Një fenomen i tillë befasues ndodh tmerrësisht rrallë dhe njihet me emrin “buzëqeshja në qiell”.
Kushte e çuditshme atmosferike krijojnë një ylber me kokë poshtë, siç ka ndodhur edhe në Britani. Ndryshe nga ylberët normalë që shkaktohen nga pikat e shiut, ai formohet nga kushtet atmosferike, që shihen vetëm në polet e jugut e të veriut. Kështu, fenomeni shkaktohet nga drita që shkëlqen përmes kristaleve të vegjël në re.