Ish-kryetari KQZ-së, Ilirian Celibashi thotë se ka vlerësuar pozitivisht procesin në Shqipëri deri në datën 8 Maj, por nuk ka të njëjtin mendim pas kësaj date. Sipas tij ishte një shans që zgjedhjet të arrin një standart dhe në procesin e numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve por kjo nuk u arrit.
Zoti Celibashi komenton situatën të krijuar pas vendimeve të KQZ-së e më pas të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e kutive.
“Duket nga përfundimi këtij shqyrtimi (rinumërimi në KQZ) ne kemi probleme me të dhënat që përmban tabela përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Tiranë. Nuk mundem të them tani nëse kjo ka ardhur për mungesë të vullnetit të KQZ-së apo KQZ e ka zbatuar këtë urdhërim të Kolegjit Zgjedhor dhe ne jemi përsëri në këtë situatë kur kemi këto të dhëna jo të tilla sikurse ato duhet të jenë sipas Kodit Zgjedhor”, deklaron Celibashi.
Celibashi thotë se Kolegji Zgjedhor duhet të kishte marrë parasysh kërkesën ankimore të PS, që bazohej në mospërputhjen e votave dhe listës së zgjedhësve që kanë votuar. Ish-kreu KQZ-së thotë se të gjithë duhet ta kënë të qartë se vendimet përfundimtare të insitucioneve të zgjedhjeve duhet të jenë të gjithëpranuara sepse në të kundërtën cënohet i tërë procesi zgjedhor.
Sipas tij KQZ duhet të kishte dhënë një shpjegim e një përgjigje për mospërputhjen e votave në kuti por kjo nuk u bë.
“Bindja ime është që kjo mospërputhje e të dhënave të tabelës përmbledhëse të rezultateve për kryetar bashkie në Tiranë në kushtet kur diferenca midis dy kandidatëve është mjaft e ngushtë mendoj që i jep të drejtën Kolegjit Zgjedhor apo i kishte dhënë të drejtën edhe detyrimin KQZ-së t’i jepte një përgjigje këtyre mospërputhjeve. Sepse nëse t’i thua që këto mospërputhje janë për shkak të gabimeve njerëzore kjo nuk është e mjaftueshme sepse ty do të duhet ta shpjegosh kush është ky gabim njerëzor që ka sjellë këtë mospërputhje.
Nëse rezulton që kjo mospërputhje është rrjedhojë e një gabimi njerëzor atëhere edhe nëse diferenca ndërmjet dy kandidatëve do të ishte akoma më e ngushtë e rendit të 1 vote le të themi dhe këto mospërputhje do të ishin të disa mijera votave përsëri nuk do kishte asnjë lloj problemi. Është e domosdorshme për shkaqe ligjore që të shpjegohet qartë edhe në mënyrë të plotë e përfundimtare se përse është kjo mospërputhje ndërmjet shifrave që rezultojnë në tabelën përmbledhëse të rezultateve. Të thuash këto janë rrjedhojë e gabimit njerëzor pa shpjeguar cilit gabim njerëzor nuk ke thënë asgjë, nuk ke dhënë përgjigje për këtë pyetje. Mospërputhja e të dhënave në tabelën përmbledhëse të rezultateve jo sipas ligjit zgjedhor tonin, gjë që do të ishte e mjaftuehme në këtë rast por edhe sipas praktikave edhe eksperiencave ndërkombëtare tashmë këto të përfshira edhe në dokumentet që flasim për standartet e zgjedhjeve të lira të drejta dhe të ndershme, klasifikohen si shkaqe të para dhe të rëndësishme për të vënë në dyshim integritetin e procesit zgjedhor. Unë nuk mund të them që ky rezultat zgjedhor është rezultat i një procesi manipulative, por kam të gjithë të drejtën që ta kontestoj këtë proces dhe ta vë në dyshim për sa kohë unë nuk kam një shpjegim të qartë ligjor dhe të plotë në lidhje me këto pretendime”, sqaron ish-kreu KQZ-së.
Për Celibashin problemet nisën pas vendimit të KQZ-s për hapjen selektive të kutive.
“Opinioni im dhe bindja ime e kam thënë edhe më përpara këtë që ai vendim i KQZ-së nuk duhet të ishte marrë edhe pse sot ky vendim konsiderohet i ligjshëm sepse Kolegji Zgjedhor e konsideroi të ligjshme këtë procedurë të nisur nga KQZ. Por unë jam i bindur nëse KQZ do t’i kishte qëndruar sipas mendimit tim strikt asaj procedure që për mua është e plotë në Kodin Zgjedhor. Unë mendoj nëse sot ne do të kishim këtë rezultat të shpallur nga KQZ, sikurse KQZ ka shpallur sot, ku kandidat fitues është shpallur zoti Basha, jam i sigurtë që edhe shkaqet e pretendimet apo pretekstet e subjektit PS apo kandidatit Rama do të ishin të vështira për t’u ngritur. Unë mendoj se pikërisht kjo procedurë e ndjekur në mos shkaqet e përligjura i ka dhënë pretekste të përligjura qoftë zotit Rama qoftë PS-së për ta kontestuar këtë process”, përfundon zoti Celibashi.
Top Chanel
KQZ-ja nuk spjegoi votat teper se i kishte futur vete keto vota ne kutite e votimit qilaret e saj ne terrin e nates. Me urdher te Saliut dhe ekzekutim direkt nga Kryetari Ristani. Vetem dallkauke si Artan Hoxha Fillosofi nuk arrijne ata kuptojne kete palo gje.
Jane kater arsye pse zgjedhjet duhet me u perserit:
– rezultati mes dy kandidateve eshte shume i ngushte, aq sa mund te quhet i barabarte,
– gabimet ne numrim jane me te medha se diferenca mes dy kandidateve, pra nuk ben dot diferencim mes tyre
– nuk rakordojne vlerat. mbase ka qene edhe ne te shkuaren keshtu, por kete radhe kjo nuk tolerohet e as neglizhohet, se kjo diference ne kuadrim dikton rezultatin,
– nuk mund te kete “deficit” mes votave, as “suficit”, pasi jane flete dhe mund te numurohen sakte, ose te kerkohet spjegimi pse ndodh kshtu,
– kandidati i trete H.Milloshi eshte i humbur, prandaj dy te paret te kalojne ne balotazh.
Aty, kush fiton, hallall.
KUSHTETUTA E ZGJEDHJEVE DHE MEGA- KRIMI I VJEDHJEVE
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kodi zgjedhor dhe klani mega- vjedhor
Kodi zgjedhor eshte ligji, eshte Kushtetuta e zgjedhjeve ne Tirane dhe mbare Shqiperine! Ai percakton sakte dhe qarte se vendimet e rendesishme te tij duhen marre me te pakten pese vota pro. Si zbatohet ai ne praktike, ne jete!?
Neni 2 i tij eshte nje mur i pakapercyeshem per kete kusari teper te qarte e ster- transparente ne felliqesine dhe paligjshmerine e saj.
Na del nje Arben Ristan dhe tre musketiere te Sales qe e kthejne KQZ-ne ne nje super KZAZ kusarie, na del nje Kolegj Vjedhor dhe legalizon 357 ” vota qe shprehin qarte vetem e vetem vullnetin” dhe kusarine e Berishes per te shpalle humbesin Lulezim Basha dhe krejt banden e hajnave me Krye-Komisarin e saj Berisha ne krye si fitues e fituesin e ligjshem Edi Rama si humbes! Votimi eshte kater me tre ne llogore strike partiake.
Shkelje flagrante e ligjit… Alibia qe perdoret eshte edhe me kriminale se vete aktet e tyre krejt kriminale e kusare… Pas nje jave qe na e kane hedhur njehere nenshkrimin ne ato protokolle apo proces verbale na del nje numerues votash gjithnje i PD-se se Salise dhe ankohet se i kane dale nga 1- 15 vota teper.
Nje shkelje flagrante e hapur ligjore qe duhej te conte ne pranga jo vetem keta numeratore, por edhe ligjeruesit e ankesave te tyre te porositura e urdheruara nga vete Berisha, e te zbatuara nga Ristani!
Njeriu me top i kusarise se votave !
Hajnat mbushin kutite me gjyle votash te falsifikuara naten, numeratoret e topave te hajnise se Berishes ankohen diten! Sali Ristani urdheron rinumerim, legalizim te votave qe shprehin qarte vetem synimin e Padrinos Berisha per tia vjedhur votat ne tavoline fituesit te ligjshem Edi Rames dhe opozites se bashkuar!
Si mund te degjohet e merret parasysh ankimi i nje numeruesi qe ka nenshkruar pa asnje ankim ose verejtje njehere… Si mund te dale nje numerues i caktuar nga PD-ja apo PS-ja mbi 4- 8 komisioneret e saj te ligjshem!?
Si mund te nenshkruaje dy procese krejt te kunderta brenda pak ditesh!?
Cfare pret Z. Ina Rama e prokuroret e saj per ti arrestuar ne flagrance jo vetem keta numerues fakira te shternguar ose te paguar, por pike se pari urdheruesit e shternguesit e tyre Sali Ristanin ne flagrance!
Jo vetem ata, por edhe gjyqtaret e marre peng nga policia e forcat speciale te Berishes te Kolegjit Zgjedhor, te vene nen shtetrrethim nga Padrinoja e “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit.
Nje denoncues e mur i pakapercyeshem ligjor – 870 vota pa votues!
Pothuajse ne te gjitha kutite e rishikuara e legalizuara nga Sali Ristani kishte nje perputhje perfekte midis votave ne kuti dhe numrit te votuesve qe i kane hedhur ato! Pra gabimi eshte nje zero perfekte! E kamikazet e kusarise elektorale ne Komisionin Qendror Vjedhor dhe Kolegjin Vjedhor dalin me vendime per te ndrequr gabimin zero!
Po si mund te ndreqet, si mund te korigjohet nje gabim qe nuk ekziston!? Vec Sali Berisha dhe kusaret e tij mund ti pergjigjen kesaj pyetjeje rrenuese e denoncuese per kusarine elektorale me transparente ne historine e Shqiperise! Nje vetdenoncim perfekt i hajnave te Berishes ne KQZ dhe Tom Ndreces ne Kolegj Zgjedhor!
Jo vetem kutite e thyera e te shqyera, jo vetem mungesa e kodit te peste, jo vetem votat e nje kutie qe gjenden ne nje tjeter me kilometra larg, jo vetem arroganca ala berishiane e Sali Ristanit, por mbi te gjitha 870 votat me teper se numri i votuesve jane nje denoncues i hapur dhe mur i pakapercyeshem ligjor per kusaret dhe kusarine e Sali Berishes.
Tek Neni 2 i Kodit Zgjedhor dhe tek ky mur ligjor do te perplasin kryet heret a vone jo vetem ata, por edhe bashkepuinetoret e tyre ne kete maskarade te papare elektorale, sapo te rivendoset shteti ligjor ne Shqiperi!
Me gjithe fuqine e ligjit
Ne baze te Kodit Zgjedhor , Kolegji ben intepretimin e ligjit dhe vetem ne baze te tij jep drejtesine vetem mbi bazen e ligjit. Ajo qe beri Kolegji Zgjedhor , ashtu si Komisioni Qendror Vjedhor ishte zbatimi i urdherave te Saliqit. Ai jo vetem dha antidrejtesine, por shkeli rende Kodin Zgjedhor duke prekur shpirtin e thelbin e tij, e drejte dhe kompetence ligjore qe e ka vetem Kuvendi pas diskutimeve dhe konsesnsit te partive politike.
Pra si KQZ-ja edhe Kolegji Zgjedhor i ka dhene vetes kompetenca qe nuk i kane. Ato jo vetem kane anashkaluar dhe mbikaluar Kuvendin Popullor per nje ligj qe kerkon tre te katertat e votave te tij, per cka duhet te pergjigjen para ligjit dhe Kushtetutes per shkelje flagrante te tyre se bashku me Sali Berishen, shkelesin dhe dhunuesin me te madh te ligjit dhe Kushtetutes ne Shqiperi!
Duke i dhene autorizim te kunderligjshem KQZ-se te numeroje e ligjeroje cdo vote te pavlefshme, ne fakt Kolegji Zgjedhor vetem ligjeron vjedhjen e votave.
As me shume e as me pak se Kushtetuta e Zgjedhjeve, Kodi Zgjedhor, neperkembet e dhunohet prej ligjeruesve te vjedhjeve!
Deoncimi i kesaj maskarade, mosnjohja e kesaj megavjedhjeje elektorale, kerkesa per zgjedhje parlamentare te parakohshme eshte nje e drejte dhe detyrim ligjor i opozites dhe liderve te saj. Perndryshe ata kthehen ne bashkepunetore te kusareve berishiste dhe bashkefajtore te Sali Berishes ne kete atentat te perseritur e teper transparent ne felliqesine e tij kunder demokracise shqiptare! Zero tolerance !
Pelivani i Saliut , gangster Ristani e ka provuar njehere .
Nuk ka Sali qe e shpeton .
Fatkeqesia e tij quhet si gjithmone, Sali .
ndryshimet mes te dy kampeve PD dhe PS jane se ne PD jane rreshtuar gjithe hajdute,kriminele dhe shum injorante,………qe dalin dhe te fyejne, duke te mbushur dhe mendjen qe eshte sic thon ata……..
ndersa keta te PS flasin me argumenta,dhe te bindin.
Z CELIBASHI JU UROJ PER SHPJEGIMIN QE I BENI ZGJEDHJEVE…U PA DIREKT NE TELEVIZIONE SE KUSH DOLI 10 VOTA ME SHUME POR RISTANET E GATUAN NJE CORBE QE NUK E KA PARE HISTORIA SE E BERI HAPUR DHE MENDOI SE POPULLI BUDALLA POR JO I DOLI BOJA RISTANEVE SALIVE DHE LULERVE TURP NE 20011 TIRANEN TA DREJTOJE NJE KUSAR VRASES DHE VOTAT I VJELL ME SALI SHPELLARIN O LUL NUK E ARIN DOTE EDIN TY SE ESHTE ARTISTE CUNE TIRANE…
Po si te theshte qe i futi sala ?
E sqaruan filozofet Cupi me Hoxhen, Cupi tha:Ne 6 korik kolegji vulos Lulin ne Bashki. Hoxha tha,me ante te sofizmave te milimikronit dhe me te dhjetemijtat e mikronit,se ne c’do votim s’ka perputhje per matricen e .Z.Ngjela sipas se ciles ne se Nr i votave del me shume o me pak se votuesit,matrica eshte shkelur,kutia S’KA VLERE. Filozofi hoxha qe ligjet e matjeve ja vesh filozofise s’pranon matricen e Ngjeles.
Konkluzion:Dhelperite per vjedhjen e votave nxoren fjalorin e ri: 1-Gabimi njerzor , si do qe te jete falet,tani me kete ligj do ti nxjerim nga burgjet te gjithe c’kane bere gabime njerzore. 2- Shqiptari asnjehere s’pranon gabim,as Rama as Saliu s’pranojne gabime,keto i bene -OFP-ite, ata e dine si e qysh.3-Ligjet e futbollit(votimeve) i ndryshon arbitri edhe gjate lojes.4- Kolegji po te pranoje vjedhje votash Saliu burgoset,pas kesaj s’kane ku kullosin gjithe ato hiena.5-Votimet tona do behen model ne OKB per “pastertine” e tyre.ndaj Shqiperia po ndryshon,uraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…………………… Cunami.
zoti celibashi! A MUND TE KETE MANIPULIM VOTASH,NESE NUK DO KET VOTA[PRA POPULLI TI BOJKOTOJ VOTIMET]??????????????? APO EDHE ATEHERE DO THUHET QE DOLEN 60% E VOTUAN PER SALEN 60% E ATYRE QE DOLEN ??????????????????????????????? TE FALA BEJI FATMIR MEDIUT PO DERRAT NGA TURIRI DUKEN SE E KANE NJELLOJ
“në mos shkaqet e përligjura i ka dhënë pretekste të përligjura ”
Po pse mor zoteri ve ne dyshim pikerisht ato qe argumenton vete?!!!
Pretekste? E kush ja ka ngene preteksteve.
KUR THUHET SE KA NJE GABIM, ATHERE DUHET TE NXIRRET FAJTORI APO FAJTORET NE GRUP.mBIEMERI NJEREZORE QE I ESHTE VESHURE GABIMIT NUK KA KUPTIM ASKERKUND ME ARITHMETIKEN E THJESHTE.tE SHPALLESH FITUES ME GABIM SI NGA KQZ.APO EDHE KOLEGJI ZGJEDHORE DO TE THOTE GABIM NE KATRORE.Rezultati perfundimtare nuk mund te perfshije asnjelloje gabimi.Pra duhet korrigjuar gabimi, qe fillon me nje gabim tjeter dhe perseri jemi gabim.Spacialista te te gjitha fushave e kane te qarte se si behet korrigjimi dhe artikulli drejtues.Ketu ka dy rruge ose te pranohet fitorja e Edit ose te poerseriten votimet per ti dhene nje shanse humbesit qe do te qendroje mbi gabimin.Eketu nuk kemi asjge njerezore por manipulime te qarta te pastra e te zbardhura.Votuesit nuk mund te shalojne gabimin!