Kompania që po tenton ta blejë përbën shqetësim për sigurinë kombëtare amerikane. Më 2008 Raporti Ushtarak i Pentagonit për Kongresin thekson se penetrimi në tregun amerikan i firmës 3COM CORP HUAWEI përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Amerikës. Në maj 2010 HUAWEI bleu firmën amerikane 3 Leaf Systems për 2 milion dollarë. Shitja u bllokua në shkurt 2011 nga Komiteti Amerikan i Investimeve të Huaja me arsyetimin se cenon sigurinë kombëtare të SHBA-së
Nga Gjergj Thanasi
Siç është bërë e zakonshme këto vitet e fundit, shqiptarët e mësojnë nga mediat e huaja bërjen në Shqipëri të privatizimeve, dhënieve me koncesion apo gjoja tenderave me vlera të mëdha prej miliona eurosh. Në ambientet e biznesit rajonal e më gjerë po flitet për një shitje të gjigantit shqiptar të telefonisë fikse, Albtelekomit. Si blerës i mundshëm i Albtelekomit përflitet kompania e fuqishme kineze HUAWEI Technologies Co. LTD. Firma kineze nuk është e panjohur për Calik Holding dhe Turk Telekom, pronarë të 76% të aksioneve që nga 1 tetori i vitit 2007. Në mars të vitit 2008 Telekomi, tashmë i privatizuar, krijoi firmën e telefonisë së lëvizshme Eagle Mobile, e cila brenda një viti kapi 10% të tregut shqiptar të telefonisë së lëvizshme me një numër të konsiderueshëm prej 385.000 abonentësh.
Privatizimi i Albtelekomit pati një odise të gjatë, që nga aventura e firmës mashtruese gjoja amerikane New World Telecom, e demaskuar me kurajo nga patrioti shqiptaro-amerikan, Gerri Kokalari, e deri tek parablerja e Albtelekomit nga Calik Group në kohën e Kryeministrit Nano. Në atë kohë opozita shqiptare dhe personalisht z.Berisha e sulmuan fuqimisht këtë shitje si mega- hajdutëri. Në Parlamentin shqiptar opozita e udhëhequr nga Dr. Berisha shkaktoi edhe incident diplomatik gjatë vizitës së Kryeministrit Erdogan. Me ardhjen e PD-së në pushtet, privatizimi turk i Albtelekomit ngeci në vend për disa kohë. Më pas PD-ja në pushtet me forcën e kartonit miratoi në parlament shitjen e Albtelekomit sipas “formulës” Nano.
Firma HUAWEI Technologies Co LTD. është furnizuesi më i madh në Kinë dhe i dyti në rang botëror i pajisjeve për rrjete telekomunikacioni me një prezencë realisht globale dhe me partneritete me shumicën dërrmuese të gjigantëve botërorë të fushës së telekomunikacioneve.
Besohet se blerja e Albtelekomit nga gjiganti kinez HUAWEI është në proces e sipër, ndër të tjera edhe sepse qeveria shqiptare, personalisht Kryeministri Berisha po e inkurajon këtë blerje. Vetë Kryeministri, në prani të personelit të Ambasadës shqiptare në Pekin, i nxiti investitorët kinezë ta blinin Albtelekomin pavarësisht se çmimi që kërkonin turqit mund të dukej i lartë. Nga pala kineze të pranishëm ishin shoqja Meng Wangzhou, anëtare e bordit të drejtorëve dhe shoku Ren Shulu anëtar i bordit mbikëqyrës të kompanisë.
Nëse kjo shitje do të realizohet, pa dyshim do të jetë një allishverish me leverdi për pronarët turq, veçanërisht tani që Albtelekomi po ndeshet me një tendencë të klientëve shqiptarë për të anuluar kontrata me të. Anulimi i këtyre kontratave, si për shërbimin telefonik edhe për atë të internetit, vjen për shkak të tarifës mujore të mirëmbajtjes, e cila konsiderohet nga klientët si e lartë dhe në rritje. Po ashtu disa reklama të Albtelekomit janë konsideruar si mashtruese (misleading) jo vetëm nga konsumatorët, por edhe nga entet shtetërore përkatëse. Z. Anila Jani, zv/Kryetare e Komisionit për mbrojtjen e konsumatorit dhe Drejtoreshë e Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregut dhe të Ndihmës Shtetërore në METE, në prezencë të gazetarëve lokalë të Durrësit dhe Kavajës ofroi disa shembuj sesi Albtelekomi ka shkelur të drejtat e konsumatorëve shqiptarë. Problematike, mashtruese dhe zhvatëse për konsumatorët shqiptarë po rezulton edhe oferta për internet me 999 lekë në muaj. Nëse këtyre tre arsyeve i shtojmë edhe çalimin e kujdesit për klientit, gjë që e kam provuar personalisht, mund të themi se konsumatorët shqiptarë janë në të drejtën e tyre të ndërpresin kontratat me Albtelekomin. Konsumatorët shqiptarë nuk kanë asnjë paragjykim ndaj pronarëve turq të Albtelekomit, thjesht gjykojnë me realizëm ofertën e Albtelekomit për to. Këtë mendim e mbështes edhe me fluksin e kërkesave të konsumatorëve shqiptarë për të mbartur numrat e tyre nga kompani të ndryshme celulare drejt Kompanisë Eagle Mobile, e cila ka të njëjtët pronarë, por performancë të ndryshme krahasuar me Albtelekomin.
Problemi i vetëm i kësaj shitje do të jetë reagimi i aleatit tonë të madh, Amerikës dhe aleatëve të tjerë të NATO-s. Ky depërtim kinez në Ballkan me shumë gjasa mund t’i detyrojë aleatët tanë t’i “shkulin veshin” Kryeministrit Berisha. HUAWEI ka një histori të gjatë shqetësimesh të karakterit të sigurisë kombëtare.
Shkurtimisht po përmendim disa raste:
-Angli, viti 2005, Partia Konservatore kërkon hetim për blerjen e kompanisë angleze Macon.
-Në SHBA, Alex Allan, shef i Komitetit të Shërbimeve të Inteligjencës (si puna e Bahri Shaqirit tonë) shpreh shqetësim për lidhjen e ngushtë të HUAWEI me Ushtrinë Popullore Kineze.
-Më 2008 Raporti Ushtarak i Pentagonit për Kongresin thekson se penetrimi në tregun amerikan të firmës 3COM CORP HUAWEI përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Amerikës. Në maj 2010 HUAWEI bleu firmën amerikane 3 Leaf Systems për 2 milion dollarë. Shitja u bllokua në shkurt 2011 nga Komiteti Amerikan i Investimeve të Huaja me arsyetimin se cenon sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Probleme të sigurisë kombëtare kompania HUAWEI ka shkaktuar edhe në Indi, Australi dhe Indonezi si p.sh spiunazhi ekonomik në dëm të firmës indoneziane Excel Comundo Pratana në shkurt 2004. HUAWEI ka pasur probleme të ngjashme me firmën Cisco Systems në shkurt 2003, me gjigantin Motorola në korrik 2010 etj, etj.
hahaha,,,,,filloi katastrofa shqiptare mbas shitjes se besimit fetar tek turqit,po shitet vatani,,,kesaj i thone te shikosh qimen ne syte e grekeve dhe mos te shikosh trarin ne syte e shqiptareve!!!!!!!!!!
nuk eshte qime ajo e grekeve,por tren,
ha ha se te ben mire !
Kjo eshte kompania 3 Com, dikur nje kompain e fuqishme ne fushen e rrjetve kompjuterike tani eshte nje logo e qeverise kineze. Njesoj me pjesen e kompjuter laptop te kompanise IBM qe shpiku kopjuterin personal, edhe kur blini kompjutera/laptope “Lenovo” financoni qeverine e kines (kjo nuk do te thote se nuk jane te mire). amerikanet nuk qene te zote ta mbanin boten nen hyqme as 20 vjet pas renies se BS. Rrofte komandanti mao ce dun, kekoni libra se do u duhen po sme besoni ike pyetni saline pse bente vrap ne murin kinez.
Po mos e boni kaq drame ,sepse gjithe bota eshte borxh tek Kina e cila nuk i perdor paret per popullin e tije ,por i jep me fajde ne te gjithe boten.Po a e dini ju se sa eshte borxhi i USA me Kinen.Dhe jo vona por para pak ditesh dhe para pak javesh nuk e pate ju se si ja shtruan me tapet te kuq ne Gjermani dhe ne Britani dhe ca kohe me pare ne France Presidentit Kinez,ose ne Ukraine dhe pastaj flisni dhe beni pyetjen cfare eshte gjithe ky nder qe i behet ketyre lili putave.Dhe nuk e dini ju qe per Krismas Obama ne pemen e vitit te ri ka vene fotografine e Mao Ce Dunit me i bere qejfin Kinezeve dhe kur erdhi Presidenti Kinez ne shtepine e bardhe eshte pritur ne menyre madheshtore dhe ne darken e dhene posacerisht per presidentin Kinez gruaja e Obames ka veshur fustan te kuq me i nderuar Kinezet dhe ne kete darke eshte ftuar nje kengtare qe shajne Ameriken qe ne Kine eshte shume popullor,per te kendua dhe me nderuar Presidentin Kinez dhe ,se dy nga antaret e Qeverise Obames kane pasur idhull Mao Ce Dunin dhe nenen Terezen gje qe nuk shkon ,se Mao Ce Duni ka qene ateist.Dhe sot te dy keto antare te qeverise Obama jane dorehequr.Po a nuk e dini ju qe shume biznese te perendimit jane transferuar ne Kine ,sepse fuqia puntore eshte shume elire dhe ne Kine nuk ka Unione qe te pengojne kompanite nga xhvatja e krahut te lire te punes.Ne Kine nuk ka ndihme nga shteti per ato qe nuk kane pune ,si ne vendet perendimore dhe askush nuk i terheq vrejtje Kines e cila eshte kampione e shkeljes se drejtave te njeriut,sepse nuk duan ta prishin me Kinen.Jo me larg po ktu ku banoje une 3 ore larg Nju Jorkut ne shtetin e Masacuestit u mbyll nje fabrike qe punonte per Panelet Diellore dhe u transferua ne Kine ,sepse del me kosto disa here me te vogel ne Kine dhe ketu punonin 4 te aferm te mije dhe 6oo persona te tjere te cilet sot jane ne asistence sociale ,per aq kohe sa e lejon ligje,pra keto jane premtimet e Obames te cilat po e shtojne papunesine dita dites .Pra mos u boni merak fare se Kina po mban gjithe boten dhe Shqiperia eshte nje kafshate e vogel ,per Kinen nuk eshte problem .Duhet ta kuptoni qe Kina eshte sot superfuqi dhe ne klasifikimin boteror tani ja ka kaluar dhe Japonise dhe ne te ardhmen do ja kaloje gjithe botes.Eshte i vetmi shtet qe ushtrine aktive e ka 5 miljon ushtare.Dhe ne tregun Amerikane ka penetruar derri e dosa nga Kina ,sepse dalin me koste te ulet ne Kine dhe sjellin fitime te medha ne USA.Dhe difernca e shkembimeve Amerikane me Kineze eshte 1 me 10 .
Partia e Pune donte ta bente “fshatin si qyteti” edhe u be qyteti si fshati.
Amerika shpiku globalizmin qe ta bente boten si amerika me duket se ….
Une shesh libra me mao ce dunin do ndonje 100$ copa (ne kine do i blej me 1$ copa kur te mi dergosh ti leket edhe ti dergoj ty me pas)
mos na behet saliu trim dhe nxjer testren e sekretarit te partise dhe te bashkohet me kinen moter ti drejtoje drejt demokracise se saliut, sado shume leke te kete kina, 6muaj te vej ne fuqi salen dhe lulin , meten, do ta cojne ne zerokaci, bravo sali je bere si miu i kruchovit , me i madhi
Per sa i perket kesaj firmes kineze, eshte i sakte,eshte nje nga firmat me te medhe ne bote ne fushen e telekomunikacionit,dhe ka filiale ne te gjithe boten,edhe ne Evropen perindimore etj.Ne qofte se sipas autorit ndoshta kjo perben rrezik kombetar per ne ,kete nuk e kuptoj, eshte pa lidhje.Ne nuk kemi asgje per rrezik,cdo gje e kemi te shpartalluar,ne aspektin e ushtrise(meqe kjo firme paska lidhje me ushtrine kineze)ne nuk kemi ushtri,por vetem ushtare me automatike,qe shkojne me bo roje ne Irak,Afganistan etj.Edhe Nato,ne nuk na jep ose ndan ndonje sekret me ushtrine tone,se dihet cfare aleati koti jemi ne,ketu ushtria qe ben pjese ne Nato nuk ka asnje avion ushtarak,luftanije etj,prandaj ne o artikullshkrueso,edhe me daht,nuk kemi cfare sekretesh te japim,dhe ato cfare te marrin,lene pastaj qe gjithe qeveritaret jane vete spiune pa pare,vetem qe te rrine ne pushtet.
Shpresoj Albtelekomin ta bleje vertet kjo kompania kineze, se kinezet jane njerez punetor e jo dembela e mashtrues si ballkanasit..sa per ate çeshtjen e sigurise se Amerikes po qe se ka mbetur ne doren tone qenka katandisur keq se ne pjesen me te madhe te politikaneve i kemi spiun ruse e islamik dhe e nderrojne pronarin edhe per nje dore para….
bravo artur!
edhe une ashtu them me mire se turqit kane per ta bere punen, turqit nuk dallohen per pune por per …
une them me mire turqit
me mire turqit?
na mbajten 500 vjet dhe ne fund kur humben luften i shiten tokat tona si toka turke.
une them me mire greket
sh mire e the artur! une per vete jam dakort ta marri kinezi,,ishalla po bon naj gjo t’mir. se vdiqem me mashtrimet e turqve,,faturat vijne sa lesht e kokes!! dhe sh mire kane bere disa abonente, sic thote edhe info qe kane anulluar kontratat.
Jane shtuar aq shume titujt me pikepyetje ne gazetarine shqiptare, a thua se gazetarine e kemi shpike ne dhe ka mision me te ngatarru me pikepyetje se sa me te sqaru per ato pikepyetje. Fakti qe dhe vete zoteria ne fjale Gjergj Thanasi, vendos pikepyetje tregon se eshte “lodhe” aq shume sa dhe ne krye vendos pikepyetje, ngaqe as vete nuk e di ne eshte e vertete apo jo. Pikepyetjes nese do e shese apo jo, edhe me perpara pas nje lajmi te tille ne nje tjeter gazete, i eshte pergjigje vete pronari para disa kohesh, ku ka thene se jo. Edhe po te kete ndryshu qendrim ku qendron problemi per ne. Nese artikullshkruesi eshte vertete investigues, sic edhe kam lexuar disa artikuj te tjere “investigimi” ne te perjavshme dhe te perditshme te tjera, atehere pse nuk e ruan ate pikepyetjen deri sa ta marre vesh te verteten dhe te na e thote dhe ne pa pikepyetje po kshu shkoqur me titull te madh qe u shit, pritet firma. Apo digjet skupi. Se dyti ku qendron problemi me kompanine kineze, e cila edhe po se bleu ka aq shume aktivitet ne Shqiperi sa punon me shumicen e operatoreve mobile dhe fiks ne vend ne nje menyre apo ne nje tjeter permes tenderave te shtrimit te rrjetit, pra sidoqofte aktivitetin e ka te mire dhe me te gjithe. Artikullshkruesi e thote vete qe eshte numri nje ne Kine dhe nder me te miret ne Bote dhe ka bashkepunim me gjigande te telekomunikacionit anembane botes. Jashte vendit nuk perben problem sigurie dhe per nje vend kaq te vogel sa yni perben problem. Po pse o njerez ca kemi ne ne Telekom, kasaforten me kodin e armeve berthamore te amerikes. Pfffff iditlliqe me brire. Qe ne krye te artikullit ia fut kot. Thote qe shqiptaret e marrin vesh ne mediat e huaja rishitjen. pastaj thote perflitet. po ndaje shapin nga sheqeri o njeri, KUSH MEDIA E THA, KUR E THA DHE SI E THA. KUSH TA THA TY, KU E NGJOVE TE PERFLITEJ. Te pakten per te mos na fyer inteligjencen tone thuaj qe burime te pakonfirmuara, ose te konfirmuara thane kete. Apo duke pire kafe te thane ambientet e biznesit boterore nga kafenete e Tiranes. pastaj thote besohet se blerja eshte ne proces e siper. Po te jete ne proces e siper, eshte blere, e sigurte qe do blihet, apo mund edhe mos te blihet. Pse do e shesin turqit, ku eshte fitimi nga alleshverishet. sa mendohet te shitet? Dhe ne fund del tek problemi. Eshte me mire ta thuash ne fillim qe abonentet kane probleme me paketen e internetit dhe tarifen fikse etj. etj. kjo eshte ajo qe na prek ne. Do ulen, sdo ulen dhe ca do behet. Jo peralla me mret kineze dhe me zyrtare te ambasades tone te madhe ne Kine qe mbulon gjithe Azine e larget dhe ngaqe kane pak shtete qe mbulojne (Ne qofte i palodhuri Maxhun Peka prape) kishin kohe te lire dhe ora perkonte me shqiperine dhe i thane Gjergj Thanasit nje llaf veshi.
Me mire shkruani per popullin per gjera qe i prekin xhepin dhe qe i qartesojne mendjen dhe heqin streset dhe jo rremuje.
Jane shtuar aq shume titujt me pikepyetje ne gazetarine shqiptare, a thua se gazetarine e kemi shpike ne dhe ka mision me te ngatarru me pikepyetje se sa me te sqaru per ato pikepyetje. Fakti qe dhe vete zoteria ne fjale Gjergj Thanasi, vendos pikepyetje tregon se eshte “lodhe” aq shume sa dhe ne krye vendos pikepyetje, ngaqe as vete nuk e di ne eshte e vertete apo jo. Pikepyetjes nese do e shese apo jo, edhe me perpara pas nje lajmi te tille ne nje tjeter gazete, i eshte pergjigje vete pronari para disa kohesh, ku ka thene se jo. Edhe po te kete ndryshu qendrim ku qendron problemi per ne. Nese artikullshkruesi eshte vertete investigues, sic edhe kam lexuar disa artikuj te tjere “investigimi” ne te perjavshme dhe te perditshme te tjera, atehere pse nuk e ruan ate pikepyetjen deri sa ta marre vesh te verteten dhe te na e thote dhe ne pa pikepyetje po kshu shkoqur me titull te madh qe u shit, pritet firma. Apo digjet skupi. Se dyti ku qendron problemi me kompanine kineze, e cila edhe po se bleu ka aq shume aktivitet ne Shqiperi sa punon me shumicen e operatoreve mobile dhe fiks ne vend ne nje menyre apo ne nje tjeter permes tenderave te shtrimit te rrjetit, pra sidoqofte aktivitetin e ka te mire dhe me te gjithe. Artikullshkruesi e thote vete qe eshte numri nje ne Kine dhe nder me te miret ne Bote dhe ka bashkepunim me gjigande te telekomunikacionit anembane botes. Jashte vendit nuk perben problem sigurie dhe per nje vend kaq te vogel sa yni perben problem. Po pse o njerez ca kemi ne ne Telekom, kasaforten me kodin e armeve berthamore te amerikes. Pfffff iditlliqe me brire. Qe ne krye te artikullit ia fut kot. Thote qe shqiptaret e marrin vesh ne mediat e huaja rishitjen. pastaj thote perflitet. po ndaje shapin nga sheqeri o njeri, KUSH MEDIA E THA, KUR E THA DHE SI E THA. KUSH TA THA TY, KU E NGJOVE TE PERFLITEJ. Te pakten per te mos na fyer inteligjencen tone thuaj qe burime te pakonfirmuara, ose te konfirmuara thane kete. Apo duke pire kafe te thane ambientet e biznesit boterore nga kafenete e Tiranes. pastaj thote besohet se blerja eshte ne proces e siper. Po te jete ne proces e siper, eshte blere, e sigurte qe do blihet, apo mund edhe mos te blihet. Pse do e shesin turqit, ku eshte fitimi nga alleshverishet. sa mendohet te shitet? Dhe ne fund del tek problemi. Eshte me mire ta thuash ne fillim qe abonentet kane probleme me paketen e internetit dhe tarifen fikse etj. etj. kjo eshte ajo qe na prek ne. Do ulen, sdo ulen dhe ca do behet. Jo peralla me mret kineze dhe me zyrtare te ambasades tone te madhe ne Kine qe mbulon gjithe Azine e larget dhe ngaqe kane pak shtete qe mbulojne (Ne qofte i palodhuri Maxhun Peka prape) kishin kohe te lire dhe ora perkonte me shqiperine dhe i thane Gjergj Thanasit nje llaf veshi.
Me mire shkruani per popullin per gjera qe i prekin xhepin dhe qe i qartesojne mendjen dhe heqin streset dhe jo rremuje.
cfare sigurie kombetare thote USA,,ps cfare ka bere deri tani maloku pervec se ka shitur sekrete dhe cdo gje qe i bije ne dore
Jepjani Kinezëve, se ata po pushtojnë botën dhe s, janë si sërbët që të masakrojnë edhe kur i ke miqë.
Mjerë ne që i bëm veprat me lumenj djerse dhe gjaku për mbretërin e Berishajve, Nanove, dhe Metajve.
Ndersa Shqiperise sigurine kombetare ja kercenon vetem Greqia – dhe ata ministrat spiune te grekut qe mban Sala apo ata kauret -spiune te grekut qe mban PS-ja
—Ndersa Kina me shokun Tung dhe shokun Cou Pi Caj nuk ka ca na ben — shume shume mund te na jape ndonje armatim falas , apo ndonje fabrike falas ….. Se ne vertet jemi NE NATO , por Natos nuk i ruhet fare per ne –
-se ne jemi vetem me pushke druri
Ndaj te vije Kina te na jape falas ca Avione e anije luftarake dhe ca raketa qe ti drejtojme nga greku ..dhe jemi rehat fare
———– Por natyrisht keta tanet te pyesin USA me pare dhe turkut ti vene shqelmin se jane njerez te ndyre
jasou cok gyzel turkoamerikano,nuk eshte faji jone qe ti linde,,,,,korrak arab!!!
hallall grupi qe kur antiturk ti
o Gazmend mos ja fut kot,,kina esht e fuqishme nuk e mohojm po mos e krahaso me baban e botes USA,,,jo HUAWEI po cdo lloj kompanie kineze nuk ben esht material i dobet,,dhe krahasimin me japonin e ben kot,,kina vertet ka fuqi ekonomike po mbi 50% e kinezve vazhdojn te han kapuzhela dhe minj,,,malli kinez eshte i lire po jo me cilesi,,dhe un them FUCK CHINA
une mendoj me mire japonezi se kinezi,,edhe nga vete fakti qe malli kinez esht i lire por jo cilesor ,,sic e the edhe vet.
Huawei eshte nje lider ne fushen e telekomunikacioneve sot ne bote,kurse Caliku i turqve eshte kompani per industrine,celiqet etj.Ishte fatkeqesi qe bleu Albtelekomin qe mesa duket e bleu per ta shitur me leverdi me vone.Ku ta gjesh qe kinezet ta blejne kete prone te turqve se do te dine ta menaxhojne per bukuri.Mirese te vine.
Turqit na kane lene kaq mbrapa,na kane mesuar me turli fare vesesh,pervec dembelizt edhe ate qe se thote Cakall..nuk dallohen per pune,por per sume.Pastaj me kinezetne kemi nje sistem zgjedhjet i bejme njelloje me ndryshim se kinezet i qarkullojne lideret me shpesh.
haha… ketij qe lidh kesi soj argumentesh nuk ja shkul njeri veshin
Kinezet po blejne kompanite me te fuqishme boterore, jo me Albtelekomin tone qe e ka kota-biskota.
ishalla po merr kina shqiperine se brenda 5 vitesh i gjithe komiteti qendror i partise komuniste kineze do jete me shqiptare dhe pas 20 vitesh kina do falimentoj si shtet, keshtu i bejme nje te mire demokracise se botes. ?
me mire kina se turqit jane me puntore…ca sekreti kua ka sekrete ne shqiperi te ne gjithe qevertiaret jane spiuna e shanalepires…si tha fatos klosi ish shefi i shikut sa mbaronim ndonje mbledhje te fshehte mbas mbledhjes politikanet tane shkonin me vrap e futeshin te ambasadat e huaja si greke italiane franceze serbe etj kjo eshte vertetuar se i kane ndejekur.te nesmermen te huajt i dinin te gjitha…..me ke do mbash sekret me gencios pollos apo me imamin etj ka me njerez me te poshter se keta.
HUAWEI ne tregun Italian eshte kudo, e nuk flet njerri per keto rreziqe, perralla me mbret,… Po keni pare edhe reklamen e fundit te futbollistit TOTI, eshte per nje celular i markes HUAWEI, i hedhur ne trege nga kompania Vodafone, e te gjitha kompanite me te medha ne Itali, kane produkte te kesaj firme. Sa i perket vendit tone, le te futen firmat e huaja me koncension, te ndertojne autostrada, linja hekurrudhore, aeroporte, etj. se po te jete per ne, kemi mbaruar me kohe, i punojme tokat akoma me gomare. Shikoni Aeroportin e Rinasit, me pare ishte vende e popuj, tani ka ndryshuar, si dita me naten, po nuk u futen firma te medha ne vendin tone, si do zhvillohet ekonomia!? Ose kemi per te ngelur, si gjithmone mbrapa bote.
Ore pse nuk sjell Amerikani investitore per ta blere pra, po na tregon rreziqet neve.
Ta bleje kinezi e te punoje sic duhet, se keta turqit, vetem per pune s jane.