Interi, 30 milionë euro për Kaka

15 Qershor 2011, 12:05Sport TEMA

Zikaltërit e Interit duket se kanë vendosur përfundimisht që të marrin në Milano brazilianin Kaka. Siç bën me dije gazeta praën Realit, “Marca”, Interi tashmë ka bërë edhe një ofertë zyrtare. Mësohet se zikaltërit i kanë ofruar Realit një shumë prej 30 milionë euro, në mënyrë që të marrin brazilianin në Milano. Por, kjo shumë nuk është pranuar nga ana e presidentit të Realit, Florentino Perez, i cili ka kërkuar 40 milionë. Kjo, duke qenë se Reali ka paguar plot 67 milionë euro për ta marrë atë dy vjet më parë nga Milani. Por, tashmë mund të gjendet një marrëveshje. Kjo do të ishte një goditje e madhe për Milanin dhe tifozët e saj, pasi do të shihnin benjaminin e tyre duke luajtur me rivalët historikë të Interit. Ndërkohë, në tratativa nuk është përfshirë mbrojtësi i djtahtë i Interit, Maikon, i cili kërkohet me këmbëngulje nga Murinjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje