka shkruar eshte nje “gazetar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje