Në Maqedoni nuk ka më media opozitare

7 Korrik 2011, 13:18Politika TEMA

Organizata për Sigurinë e Bashkëpunimin në Europë ka paralajmëruar se mbyllja e tre gazetave opozitare e ka eliminuar praktikisht shtypin opozitar. OSBE beson se mediat kritike me qeverinë kanë qenë objekt sulmi nga autoritetet. Në atë që njihet si ‘e premtja e zezë e gazetarisë në Maqedoni’, tre gazeta opozitare, Shpic, Vreme dhe Koha e Re janë mbyllur njëkohësisht. Ato ishin në pronësi të Velija Ramkovskit. Edhe televizioni i tij A1, është drejt mbylljes. Autoritetet thonë se perandoria e tij mediatike duhet të paguajë 10 milion euro taksa. Edhe pesë gazetarë të njohur të një gazete në pronësi të grupit gjerman WAZ janë larguar nga puna. Organizatat e gazetarëve thonë se ky është një tjetër zhvillim negativ. Gazetarët kanë protestuar, por kjo duket se nuk ka më shumë rëndësi. Tashmë Gruevski, siç raporton Balkan Insight, ka nën kontroll thuajse të gjithë informacionin publik.

4 komente në “Në Maqedoni nuk ka më media opozitare”

  1. Shqipe says:

    WOW . Sa i “cuditshem” ky lajm per Tiranen, ku shtypi i pavarur dhe opozitare “gezojne” rrespektin e plote dhe mbeshtetjen e shpellarit tone……

  2. Engjell Shehu says:

    Ne shqiperi dhe ne Maqedoni eshte normale qe nuk kane opozite pasi opozitat punonojne kunder interesave te shteteve te tyre.

    1. Poshte diktatura says:

      Desha te te shaja po tani qe e mendoj sja vlen. Ty te ka lene zoti qyryk ka ment o burr me keq une skam cte te bej. Opozita e keqe, e mira eshte te kishim vetem pd e salen,mortja juve dhe demokracis qe ua ka mesu enveri.

  3. bardi says:

    Nuk ka si te jete ndryshe ,mediat opozitare duhet me cdo kusht me i mbyll ,se keshtu i vjene vdekja ketij palo sistemi si ne SHQIPRI dhe ne MAQEDONI.Sistemet e SALES dhe GRUJEVSKIT duhet ta di i gjithe sistemi kapitalist perendimor qe udheheqes shpirtror kane sistemet ekaluara ,ku cdo gje varej nga njeshi.Por duke lejuar nje sistem te tille si EUROPA DHE AMERIKA nuk bejne gje tjeter vecse denojne veten e tyre.Sepse rrezimi i ketyre te ashtuquajtura sisteme te demokracis ,qe vetem ate nuk kane do reflektoj dhe te ata ne EVROP DHE NE AMERIKE.dhe ne per te dhene shembull si fanar jemi te vetmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje