Sot dy vite pas zgjedhjeve të kontestuara parlamentare në Shqipëri, europianët janë të lodhur nga kriza më e gjatë politike në dy dekada në këtë vend ballkanik.
“Europianët janë të lodhur nga Shqipëria. Është në dorë të Tiranës që të marrë përsipër përgjegjësitë,” i tha një diplomat nga Brukseli AFP-së, duke përmbledhur qëndrimin e Bashkimit Europian, ku Shqipëria pretendon të anëtarësohet në një të ardhme të afërt.
“Nuk po shoh që situata po përmirësohet,” tha Komisioneri për Zgjerimin i BE, Stefan Fyle.
Kjo situatë u provokua kur Partia Socialiste e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, pretendoi për manipulime elektorale dhe kërkoi një rinumërim të votave të hedhura në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009.
Demokratët në pushtet, të udhëhequr nga Sali Berisha, kanë hedhur poshtë në mënyrë të vazhdueshme kërkesat e opozitës, e cila ka bojkotuar parlamentin përpara se një delegacion i pjesshëm të kthehej në Kuvend.
Çdo palë zgjedhje në Shqipëri që pas rënies së komunizmit në fillim të viteve ’90 është shoqëruar nga akuzat për manipulim.
Albert Rakipi i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, një trupë kërkimore jo qeveritare thotë se ka pak shenja për kompromis.
“Kjo do të dëmtojë perspektivë evropiane të vendit,” shtoi ai.
Shqipëria ka thënë se dëshiron të marrë statusin e kandidatit për në BE në fund të këtij viti.
Por ndërsa kriza vazhdon, shumë vendime kyçe që kërkojnë tre të pestat e votave në parlament janë të bllokuara për shkak se mungojnë ligjvënësit e opozitës.
Këtu përfshihen ligje për reformat në gjyqësor e në ekonomi si lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, të kërkuara nga Brukseli si parakusht që Shqipëria të bashkohet me bllokun.
Përpjekjet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara për të ndërmjetësuar krizën kanë dështuar pa ndonjë rezultat dhe Berisha e Rama kanë ruajtur pozicionet.
Në janar kriza u bë e dhunshme kur katër persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një përplasje në një protestë antiqeveritare në kryeqytet.
Disa po përfitojnë nga kriza, ndërkohë që janë raportuar nga media një numër ndërtesash ilegale të ngritura së fundmi, përfshi ato në brigjet e Adriatikut.
Komuniteti ndërkombëtar ka shpresuar se zgjedhjet lokale të 8 majit do të ishin një shans për Shqipërinë për të treguar maturitet politik. Por si zakonisht, numërimi i votave u kontestua në disa zona, përfshi Tiranën.
Kryebashkiaku në detyrë, Edi Rama, i shpallur fitues i garës për kryebashkiak, u rrëzua nga froni pas një numërimi të dytë votash.
Rama ishte shpallur fitues me vetëm 10 vota, por disa rinumërime të votave të hedhura në kutitë e gabuara të votimit, që në fillim ishin konsideruar të pavlefshme, i dhanë fitoren me 95 vota Bashës.
Rama pretendon se rezultati është manipuluar dhe se procesi është ilegjitim.
Europa insiston në një reformë të plotë të sistemit elektoral shqiptar. Opozita megjithatë refuzon edhe që ta marrë në konsideratë këtë çështje derisa autoritetet të njohin Ramën si kryebashkiak të Tiranës.
“Është e kuptueshme që një reformë e plotë e kodit zgjedhor është e nevojshme dhe duhet të kryhet në bashkëpunim mes mazhorancës, opozitës dhe shoqërisë civile,” tha Fyle para Parlamentit Europian. “Kjo do arrihej vetëm nëse partitë politike… gjejnë një mënyrë për të folur me njëra- tjetrën. Retorika konfrontuese vetëm sa do rrisë tensionin në vend.”
mos prisni te behemi si ju.ne jemi vemdi me i begate ne bote.ne e kemi care rrugen e historise me shpate ne dore.kur zoti krijoje popujt dergoi engjellin ti sistemonte sipas shteteve.pasi mbaroje engelli punen zoti doli vete te kontrollonte.dhe sic kupohet nga siper lexonte emrat e popujve te cilet engjelli i kishte vendos neper fucia gj4ante dhe te mbyllur me kapak me emerin siper.zoti sheh nje fuci pa kapak dhe i thot engjellit se ka harruar ta mbylle.engjelli pergjigjet,nuk e harrova,ata jane shqiptare dhe nuk e lene njeri tjetrin te dali nga fucia.nqs njeri do perpiqet te ngjitet larte te tjeret do ta terheqin nga kembet poshte…keta jemi ne dhe keshtu do jemi…
Po keta budallenjte ne Bruksel nuk e kuptojne qe as Berishes dhe as Rames nuk i intereson integrimi. Pse budallenj jane Berisha dhe Rama qe ta bejne gjyqesorin te pavarur e te shkojne ne burg si ish-kryeministri i Kroacise. Kriza do vazhdoje edhe disa vjet se me sa duket u intereson te dyja paleve. Diten do zihen, naten do ndajne leket. Shumica e popullates le te beje ate qe di te beje me mire: t’i fusi nje dopio edhe ta nxjerri trurin ne afolio.
Europa nuk eshte e lodhur me shqiperine por me familjen konfliktuale kanunore berisha.
e kuj ju be vone se qenka lodhe europa apo se nuk po i del ndonje qyl kendej?
edhe pse kemi probleme ne kemi punen tone europa ka te veten, sikur jemi gje familje dhe qenkan lodhe ata nga sedra dhe turpi familjar…
Evropa e ka fajin vete gjithashtu dhe SHBA, Nuk e kuptoj kaq e veshtire eshte per keta njerez te vene doren mbi plage, dhe te flasin hapur se: SALI BERISHA ESHTE SHKAKTAR I GJITHE KESAJ, DHE AI PO KTHEHET NE NJE DIKTATOR DEFAKTO, si mund te trembet nje komunitet i tere, nga nje LESHKO, HALABAK, QE KA LARE OTURAKUN E ENVERIT, NQS ata duan ta ndihmojne popullin e RRASKAPITUR SHQIPTAR, se fatkeqesisht ne nuk jemi te zotet e vetes, dhe per te ndalur nje gjakderdhje te mundshme, ata mund ta bejne ZAP kete PACAVURE, shume lehte dhe per nje kohe te shkurter, por ata nuk e bejne kete, nuk e kane bere as ne VENDET ARABE, dhe asgjekundi, ata i lene gjerat te shkojne deri atje ku nuk duhet te shkohet, dhe pastaj UA cfare po ndodh atje te ndalet gjakderdhje menjehere, dalin me deklarata te bujshme, eshte fatkeqesi por keshtu ndodh, DHE NE PO SHOKJME NE TE NJEJTEN RRUGE, si SIRIA, EGJYPTI, LIBIA ETJ.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
he pra cohu cfare pre!?
si evropa (te themi pa dashje) ashtu dhe amerika (te themi me dashje) kane interes qe zjarrit t´i hidhet benzine. prapaskenat kane nje sere piksynime qe ne si popull eshte veshtire ose nuk kemi kurre per t´i marre veshe. ata duan ne pushtet, pushta qe jane gati te bejne gjithcka, dhe ne te tilla raste i vetmi njeri me shume fytyra (kamaleon i vertet) eshte profesor SALA(me peshtiret kur shkruaj emerin e tij), LILI i 20%, LULI sevil-halduti, si dhe shume manjake te pares, qe paraja per ta ka me shume vlere sesa fuqia politike qe ata mbeshtesin.megjithate do zoti te shpertheje dhe njehere…ju prsh.
Nuk me kujtohet per momentin stimulanti qe i injektohet kujave te garave nji art droge ,shkurt qe te fitoj garen.
Te njejten gje ka pompuar Europa qeverine Shqiptare kto 20 vjet ,pra pasi i ka injektuar Gomarit Shqiptar ate droge “shpejtesie” tani del e ankohet ,ahaaa u lodhem ne Europianet me ju “Shqiperine” e s’ju kapim dot .
Po saliun e keni cdo muaj aty mer perverse arrogante ,perse se lidhni ,apo ju pelqejn ato §frutat e tij .
Hipokrite te pafytyre ,karaktere Maskash ,si mot edhe sot .
Fajin e Ka Edvini me Mafijozat e Tij..
EH mor Fitim ”trimi” qe nuk e more dot vesh Kurre se sa INJORANT qe je.
SIRENAT E DEMOKRACISE DHE AMBASADORET NON GRATA
– Nje flakareshe e fuqishme e Uashingtonit per poltikanet e mbrapshte shqiptare
– Kolonelit te kusarise nuk ka kush ti shkruaje ….!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Si Departamenti Amerikan i Shtetit, si Komisioni Evropian, si Parlamenti Evropain, si Keshilli i Evropes , si ODHIR-i u bien sirenave te alarmit e fshikullojne ashper kusaret shqiptare te votave me Berishen ne timon , deri me anullim vizite ne castet e fundit, sic veproi me plot te drejte kryeministri de jure e de facto i Evropes se Bashkuar Z. Barroso para nje muaji!
Asnje prej liderve shteterore te Evropes se Bashkuar nuk i dhane shansin kryeministrit kusar shqiptar Sali Berisha as per nje fotografi kortezie ne Bruksel, ku vajti me taksat e shqiptareve vec per nje gje te tille… Kolonelit te kusarise nuk ka kush ti shkruaje, do te titullonte romanin e ri Nobelisti Gabriel Garcia Markez nese do te merrte vesh kete fakt turpi per politiken kusare e vrastare shqiptare.
Krejt ndryshe ndodhi keto dite ne Tirane me nje ambasador qe i perfaqeson deri diku edhe Evropen edhe SHBA-ne. Ne kundershtim flagrant me mesazhet e qarta nga Brukseli dhe Uashingtoni ai deklaroi paciperisht se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i drejte. E beri kete deklarate flagrante , para se Kolegji veta te kishte zbardhur vendimin e sqaruar argumentimin ligjor te tij . Ambasador mjeran…. Ambasador turpi edhe sikur te perfaqesonte Zimbabvene e jo me SHBA-ne dhe BE-ne!
Nuk di cfare pret opozita ta shpalle non grata e te nderprese cdo kontakt me te! A e di kjo opozite se brenda 48 oresh ai dhe cilido ambasador tjeter qe do te vepronte ne kundrshtim flagrant me te drejten nderkombetare dhe kodin diplomatik do te merrte me vete valixhet e sikterrisej nga Shqiperia!
Udheheqja e Shqiperise e popullit te saj ne rrugen e demokracise eshte detyre e shenjte e shqiptareve jo e kusareve, vrastareve, despoteve e zullumqareve! Aq me pak e nderkombetareve!
A nuk e tha acik kete gje Drejtoresha e Ceshtjeve Juridike për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore ne Departamentin Amerikan te Shtetit, Jennifer Brush, duke i dhene flakareshen me te fuqishme politikes kusare e te mbrapsht shqiptare! God bless USA!
FAJIN e ka paraja e fituar pa djerrse e ketyre qe na qeverisin sot dhe dje.Duke vjedhur e riepur popullin fukara,duke marre borxhe te medha dhe duke fituar pjesen e luanit per xhepin e tyre,kane mesuar formulen e fanshme te turkut ,po volle vetem per vete vendin e ke ne burg,po volle dhe e ndave me “miq te mire” e shtyn sa me gjate,kete zbatoi Nanua,kete po ben sot Saliu me Meten.NJe pjese e parase te pa djers e dergojne si 20% TEK DALLAVERAXHNJTE QE DERGON EVROPA TEK NE,dhe keta nuk jane pak qe marrin persiper te ndihmojne vendet me demokraci ne zhvillim.Prandaj vijne dhe seksere te tipit Fazllici per te mbledhur %.Vetem ndergjegjesimi i rinise dhe mases te qytetarve ne qytetet e medha mund te ndryshojne fatet e vendit,po te ish per perendimin Mubaraku i Egjyptit do te ishte brez pas brezi ne pushtet se i lyente rrotat mire te gjithve,por kur populli e vuri me shpatulla pas muri ,perendimi i vuri shkelmin dhe e leshoi pa parashyte ,vetem kur zemerimi popullor ,reagon ndaj padrejsise atehere mund ta hedhin pa parashyte edhe SALIUN ME CO.
u lodhen evropianet? kush ata qe vijne e shkojne te veshur shik me dieta 500 doll/dita, me benefite dhe inidferentizem? kush u lodh ata apo populli i gjithi qe ka 20 vjet qe shpreson, lufton dhe mbeti aq i varfer sa ishte? Fyle ne vend qe te lidhet ben mire mos te beje neutralin qe ta kete mire me te dy palet….