Partitë e reja që krijohen, por dhe ato që ekzistojnë, zakonisht bazohen në disa programe që kanë të bëjnë me politikat e ndjekura, ekonominë, problemet sociale, mjedisin, emigrantët etj.
Por, në Zvicër tashmë prej pak kohësh është krijuar një parti që nuk përfshin asnjërën nga këto. Ajo ka vetëm si qëllim që të kundërshtojë programin Power Point të Microsfot. Për këtë arsye, edhe emri i partisë është Anti PowerPoint Party.
Mund të duket e çuditshme, por ata që e kanë krijuar këtë parti e kanë marrë seriozisht dhe kërkojnë që të dalin partia e katërt në Zvicër, në zgjedhjet që do të zhvillohen në tetor.
Anti PowerPoint Party në fakt është një lëvizje ndërkombëtare, e cila kundërshton përdorimin e Power Point në punë dhe në universiete. Sipas kësaj partie, ky program shakton dëme ekonomike, mërzi dhe pak kreativitet.
Sipas APPP, janë plot 250 milionë persona në ditë që detyrohen të përdorin programin e Microsoft. APPP thotë se për të blerë këtë program harxhohen 110 milionë euro në vit, të cilat duhen kursyer, duke gjetur metoda të tjera në vend të Power Point.
“Partija jonë bazohet në moton dhe bindjen që puna, me të gjitha aspektet e saj, duhet të jetë zbavitëse, përfshirë edhe kohën e shpenëzuar për prezantim të shfaqur në publik”, ka thënë kreu i kësaj partie, Matthias Poehm, një ish-inxhinier informatik.
SA e cuditshme kjo- vertete ne fakte eshte nje humbje kohe ne disa raste.
mendoje se eshte nje kreativitet por standarte qe mbetet ne jne kuader te vetem.
keshtu eshte kur ske halle ne jete, merrehs me pordh me rigon. kjo eshte tamam parti per shiptare. se jane dyst nga trute nuk kane hallel ose nuk i kuptojne se kane halle dhe kur e marrin vesh se ku eshte hallli kane shkuara per lesh
Shume mire e kane. Microsoft Office, jo vetem Powerpoint jane nje vjedhje marramendese.Kur doli Office 2010 shkonte tek 499 dollar. Eshte çmenduri ! Megjithate neve shqiptave nuk nga e fusin dot,se ne asnjeheri nuk i blen.Te gjithe i vjedhin !
APPP eshte krijuar ne 5 maj 2011 ne Zvicer dhe pretendon se kostoja qe i shkaton ekonomise se Zvicres eshte 2.1 miliard franga ose 1.7 miliarde euro ne vit.
Cila eshte alternativa e Powrpoint sipas APPP?
Nje tabele me leter te bardhe ku gjithkush e ka te lire te zhvilloje idene e tij .
Edhe Shqiperia pa tjeter duhet te krijoje nje parti te re,ku ligji Nr1 i saj te jete:Asnje shqiptar me renje komuniste nuk pranohet ne kete parti.Antaret e saj do krijojne edhe programin e Partise,qe mund te quhet PARTIA E HARMONISE SHQIPTARE.
R.Sulo
Po ti qeke komunist e shkuar komunistit o Sulo! Ku ka shqiptar qe nuk ka i dell komunisti!
Sa do rrosh do te mesosh.Epo te krijosh nje parti te tille as ne enderr nuk do te kishim shans qe ta shikonim.Por ja qe Zvicëra eshte vendi i çudirave.
Per te gjitha mbledhjet ketu ku punoj perdoret Power Point. Mua me ze gjumi gjate prezantimit, por jo vetem mua …
jam dakort me eraldin qe ne shqiptaret i vjedhim ,bile gjeja tjeter qe me ka cudit eshte qe interneti i zyres lidhet dhe ne shtepi ,ja kete nuk e bene njeri vetem ne shqiptaret dhe konkretisht intelektualet ,e kuptoni se sa te varfer jemi
Shijo ketu
http://xhaxhai.wordpress.com/2011/07/21/pamje-rrenqethese/