Edhe pse kalimi i Lorik Canës tek Lacio ishte një gje e sigurtë, duket se çështja është komplikuar. Shkak për këtë janë bërë mosmarrëveshjet mes drejtuesve të Lacios dhe menazherit të portierit uruguajan të Lacios, Muslera. Drejtuesit e Lacios dhe Gallatasarajit kishin rëndë dakord për një shkëmbim kokë më kokë mes Canës dhe Muslerës. Por, menazheri i këtij të fundit, Daniel Fonseka, ka bllokuar këtë shkëmbim. Për pasojë, drejtuesit e Lacios janë vënë në vështirësi. Presidenti Lotito dhe drejtori sportive, Igli Tare, janë të vendosur që ta sjellin Canën në Romë, duke qenë se ai është vlerësuar si një përforcim cilësor për ekipin. Por, për ta bërë këtë, Lacio duhet të paguajë një shifër të konsiderueshme parash. Gallatasaraji nuk do ta lërë Canën që të largohet, nëse Lacio nuk paguan të paktën 5 milionë euro, aq sa paguan turqit për ta marrë mesfushorin e kombëtares shqiptare nga anglezët e Sandërlend. Për këtë arsye, kalimi i Canës tek Lacio për momentin është bllokuar dhe tashmë nuk dihet se si do të shkojë kjo çështje. Megjithatë, Cana është shprehur disa herë se nuk do ta kishte problem që të qendronte në Stamboll, pasi ai e ka pasur ëndërr që të luante për Gallatasarajin.