Reali kërkon të shkëmbejë Kaka me Neimar

21 Qershor 2011, 17:14Sport TEMA

Reali i Madridit është duke këmbëngulur për të blerë sulmuesin brazilian të Santosit, Neimar. Por, problem mbetet shuma e madhe që kërkon Santosi për yllin e vet, plot 45 milionë euro. Për të ulur çmimin, Reali ka menduar që në marrëveshje të përfshijë edhe brazilianin Kaka, i cili tashmë është jashtë planeve të portugezit Hoze Murinjo. Mediat spanjolle thonë se Kaka edhe mund të bindet që të kthehet në atdheun e tij, në mënyrë që të luajë në vazhdimësi dhe të sigurojë një vend për Botërorin 2014, që luhet pikërisht në Brazil. Megjithatë, kjo marrëveshje duket shumë e vështirë, në mos e pamundur, pasi Kaka tek Reali përfiton rreth 15 milionë euro në vit dhe këtë shifër Santosi nuk mund t’ja sigurojë. Madje, as gjysmën e saj. Për këtë arsye, ndoshta zgjidhja më e mirë për Realin është që ta shesë brazilianin në ndonjë klub europian, për të siguruar shumën e nevojshme që të marrë Neimar.

1 komente në “Reali kërkon të shkëmbejë Kaka me Neimar”

  1. Jona says:

    Foto e bukur per Kaka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje