Kosova ka talentë

15 Qershor 2011, 12:47Sport TEMA

Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuze të martën ka qëndruar në Prizren.
Strategu kroat e ka vizituar njërin nga klubet më të vjetra në futbollin kosovar, Lirinë e Prizrenit.

Mësohet se trajneri kroat kishte vendosur që nga Tirana të udhëtojë drejt qytetit të lashtë kosovar për ta vëzhguar nga afër talentin e ri të Lirisë, Nellson Misinin.

Tash e një kohë të gjatë, Misini po bën përpjekje për t’u transferuar te Dinamo e Zagrebit, andaj ai para pak kohësh pati nënshkruar kontratë me menaxherin e futbollistëve, Marko Kuzen – djalin e Josip Kuzes.

Prandaj, drejtuesit e klubit bardhezi ia mundësuan Josip Kuzes që t’i shohë nga afër cilësitë e Misinit, pasi ata e kishin organizuar një ndeshje mes Lirisë B dhe ekipit të saj junior, për të cilin luajti talenti nga Dragashi, ndeshje kjo të cilën e përcolli Kuze.

Pas ndeshjes, kroati theksoi se Prizrenin kishte vendosur ta vizitojë më shumë për shkak të të dëshirës së tij, por megjithatë ai pranoi se gjatë asaj ndeshjeje i kishte vërejtur disa lojtarë të talentuar, por pa zbuluar detaje të tjera.

“Pata dëgjuar se këtu ka lojtarë të mirë e të talentuar. Vërtet i pash disa lojtarë të mirë me talent. Por, ata duhet të vazhdojnë të punojnë, të stërvitin shumë për t’u zhvilluar si futbollistë”, ka thënë Kuze për Express.

Ai pohoi se Misini është një lojtarë me talent, por atë e pret akoma shumë punë për ta arritur nivelin e dëshiruar. “Djaloshi u vërejt se ka talent. Bëhet fjalë për një lojtar cilësor. Por ai duhet të vazhdojë të stërvitë sa më shumë drejt zhvillimit”, tha Kuze, pa dashur të flasë më shumë rreth këtij futbollisti.

Ai ka folur edhe rreth aventurës së Kombëtares shqiptare në eliminatoret për ‘Euro 2012’. Sipas tij, humbja nga Bosnja e Hercegovina ia ka zbehur shumë gjasat ekipit të tij për t’u kualifikuar në ‘Euro 2012’.

“Do të jetë vështirë të kualifikohemi, por duhet pritur fundi. Ajo që mund të bëjmë në vazhdim është të japim maksimumin në ndeshjet e mbetura dhe të mundohemi të luajmë më mirë”, pohoi Kuze.

Megjithatë, ish-trajneri i Dinamo Zagrebit, tash ka filluar të mendojë për ndeshjen e radhës – miqësoren kundër Argjentinës, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në Buenos Aires.

Për këtë takim, kroati paralajmëron ndryshim në ekip. Por, ai ende nuk ka vendosur se cilit futbollist të tij t’i thotë të përkujdeset për yllin argjentinas e botëror, Lionel Messi.

”Do të ketë ndryshime në ekip për ndeshjen miqësore me Argjentinën. Mendoj të ftoj disa futbollistë të rinj. Argjentina është njëra prej skuadrave më të forta në botë. Është vështirë të thuhet tani se kush do të përkujdeset për Lionel Messin”, ka përfunduar Kuze, i cili u shëtit nëpër Prizren./express/

1 komente në “Kosova ka talentë”

  1. raimondi says:

    Ky Kuzhe e prishi kastile lojen tone ne pjesen e dyte kunder Bosnjes -Se Shqiperia po loste shume mire pjesen e pare ,
    ndersa pjesen e dyte ky e terhoqi ne mbrojtje pa asnje arsye …. edhe si rjedhoje ne humbem ——– Duke u terhequr ne mbrojtje ne i lame terren kudnershtarit ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje