Borxhi në pus dhe pusi i borxheve

25 Qershor 2011, 12:20Politika TEMA

Nga Preç Zogaj

Do ta nxjerrim ne borxhin nga pusi, apo do të na tërheqë borxhi në pus – kjo është çështja për të cilën, as kryeministri, as ministri i Financave nuk kanë një përgjigje të kopsitur

Në vitet e një prej krizave më të mëdha të naftës në dekadën e parafundit të shekullit të kaluar, kur dukej se Franca po binte në gjunjë, në rrethet elitare të shkencës, ekonomisë dhe kulturës atje mori jetë sentenca e famshme “Ne nuk kemi naftë, por ne kemi ide”.

Nuk ishte një parullë e thjeshtë, një lojë fjalësh për të qeshur apo një gjetje propagandistike për të luftuar depresionin. Ishte kundërsfida e një vendi që kishte kultivuar nëpër shekuj kultin e intelektit dhe vazhdonte të besonte në fuqinë e çudibërëse të ideve. Francezët atëherë iu drejtuan ideve të reja për të mundur krizën. Dhe ia dolën.

Kjo parantezë më çon mua dhe lexuesit e mi në forumet e shtuara të kohëve të fundit, ku po diskutohet e debatohet me një shqetësim gjithnjë e më të madh për krizën ekonomike të vendit. Kambanat e alarmit për rreziqet e shpërthimit të një sistemi që merr borxh për të larë borxhe, si ky që ka ndërtuar kryeministri Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, po bien në shumë foltore, nga shumë drejtime.

Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Guvernatori i Bankës Qendrore, opozita politike e vendit dhe mjaft organizata biznesi kanë si kryefjalë të shqetësimit, alarmit apo frikës së tyre borxhin kritik dhe pa precedentë të kësaj qeverie në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Me “arra nëpër gojë” po flasin për borxhin dhe rënien e pandalshme të të ardhurave edhe zyrtarët e lartë të qeverisë, ata që kanë përcjellë gjer me sot me një eufori cinike dhe idioteske rrokullisjen e ekonomisë drejt humnerës së falimentimit. Këta zyrtarë nuk janë të përjashtuar nga e drejta e reflektimit, por siç thotë një sentencë e njohur, kur krizën e shohin të gjithë, qeveritarët janë të verbër. Sepse ata kanë për detyrë të pikasin dhe luftojnë krizën që në embrion. “Të verbër” të tillë, që e shohin të keqen vetëm kur u mbin midis ballit, nuk kanë asnjë garanci se mund të japin zgjidhje. Ata janë tani vetëm pjesë e problemit dhe asgjë më tepër.

Zyrtarisht deklarohet se borxhi i brendshëm dhe i jashtëm që ka krijuar Shqipëria përfaqëson 60 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Në këtë pikë jemi kampionë absolutë në Ballkan. Borxhi i Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi apo Maqedonisë është në parametra normalë, mesatarisht njëzet për qind më i ulët se borxhi i Shqipërisë. Ky është kontrasti midis vendeve që qeverisen me laps në dorë dhe Shqipërisë që qeveriset me mikrofon në gojë. “Uleni në 50 për qind ”! – i kërkon kësaj qeverie kryetari i delegacionit të Bankës Botërore. Një kërkesë gjakftohtë dhe cinike, që në zyrat e qeverisë nuk mund të mos përkthehet si një kërkesë për të dorëzuar pushtetin.

Është e njëjta gjuhë, me të cilën ka folur Banka edhe katërmbëdhjetë vjet më parë, në vjeshtën e vitit 1996 kur kërkonte mbylljen e firmave piramidale. “Mbyllini”, domethënë “ikni nga pushteti”. Atëherë qeveria identifikohej me piramidat. Sot identifikohet me borxhin. Kryeministri Berisha i ka rënë me top për të blerë me borxh suksesin e tij. Por i ka kurdisur vendit një minë me sahat që nuk dihet ku do të na çojë. Do ta nxjerrim ne borxhin nga pusi, apo do të na tërheqë borxhi në pus – kjo është çështja për të cilën, as kryeministri, as ministri i Financave nuk kanë një përgjigje të kopsitur.

Borxhi i qeverisë shqiptare është i frikshëm, jo vetën se është i madh në vetvete, por edhe për faktin se ekonomia e vendit është e dobët dhe e pafuqishme për të gjeneruar shlyerjen normale të interesave dhe principialeve të këtij borxhi. Kjo situatë rrezikon t’i fusë financat e vendit në spiralen e një informaliteti të tipit piramidal që nuk mund të ketë fund tjetër veç kolapsit dhe falimentimit.

Vetëdija për këtë rrezik ka sjellë në skenë modën e forumeve, ku po diskutohet e debatohet për nevojën e një modeli të ri, që do të çlironte mundësi dhe impulse të reja në ekonominë e vendit. Model të ri?! Fjalë e madhe dhe e papërshtatshme për Shqipërinë, por që pohon qartësisht krizën e një ekonomie pa bosht dhe pa fizionomi si kjo që kemi.

Ne nuk kemi model zhvillimi në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Por duhet ta krijojmë. Në këtë kuptim debatet për “modelin e ri”, megjithëse të varfër, libreskë dhe pa të reja, sipas opinionit tim, në lidhje me rrugëzgjidhjet e propozuara, meritojnë të institucionalizohen. Dalëngadalë, duke u shtuar rrethi i pjesëmarrësve dhe duke u vënë ky kërkim në funksion të një programi të zbatueshëm, do të marrin formë patjetër propozime të reja, të përshtatshme dhe realiste për ekonominë e Shqipërisë në kushtet e hapjes.

Është shumë e rëndësishme të punojmë dhe të krijojmë për një status të respektuar të ideve si fuqi udhëheqëse. Qeverisjet e këtij vendi që venë e vinë për të pasuruar pushtetarët e radhës, kanë krijuar përshtypjen sikur dija është e tepërt në drejtim. Mjafton të mos kesh skrupuj dhe të jesh servil i bindur i eprorit. Të tjerat nuk i vlejnë as pushtetit, as karrierës. Problemi i Shqipërisë është se pushteti dhe idetë janë dy botë të huaja, pa lidhje. Ata që marrin vendime nuk kanë ide.

Ata që kanë ide, nuk kanë akses në vendimmarrje. Drejtuesit tanë politikë gjallërohen dhe lenë takime edhe jashtë orarit kur dikush u premton një thashethem. Por përgjithësisht, ata janë të pandjeshëm, ose reagojnë formalisht po t’u paraqesësh një propozim apo një paketë të tërë zhvillimi. Kjo situatë duhet kapërcyer.

Unë personalisht akoma jam shumë i habitur se si në prag të krizës së likuiditeteve, në verën e vitit 2009, që ishte parathënia e sigurt e krizës që ka paralizuar sot ekonominë, ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe pastaj edhe kryeministri Sali Berisha refuzuan të parin koncesion të gatshëm për ndërtimin e një autostrade në Shqipëri me paratë e shoqërisë italiane “Serenissima”.

Nga do të vinë paratë në dhjetëvjeçarin e ardhshëm? – pyeste me naivitet një bankier në një prej forumeve të ditëve të fundit për ekonominë. Të mësuar me paratë “qyl” të emigrantëve dhe privatizimeve të deridjeshme, politikanët e pranishëm shikonin orët për ndonjë takim që i priste dhe i qeshin pa kuptim njëri-tjetrit.

Nuk foli njeri. Një miku im, pedagog i Universitetit Europian u kthye nga unë dhe tha: Unë dhe ti e dimë nga do të vinë, por për momentin nuk na lënë shpinat e këtyre politikanëve për t’i parë! Makare!

 

35 komente në “Borxhi në pus dhe pusi i borxheve”

  1. Search38 says:

    Urime te sinqerta per Zotin Zogaj per kete shkrim, EKONOMIA SHQIPTARE ESHTE E VDEKUR, per momentin mbahet vetem me borxhe, por Shqiptaret nuk jane ne gjendje ta kuptojne kete, une bej shume debate me shume njerez, dhe te ashtuquajtur te shkolluar dhe jane PYKA, ekonomia gjysem komuniste, gjysem kapitaliste e Shqiperise ka marre fund, se bazat e saj FONDAMENTALE, jane te kalbura, presem vetem konfirmimin.

    1. andi ll says:

      i nderuar search38 nqs me lejon te them dicka
      EKONOMIA SHQIPTARE NUK KA VDEKUR
      EKONOMIS SHQIPTARE I KAN ZEN FRYMEN se kush besoj se e kuptoni
      nuk ka ekonomi komuniste apo kapitaliste
      PYKA per kete ke te drejte nuk e di ato qe kan mesuar i kan kuptuar
      nje profesor i nderuar nga te gjith unifersitetet e botes kur me pyeti se nga je dhe i thash SHQIPERIA edi se cfar me dhe me eshte gdhendur ne tru

      JU 45 VJET POLITIK TE JASHME DHE SHTET DO KENI

      nje profesor i ekonomis me i ri atehere, sot nje nder specjalistet me te mire ne fushen e ekonomis globale duke ndigjuar biseden plotesoj fjalin dhe tha

      DHE VETEM 45 VJET NDERTIME DHE EKONOMI DO KENI

      ne nje bised ndermjet te dy keto njeres te nderuar ndigjova dhe dicka

      KOTO SHUM SHPEJT DO HAN NJERI TJETRIN

      dhe pak vite me von erdhi 97 kojtova se kjo do ishte veten por dhe sot vazhdon po e njejta gje

      ne vitet 90 kur i ndigjova me idet per komunismin dhe kapitalizmin thash po keto cfar po me thon keshtu si nje cunak qe isha respektova keta si profesor dhe jo si IDE
      por shum shpejt kuptova te verteten ose me mire me mesuan te verteten
      duke par se si eshte ber shqiperia sot nuk di se cfar te them
      nuk besoj se ju llodha

      1. tana says:

        …ne fakt na lodhe.

        1. andi ll says:

          dhe llodhja dicka eshte
          por mos u llodh shum se deri tani ke punuar per politikanet
          tani ke per te punuar dhe per shum shum shum breza akoma per gabimet injorancen debilizmin quhe si te duash

          SHKLEVER MODERN

          NGUSHULLIME

      2. Tanush Topia says:

        mese e vertete,keshtu me pat thene dhe mua Bill Klinton,kur erdhi ne 2000shin,ketu ne Dublin,qelloi rastasisht qe erdhi tek pub qe isha dhe une,ai ishte me eskorten e vet,kuptohet,me pyeti se nga jam dhe beme pak muhabet,i thash qe jam shqiptar,nejse,une i dhash nje pint guinness si dhe per vete dhe ai me tha textualisht keshtu:ju 42 vjet e 7muaj(dhe jo 45 vjet,si te ka thene profesori ty)jete keni si shtet,pastaj do filloni te vrisni njeri tjetrin,dhe pastaj dhe ta kanibalizoni,….nejse pastaj kur ra muhabeti te greqia,ai me tha qe mbas 15 vjetesh greqia do behet superfuqi ne europe,ne fillim ekonomikisht pastaj dhe ushtarakisht,pastaj tha qe,mbas 20 vjetash greqia do ta pushtoje turqine pergjithmone,dhe keshtu do realizoje Megali Idea…tashi kur erdhi Obama,me thene te drejten nuk pata kohe me e taku,se isha i zene,po do e kisha pyet dhe ate.te fala

        1. vucidoli says:

          ore tanush,po gzim kulufin e ke takuar ndonjehere?ai kishte sume respekt per ty dhe kur e takova une ne vucidol,me tha:mos vdeksha pa e pi nji kafe me at burre,me ty d.m.th.

      3. vucidoli says:

        na lodhe,se nuk ke mesuar te shkruash akoma,or bir.gjynah per ty.

        1. andi ll says:

          e para shkruaj nga telefoni dhe shkronjat jan….
          e dyta jan ne nje yacht per sailing
          e treta kam dhe gati 20 vjet pa shkruajtur shqip besoj se me lejohet pak
          e katerta gjyhna nuk me kishte then njeri deri tani gje e bukur dhe kjo

    2. jimmy says:

      Medet kush drejton aty nje zorraxhi nje psikopat nje hajvan trap kasap injorant mjeran maloku mutit

  2. tourkofagos says:

    parate qyl,te refugjateve!!!!!
    te gjatin do te marrin shqiptaret e shqiperise e te shikojme missin,se sa turiste do te terheqe sivjet!!!!

  3. elezi says:

    Ti, Prec, vazhdon te silurosh ne “puset” e ndergjegjes tende ne erresiren qe te ka zene syte. A nuk e pe e degjove, apo nuk te pelqejne idete e Kryeministrit Berisha te hedhura ne mitingun madheshtor te Vores mbi valet e papara te turisteve qe do te mesyjne Zvicren me det? Po zhvillimi i ullinjve e arrove, geshtenjave e shegeve, a nuk jane ide?

    1. Albani=Checheni says:

      Elezi prej shkodret? Cfare merr? Pse nuk jep me mire keshilla per blogistet se c’ilace (drogera) te marrin qe te ndihen te lumtur kshu si ty? Bile te degjojne Birishen dhe te ngazellehen kshu si ty ?

    2. vucidoli says:

      o elez,do mbjellim dhe mucmolla e caraca,mos harro.

      1. elezi says:

        …do mbjellim edhe pras te forte e speca djegs.

  4. karaduzi says:

    N.q.s regjimi i berishes do te shembet,ketu nuk kam parasysh rotacionin normal me zgjedhje te lira,sepse sa te jete Ai ne krye te pushtetit,zgjedhje te drejta ne kete vend nuk ka,merite e pare eshte padiskutim roli gazetareve e ne menyre te vecant Prec zogaj dhe Mero baze.Jane gazetar e ne radhe te pare intelektual qe kane sfiduar oferten e pushtetit megjithese ne nje fare menyre kane qene aleate te tij.Shkrime te verteta e te thjeshta per te marre vesh populli realitetin.Kur kauza eshte e drejte mjaftojne edhe 2 gazeta per te mesuar te vertetat e qeverisjes,demagogjine,sharlatanizmin dhe per te pare krizen qe do te rrenoje edhe me shume jeten e njerezeve ne nevoje.

  5. aqif kopertoni says:

    nga do te vine parate …..e ka nje ide sala.. te shesi pasurite kombetare hidrocentrale,porte.,minerale…eshte nje firme qe kerkon per ar neper male po gjeti ja hodhi po nuk gjeti do mbjellim arra sa te behen arrat do rrojme me borxhe….

  6. tekniku says:

    Nje hap larg gremines.Te rroje Partia me ne krye udheqesine e dashur Sali dhe banden e hajduteve qe ka mbrapa ne te gjithe piramiden shteterore.Time start counting down for this f..ck goverment.

  7. popolo di Tirana says:

    Shkrim i goditur!
    Por edhe Preçi, duke marre pjese vetem ne forume e ne sofra pushtetare, ben gabimin fatal :

    Ai pandeh se idete dhe inisiativat private lindin ose duhet te kalojne detyrimisht nga pushteti ( lexoni me kujdes pjesen e fundit )!

    JO i dashur Preç : Çelesi i suksesit te ekonomise dhe ideve ne vendet e zhvilluara , eshte se ato SFIDOJNE te tashmen perfshi edhe PUSHTETIN. Vetem idete e lira nga vargojte e te tashmes dhe kryesisht interesave ekonomike te lidhuar me PUSHTETIN e çoje shoqerine perpara.

    Vetem vendet me QYTETARE TE LIRE , ne nje shoqeri qe nuk i shuan, por i kultivon P A S I O N E T do te jene te suksesshem. Te tjeret do te hane menderen e tyre… i dashur Preç.
    Histrikisht kemi treguar se futemi ne kategorine e dyte te cituar me siper. Kjo do te thote, me dhimbje, se ka pak shance te kalojme tek kategoria I.

  8. Tironci Lugano says:

    Prec na dole dhe ekonomist tani?

    1. Vera says:

      Prec Zogaj ben ekonomistin aq sa e lejon gazetaria, kurse ti “Tironci Lugat” po provokon jashte limitit te rroges qe te jep Sala.

  9. leone-53 says:

    Shqiptaret qe jetojne aty te presin 2012 e do ta marin pergjigjen ne fund te 2012!..

  10. Edmond Tupja says:

    E vertete Prec. Francezi ka thene : ” Nous n’avons pas le petrole, me nous avons les idees “.
    Por qeveritaret tane : n’ont pas ni le petrole ni les idee.
    urime

    1. RRUMPALLA says:

      Grande !!! Z.Tupe .
      Dhe sidomos kur per ekonomine e vendit flet nje mesues letersie !
      Me respekt .
      Nje mik.

    2. 21Janari says:

      Désole mon cher, mais les générateurs d’idées ne sont pas uniquement les politiciens. Ce sont surtout les intellectuels, « la fleur d’une société », les meneurs d’idées.
      Alors les hommes politiques au pouvoir actuels sont tout bêtement « casseurs d’idées ».

      1. tana says:

        Mos ia vini re Tupes, sepse nuk flet Mondi, por i biri…

  11. RRUMPALLA says:

    Ka dhe dy parametra te tjere qe ne menyre te qellimshme e propagndiste nuk permenden:
    Deficiti qe eshte nen 3% , dhe shpenzimet buxhetore 30% e PBB me positivet ne Europe.
    Dua te te kujtoj se ne paktin e stabilitetit , per vendet e Europiane , borxhi eshte fiksuar jo me shume se 60% dhe deficiti 3.3 %.
    Mos bej propagande edhe aty ku nuk te takon .
    Mendoj se eshte nje autogol per nje intelektual si ju.
    Do te deshiroja nje replike nga ju.

    1. plaku says:

      RRUMPALLA,
      Me fal po m.gj.s. nuk jam ekonomist, nuk kuptoj fare nga ekonomia, po i lejoj vet vetes te bej keto sqarime :
      – Ju e dini se pare nje jave ketu ishte perfaqesuesi i FMN zoti Bell. Para largimit te tij ai beri nje konference shtypi ku la edhe nje deklarate. Deklarata u botua edhe ketu tek TemaOnline dhe e keni ne linkun e meposhtem :

      http://www.gazetatema.net/web/?p=27159

      – Ti thua :
      “dhe shpenzimet buxhetore 30% e PBB me positivet ne Europe.
      Ndersa zoti Bell thote :
      “Niveli aktual i borxhit publik të Shqipërisë është 59% e Produktit të Brendshëm Bruto.
      Mik i dashur, ju vazhdoni dhe thoni :
      “Dua te te kujtoj se ne paktin e stabilitetit , per vendet e Europiane , borxhi eshte fiksuar jo me shume se 60% ”
      Pra sic e shef edhe vete ne jemi vetem 1% me ulet se maksimumi i borxhit te fiksuar publik te lejuar per vendet europiane.Pra jemi per te vene duart ne koke .
      Mos valle me qellim ngateron fjalet ” shpenzimet buxhetore” me “borxhin publik” ?
      – Ti thua :
      “Deficiti qe eshte nen 3% , …”
      Ne raportin e FMN qe ke siper ne piken 5 thuhet :
      ” Ashtu si në 2010, buxheti është përsëri nën presion. Me politikat dhe trendin aktual deficiti parashikohet të rritet në 4? përqind të PBB-së në 2011 dhe mbi 5 përqind në afatin e mesëm.
      Pra ti thua se deficiti eshte 3 % te PBB.
      FMN ne piken 5 te raportit ( shif linkun siper ) parashikohet 4,75 per 2011 dhe mbi 5% te PBB ne afatin e mesem.

      Pra une kisha disa pyetje :
      – Kush ben propagande jo te ndershme ( me shifra dhe terma financjare te rreme ) ti apo
      une ?
      – Kush beri autogol ti apo une ?
      – Cilin duhet te besojme neve ketu, ty apo FMN ?
      Mendoj se, edhe neve anetaret e thjeshte te forumit, dime te lexojme informacjonet shume korrekte qe jep TemaOnline. Me kete rast falenderoj ekipin e TemaOnline, per punen profesjonale qe ben.Pershendetje.

      – Edhe dicka tjeter qe e ke ne linkun siper :
      Ministri Bode thote se rritja ekonomike eshte 5% te PBB.
      Perfaqesuesi i FMN thote se rritje ekonimike eshte 2,7% PBB.

      1. andi ll says:

        @PLAKU
        po te shpjegoj dicka qe duhet ta dish
        FMN flet 2 gjuh njera eshte ajo qe publikohet me shifra optimiste dhe tjetra eshte ajo qe eshte e verteta dhe diskutohet me dyer te mbyllura
        PANIKU ESHTE AI QE VRET ME SHUM SE E VERTETA
        dhe mos u gezoni shum per FMN se po erdhi dhe u ul kemkryq atehere…….?

      2. RRUMPALLA says:

        Jane shifra te shruajtura e te thena nga Gazeta Tema .
        Qe do me cdo kusht qe makroekonomia shqiptare te falimentoje ,donte me
        cdo kusht te mos hynim ne Nato , qe donte me cdo kusht , te mos beheshin
        passaportat biometrike dhe kartat e identitetit dhe keshtu shqiptaret te mos
        mund te levizin ne europe , do sot me cdo kusht te mos behemi vend kandidat per ne BE , me vjen keq qe jua them do me cdo kush te rrije ne pushtet ai qe po
        vjedh cdo dite kete komb :Sali Berishen dhe servilet e tij,vrasesit e Gerdecit,
        vrasesit e 21 janarit…
        Kjo lloj propagande ,ja zgjat jeten Sales,Bodes e co.

    2. hapkutite says:

      Ore keto shifrat e tua kush i ka llogaritur? Mos valle vokshi perkates qe 1 + 1 i bejne 5? Ky shtet eshte i pabesueshem sepse nuk thote ndonjehere te verteten. Kur e pyeten njehere olldashin sa ka kushtuar rrugen e kombit as nuk denjoi te pergjigjej. Sot asnje shqiptar nuk e di ne cfare borxhesh e ka futur shteti shqiptar. Cfaredo shifre qe te thoni do jete e pabesueshme sepse jeni genjeshtare. Nuk e keni per gje qe te thoni qe borxhi eshte 100 000 leke kur mund te jete 100 000 euro. I keni dhene provat per kete. Degjojme pordhe per rritje rrogash pensionesh por kur behet pyetja se cfare blehet ne treg me keto rroga dhe pensione asnje nuk pergjigjet. Me paturpesine me te madhe dolet dhe thate fillimisht qe nuk ka krize, pastaj thate qe dolet me sukses nga kriza. Tani po thoni qe kriza globale do te kete efekte edhe tek ne.

      Le qe harrova per ju rritja 2 shifrore qe mund te jete edhe 1 shifrore por mund te jete edhe 3 shifrore. Edhe rritja 0,00001 eshte rritje shumeshifrore sepse ka plot 6 shifra ne perberje. Jeni aq te pacipe sa i jepni mend edhe FMN-se. E ftoni FMN-ne tju jape mendim pastaj i thoni nuk eshte sic thoni ju. Kesaj i thone edhe ta besh prift dhe ti rruash mjekren. Natyrisht qe ata te FMN-se jane te paafte mgjs deri tani u kane dale te gjitha ato qe kane thene.

      Tani ne fund u kujtova te pyesja: Cfare u be me suksesin madheshtor te eurobondeve shiptare?! Apo si flluskat e sapunit i fryni e i fryni dhe ato vene aq larg sa nuk degjoni kur pelcasin. Cne se ju ishit dhe te sigurt per suksesin, cne nuk ju besuan partneret tuaj mgjs ndryshuat edhe perqindjen? Mos paten ndonje dyshime se nuk do kishte rritje shumeshifrore? Nje vend qe jeton me borxhe perfundon si greqia. Nje familje qe merr borxhe per te jetuar ne fund i marrin shtepine. Por ju e keni te thjeshte do merrni borxhe sa te mundni dhe pastaj do tia fusni vrapit e keni bere njehere dhe do ta beni prape. Ajo qe nuk durohet eshte arroganca juaj qe i pershtatet shprehjes TE DHJERE POR KRENARE. Keni edhe paturpesine te kerkoni replike, kulture nuk eshte te kerkosh llogari por edhe te japesh llogari aq me teper kur je ne pushtet. Niveli juaj i debatit permblidhet ne pyetjet qe i bete Fule-s, prandaj pergjigjet i dini.

    3. andi ll says:

      @RRUMPALLA
      eshte e vertet qe BE ka si baz ekonomin dhe jo zhgjedjet apo vizat si mendojn disa
      kur themi borxhi nen 60% shpenzimet jo me shum se 40% dhe inflacioni ne 3% ka dhe shum faqe ku shpjegohet dhe sqarohet se perse lexojeni dhe pastaj ne bej propogand
      keto parametra nuk kan qen asnjeher te fshehta
      flet per shifra dhe nuk i kupton ato duhet te dish se tjeter ekonomia e nje vendi te BE dhe krejt ndryshe ajo e SHQIPERIS

      DHE SIKUR SHIFRAT QE BEN PUBLIKE SHTETI SHQIPTAR JAN TE VERTETA ATEHERE EKONOMIA SHQIPTARE ESHTE NE KRIZ

      PER NJE VEND SI SHQIPERIA QE KISHTE EKONOMI DHE E SHKATARROI DHE TANI MUNDOHET TA NDERTOJ ATE DHE MOSHA E RE E POPULLSIS NGRITJA DUHET TE ISHTE 2 SHIFRORE E PRANUAR NGA EKONOMIST TE VERTET DHE JO NGA
      DEBILO-EKONOMISTET SHQIPTAR

      nje vend qe mer borxh dhe ja shton te ardhurave dhe e quan fitin dhe nxjer ngritje ekonomike mbi 5% athere ky SHTET nuk diskutohet
      nje shtet qe mer borxh per te paguar dhe ngritur rrogat dhe pensionet as ky nuk diskutohet
      nje shtet qe merr kredi me 8% + fitimin quhet shtet qesharak
      dhe shum e shum te tjera te sjell fakte sa te duash dhe shqiperia ka shum gafa

      PERDOR REPLIK
      ME KE DO TE BESH RELIK ME PA AFTESIN QE KE MBI EKONOMIN
      APO MBI TE VERTETEN

      1. RRUMPALLA says:

        Ok , nuk heq asnje presje nga ajo qe shkruani.Nuk ka propagande
        ne shkrimin tuaj .Duhet te pranoj se edhe une nuk jam ekspert ne ekonomi dhe pa dyshim ka nje pike te perbashket besoj : rritja e varferise ne
        vend pervec te keq administrimit e te korrupsionit galopant por edhe per shkak
        te krizes ekonmike boterore dhe sidomos ne vecanti asaj greke.
        Nderhyrja ime ishte per propaganden , kaq te ulet , te bere nga njerez qe ndrojne flamure e nuk bejne gje tjeter po vecse cojne uje ne mullirin e qeverise.
        Me respect.

  12. BESNIK DERVISHAJ says:

    Miqte e mij .mos e cani koken fare per borxhet qe ka marre sali berisha.
    tek e fundit do te shesi shtepine e tij ne vucitern edhe pervec borxheve qe qe ju ka marre te huajve, do ti laje te gjitha dhe do ti mbeten disa qindarka per pleqerine.

  13. BESNIK DERVISHAJ says:

    SALIU THOTE QE DO TE NXJERRE BORXHIN NGA PUSI.
    PO SALIUN SKA BURRE QE TA NXJERRE NGA PUSI, POR DO TA FUSE ME THELLE ATE.
    DO TE ME VINTE KEQ SE ESHTE MIKU IM ,POR NE FUND TE FUNDIT ATE PUS E KA NDERTUAR PER VEHTE ME DUAR DHE ME THONJ, PRANDAJ ESHTE GJUNAH QE TA NXJERRESH NGA PUSI I TIJ I DASHUR.
    ADIO SALI.

  14. Frederik says:

    Pushteti i sotem dhe i neserm Berishian nuk ka as pergjegjesine me te vogel per tatepjeten ekonomike qe ka marre Shqiperia . Parimi filozofik se ekonomia percakton politiken dhe politika ndikon mbi ekonomine eshte sqaruesi me i mire se perse Shqiperia eshte aty ne ate gjendje pothuajse kolapsi ekonomiko-politik .
    Sali Berisha edhe ne gjendjen me te keqe qe mund te imagjinohet qe te kete vendi , do te mundohet te manipuloje te tjeret duke i ftuar ata per ta shpetuar ate dhe Shqiperine nga gjendja ne emer te patriotizmes dhe me kushtin qe ai te jete perseri ne krye.
    Normalisht shkaktari nuk mund te jete zgjidhes i problemit.
    Por nje e keqe bashkeshoqeruese e ketij pothuajse kolapsi ekonomiko – politik eshte dhe shoqeria mbareshqiptare mbeshtetese pa arsye dhe gjykim per Sali Berishen dhe shpurren e tij. Kur vendi te marr fund keta jane aq te papjekur dhe te pacipe sa nderrojne shpejt lekure dhe kerkojne shpetim. Shoqeria e sotme shqiptare eshte e semure nga idete dhe civilizimi shoqeroro-politik , sqaroj ketu se jo vetem ndjekesit e Berishes jane te tille , por dhe nje pjese e madhe e opozites qe shoqeron lideret e tyre ne varesi te plote dhe pa kerkesa te kushtezuara duke pritur nga ta rrugen e zgjidhjes. Ata ende nuk dine te reagojne dhe kundershtojne lideret e tyre shpirterore per çeshtje qe prekin qendrueshmerine e shtetit shqiptar dhe per mireqenien e tyre. Ata perpunohen lehte dhe çohen ne sakrifice per pushtetet e liderve te tyre. Pikerisht se eshte kjo gjendje , ku poltika shqiptare eshte e papergjegjshme per fatet e vendit dhe civilizimi i shoqerise shqiptare eshte larg nga ai i duhuri per te marre ne shpatulla pergjegjesite e vendit. Kjo shoqeri duhet te filloje te linde nga gjiri i saj fryte qe garantojne mireqenien shoqerore dhe jo si kjo pjelle e kalbet politike me destinacion shkaterrimin e shoqerise dhe shtetit shqiptar.
    Per mua perspektiva eshte e zymte dhe shqiptaret ne perfundim te kesaj vazhdueshmerie kane per te rifilluar me sistemin e triskave per te mbijetuar. Sa kohe qe politikanet ndiqen nga turmat verbazi dhe ata nuk vleresohen nga ato qe bejne , por nga ato qe thone , deshtimi eshte i sigurt.
    Zoti dashte dhe fillon dhe u zgjon mendjen shqiptareve per te shpetuar nga pusi i borxheve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje