Shqipëria e rezervave sot në mbrëmje përballë yjeve të Argjentinës

20 Qershor 2011, 11:21Sport TEMA

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje me një nga ekipet më të mëdha në botë, Argjentinën. Ndeshja miqësore do të zhvillohet në orën 23:10.

Por, përballë lojtarit më të mirë në botë, Lionel Mesit dhe yjeve të terë si Tevez, Higuain, Aguero, Pastore etj,Shqipëria do të luajë me ekipin rezerv.

Kjo, pasi shumë prej lojtarëve titullarë nuk kanë pranuar ftesën e kombëtares, duke preferuar më shumë të pushojnë, se sa të luajnë përballë Argjentinës.

Ky veprim i paprecedentë e ka vënë në vështirësi trajnerin Josip Kuzhe, i cili kërkon të shmangë një turpërim përballë Argjentinës. Për këtë arsye, ai ka vendosur që të thërrasë në ekip plot 8 mbrojtës.

Në ndeshjen e sotme do të mungojë Cana, Bogdani, Salihi, Skela, Lala, Duro, Curri, Dallku, duke bërë kështu që fShqipëria të luajë me rezervat.

11 komente në “Shqipëria e rezervave sot në mbrëmje përballë yjeve të Argjentinës”

  1. bledi says:

    ku eshte canaj qe bertiste kombesia nuk shitet, me fjale behen te tere atdhetar por me vepra? po te ishte ndonje ekip evropian e ti thoshte canes se do te blejme ne nga turqit po duhet te vish te besh nje ndeshje do vente per pushime?

    1. Nabukodonosor says:

      O Bledo po legen eshte edhe canaj si te tjeret.

      1. Rani says:

        Po pse e vini ne dyshim, legen eshte edhe ai si te tjeret, kur eshte bere edhe bytha e ketyre legeneve qe te bejne si te veshtire imagjinoni se ça duhet te thote vete Mesi qe eshte me te vertete nr 1.

  2. albron says:

    ne ket veprim mos e perlyej canen se feerata i ka marr 1oo mije euro per ket ndeshje e kja asht per xhepat e matrapazve te federates

  3. nga deti kuq e zi says:

    ndeshje e pavlere per kombetaren, por dikujt duhet ti kete vlejtur edhe pse turperimi, do jete ne kurriz te imazhit te shqiperise. Kjo ndeshje do jete vetem deshtim i FSHF.

  4. mendimi_im says:

    i uroj nje fitore apo te pakten nje barazim fisnik kombetares sone kunder argjentines, skuadres sime te preferuar ?

  5. Ton says:

    Lebron James eshte basketbollisti me i mire ne bote. Kur u be mbledhja per ekipin kombetar te basketbollit per ne Olimpiaden e Kines, traineri nuk donte t’a merrte sepse ishte mendjemadh. Lebron nuk la gur pa levizur qe te behej pjesetar i ekipit dhe me ne fund vajti ne Olimpiade.
    Zakonisht basketbollistet amerikane nuk shkonin ne evenimente nderkombetare te luanin me USA Team, por sic tha Kobe Bryant, koherat kane ndryshuar.
    Ndersa keta te tanet nuk kane deshire te perfaqesojne nje futboll liliput si i yni ndaj nje gjigandi si Argjentina se kane hall se mos nuk njomin topet dhe u ikin pushimet.
    Shpresoj qe ndeshja mos te jete nje humbje gjeometrike.

  6. Andi says:

    Ja fusni kot:
    Kjo eshte nje ndeshje miqesore dhe Argjentina e ka ndeshje kontrolli. Ajo do te provoje disa skema me “ekipin shqiptar” (i ngjashem me disa nga ata te Americes Latine, hahaha!) ku zakonisht kunder Argjentines vendase luajne me 14 mbrojtes (pa mesfushore e pa sulmues, bile edhe lojtaret e stolit i futin ne fushe per t’u mbrojtur).
    Keshtuqe ne jemi nje fare “kavie” per experiment, kjo do te sjelle nje rezultat 4-1 per vendasit. Golin per ekipin tone ne pjesen e dyte do t’a shenoje Tevez (autogol).

  7. revolucion says:

    po keta jane plera, kane frike se luajne keq dhe u bie vlera si lojtare e nuk i blen me njeri ose do i heqin nga skuadrat. turp plera. perfaqesoni edhe flamurin tone .

  8. klodi says:

    me mire keshtu..jemi lodhur me keta qe jane ne kombetare deri me tani,perjashto 2-3.te pakten te rinjte kane mundesine te vihen ne prove,e nuk ka prove me te mire se nje ndeshje me kaq vlera si eshte kjo ndaj argjentines,qe dhe i stimolon dhe me teper..jam kurioz ta shikoj..jo per mesin,por per te pare shqiperine e te ardhmes.

    1. Realisti says:

      Po cfare Shqiperie te se ardhmes o Klodi te tere ata jane lojtare stolash kane plot lojtare si rroshi vajushi ose lojtare nga kosova apo kampionati shqiptar apo lojtare qe luajne jashte qe fshf nuk i therret a e degjove kuzhe qe tha se nuk i kishte as 16 lojtare me shqiperine C ose B ti do te luash kunder Argjentina A qe dhe me skudren A te Shiperise ben nje vrime ne uje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje