Brukseli ka vendosur gjoba deri në 500 mijë sterlina për disa muze, universitete, grupe biznesi e këshilla në Britani për shkak se nuk kanë vendosur flamurin e Bashkimit Europian dhe logot e tij.
Secili prej tyre ka thyer rregullat që kërkojnë vendosjen e simboleve të Bashkimit Europian si këmbim të parave të dhëna si grante.
Ministri për Komunitetet në Britanik, Eric Pickles, thotë se kjo është e pandershme. Ai ka kërkuar që gjobat të hiqen. Britanikët janë të zemëruar pasi thonë se kanë kontribuuar për BE-në me 6.4 miliard sterlina më shumë sesa u ka kthyer Brukseli.
po tek ne pse nuk japin grante, me gjithata flamur te BE-s qe kemi
Po vertete pse nuk na paguajn kur tundim gjithefar flamuresh ?
E kush tha qe nuk marrin para gjhithfare langosh qe shfaqin gjithfare flamujsh (pervec shqipes me dy krena)
Hajde c`behet.. Ku do t`ja dije Mbreteria e Bashkuar per kontinentin e vjeter pertej La Manchit ?!
Si shqiptar me nenshtetesi britanike, mendoj se Britania duhet ta lere bashkimin evropian. Britania nuk perfiton asnje gje pervec se kontribuon me shume se c’do shtet tjeter. Larg Evropes dhe larg euros. Evropa nuk eshte gje tjeter vec se nje diktatorship franko-gjerman.