Mediat britanike bëjnë me dije se Totenhem ka refuzuar një ofertë të Çelsit për mesfushorin 25-vjeçar kroat, Luka Modriç. Sipas tyre, drejtuesit e Çelsit kishin ofruar një shumë prej 22 milionë eurosh për mesfushorin e cila është hedhur poshtë nga Totenhem brenda dy orëve. Për këtë arsye, Çelsi duhet të rrisë shumën e parave, në mënyrë që të bindë drejtuesit e Totenhem për të shitur mesfushorin kroat.