Pas pese muajsh hetim vetem nje gardist eshte i arrestuar. Vonesat e pergjigjeve nga laboratori kriminalistik per ekspertizat balistike. Per dy predhat e gjetura ne trupat e viktimave ende nuk ka konkluzione perfundimtare. Dyshimet dhe hetimet per ngjarjen e rende
Nga Sebi Alla
Kater te vrare, shtate te plagosur me arme zjarri, pese muaj hetim dhe vetem nje i arrestuar. Ky eshte konkluzioni i nje dosjeje te madhe te permbledhur ne nje rresht te vetem, qe qendron ende ne Prokurorine e Tiranes. Nje konfuzion i vertete qe nuk mundi ta zgjidhe as prania e nje prokurori amerikan qe dha direktivat per koleget e tij dhe u largua me shprese se hetimet ishin futur ne hulline e duhur. I vetmi i arrestuar eshte gardisti Agim Llupo, ndersa te tjeret jane ne liri te plote, madje duke marre edhe detyra me te larta se c’kane pasur me pare. Ka nisur nje lufte e heshtur mes policise shkencore dhe prokurorise ne lidhje me aktet e ekspertizes balistike te armeve te sekuestruara pas ngjarjes. Ndonese jane gjetur tre predha ne trupat e viktimave, vetem per njeren prej tyre eshte gjetur arma me te cilen eshte qitur, ndersa dy te tjerat po zvarriten nga laboratori kriminalistik ne Ministrine e Brendshme. Kane kaluar pese muaj nga kjo ngjarje, por gjithcka duket se ka mbetur ne fazat e para te hetimit duke mos i dhene pergjigje pyetjes se kush i vrau kater qytetaret.
Hetime te sforcuara
Ne gjuhen hetimore grumbullimi i provave ne vendin e ngjarjes eshte hapi me i rendesishem qe mund te coje ne zbardhjen e nje krimi. Edhe per ngjarjen e 21 janarit kjo metode nuk u perjashtua dhe u mblodhen te gjithe provat e mundshme duke nisur nga gezhojat, predhat, disa nga armet e perdorura nga gardistet, deshmite dhe videot e sigurise se kryeministrise. Ekspertet percaktuan qe ne fillim se me grumbullimin e armeve dhe identifikimin e pese pjestareve te gardes te konsideruar si “grupi i zjarrit”, personat pergjegjes do te perfundonin mjaft shpejt ne pranga. Kjo nuk ndodhi, dicka nuk shkonte. Prokurorise ne fillim iu mohua e drejta per te marre armet e perdorura nga gardistet, sidomos ne momentin qe leshoi gjashte urdher-ndalime per drejtuesit e larte te Gardes se Republikes. Muaji shkurt perfundoi me pak prova te grumbulluara dhe me nje lufte te forte politike dhe nje sulm i hapur ndaj prokurorise se Pergjithshme dhe drejtueses se saj. Thuajse nje apati e plote deri ne momentin kur gjashte drejtuesit e gardes pas marrjes ne pyetje u lane te lire. Provat e grumbulluara me pas, konsideroheshin si te mjaftueshme per te ngritur dyshime konkrete. Mbi te gjitha ishte fakti se tek tre te vraret u gjeten ne trup predhat 9 mm qe u moren jeten. Urdhri i prokurorise ishte qe te sekuestroheshin te gjitha armet automatike MP5 qe perdornin fisheke te ketij kalibri. Te 136 armet u derguan ne laboratorin kriminalistik per ekspertizen balistike. Kjo kerkonte nje kohe prej te pakten dhjete ditesh qe te verifikoheshin dhe dilnin raportet per cdo arme. Hetuesve u ra ne dore nje tjeter prove qe ishte nje video ku shfaqej nje prej oficereve te gardes te qellonte drejt turmes. Per kete arsye u kerkua qe ne fillim te kryhej ekspertiza e armes dhe predhes se gjetur ne trupin e Ziver Veizit, qe u vra dy metra larg portes hyrese te kryeministrise. Pas perfundimit te ekspertizes u arrestua Agim Llupo, nje nga oficeret e larte te gardes. Prova qe e kryqezoi oficerin e pare qe u arrestua dhe deri me tani i vetmi qe qendron ne burg, ishte nje predhe me maje te shtypur nga nje objekt i forte. Kjo prove u gjet ne trupin e Veizit i cili sipas mjekeve ligjore kishte vdekur qe ne momentin e pare kur mori plumbin, pasi e kishte prekur ne zemer. Arretimi i Llupos ne fillim dha idene se te tjere persona do te perfundonin ne pranga. Por prokuroria u nxitua. Arrestoi pese gardiste duke u bazuar ne provat filmike dhe ne faktin qe ky grup ishte urdheruar qe te qellonte drejt turmes nese ajo futej brenda ambienteve te kryeministrise. Qe ne fillim u kerkua nje muaj burgim deri ne grumbullimin e provave. Gjykata ia dha kete “favor” prokurorise e cila per 30 dite duhej t’i vinte para akuzave konkrete pese gardistet. Me kete grup u mendua se do u vinte fundi te pakten personave qe shkrehen armet, ndersa mbetet ende e pazbuluar kush urdheroi qe te qellohej me arme dhe drejt turmes.
Vonesa e ekspertizes
Nese pese muaj me pare do pyesje qytetaret ne do kete drejtesi per kater te vraret e 21 janarit ne sheshin para kryeministrise, shumekush do te thoshte se do jete e veshtire. Dhe keshtu ka ndodhur. Sikurse ngjau me lirimin e pese te dyshuarve per mungese provash, kjo mund te perseritet edhe ne te ardhmen nese nuk sigurohet nje prove e mirefillte shkencore. Aktualisht jane kryer nje pjese e madhe e ekspertizave balistike per armet automatike te modelit MPS, te perdorura nga garda ne diten e 21 janarit. Pervec njeres prej armeve, pjesa tjeter te pakten zyrtarisht kane dale te pastra. Mbeten per ekzaminim edhe nje pjese e vogel e automatikeve, por hetuesit duket se per momentin i kane vakur shpresat ne konkluzionet e tyre, pasi keto arme jane perdorur nga gardiste, por jo nga pjesa e “grupit te zjarrit” apo te atyre oficereve qe nisen te qellojne sa ne ajer ashtu edhe drejt turmes se njerezve. Deri me tani jane gjetur tre predha ne trupat e Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Aleks Nikes. Kjo perben edhe proven me te forte pasi nga nje ekspertize normale balistike behet krahasimi i predhes, armes me te cilen eshte qitur dhe verifikimi i regjistrave se nga kush u perdor diten e 21 janarit. Te tria predhat ndodhen ne laboratorin e kriminalistikes dhe javet e fundit eshte shtuar edhe ajo e Aleks Nikes, predhe e cila erdhi nga Turqia. Sipas burimeve konfidenciale, mesohet se eshte zbuluar edhe arma e perdorur qe i shkaktoi vdekjen Faik Myrtajt, por laboratori kriminalistik ende nuk e ka derguar proven ne prokurori. Mendohet qe kjo predhe nuk eshte qitur nga automatik, por nje arme pistolete. Sepse korrespondon edhe me disa gezhoja te gjetura ne oborrin e kryeministrise. Per kete arsye prokuroria ka urdheruar qe te merren per ekspertize te gjitha pistoletat e perdoruara nga oficeret dhe neoficeret e gardes ne momentin e sulmit me arme drejt turmes. Ajo qe vihet re minimumi eshte zvarritja e ketij procesi nga ana e ekperteve te laboratorit kriminalistik. Kete shqetesim e kane ngritur edhe hetuesit qe kane nisur shkresa te vazhdueshme per te derguar sa me pare pergjigjiet laboratorike ne institucionin e akuzes. Aktualisht po punohet per percaktimin konkret te kendit nga jane qelluar te kater viktimat. Per te gjithe personat eshte gjetur vendi ku ata jane qelluar, pasi ka pasur njolla gjaku ne vendin e ngjarjes. Ziver Veizi gjendet i vrare 2.4 metra larg portes hyrese te kryeministrise, Hekuran Deda 35 metra nga kangjellat anesore, ndersa dy viktimat e tjera Faik Myrtaj dhe Aleks Nika jane vrare ne nje distance akoma me te larget, por nuk eshte percaktuar ekzaktesisht, pasi mungojne provat per kendin nga jane qelluar. Per Myrtajn ka nje ekspertize te qarte ku plumbin e ka marre ne pjesen e pasme te shpatulles se djathte, cka verteton se ka qene duke u larguar dhe person qe nuk paraqiste anje lloj rrezikshmerie. Po ashtu edhe viktimat e tjera, nje prej te cileve eshte Aleks Nika qe mori plumbin ne koke pak mbi vesh dhe i mbeti ne koke deri ne nderhyrjen kirurgjikale ku me pas humbi edhe jeten. Edhe pse nuk thuhet zyrtarisht, per shkak edhe te sulmeve qe mund te ndermerren ndaj prokurorise, eshte pranuar prej tyre se shkaku qe ende nuk ka te arrestuar te tjere pervec Agim Llupos, ka te beje me vonesat e laboratorit te kriminalistikes. Kane kaluar disa muaj qe nga dita e krimit, por ende nuk eshte kryer ekspertiza e te gjitha armeve. Per momentin nuk ka aludime se provat mund te mbulohen nga laboratori i Ministrise se Brendshme, pasi ky veprim mund t’i conte ekspertet ne ndjekje penale. Por sa u perket zvarritjeve te ketyre hetimeve, ato jane evidente.
Drejtesia, kur?
Nje proces qe po zgjat shume dhe per me teper qe ende nuk u kadhene pergjigje pyetjeve kryesore: kush qelloi dhe kush urdheroi? Edhe pse hetimet jane ende te hapura dhe dosja po plotesohet ne vazhdimesi, nuk jane gjetur personat qe qelluan drejt turmes. Gjithashtu nuk eshte arritur te zbulohet ne ka pasur nje urdher me shkrim qe te drejtohen armet me plumba luftarake drejt demonstruesve. Dyshohet se ka pasur urdhra gojore qe te qellohej ne ajer, por ende askush nuk ka pranuar qe ato te kene ardhur nga eproret. Fakti eshte se ka pasur disa plane operacionale te dokumentuara ku alternativa e fundit ishte qe te zbatohej rregullorja per personat qe futen ne ambientet brenda kangjellave rrethuese, ku te qellohej per neutralizimin ose eleminimin e tyre. Rregullorja eshte shkelur pasi te kater viktimat jane qelluar jashte kangjellave te kryeministrise, disa prej te cileve dhjetra metra larg.
Drejtesia e vonuar ka dhe te tjera pasoja… Djali i Faik Myrtajt kishte kohe qe bluante ne mendje humbjen e te atit. Mediat raportonin cdo dite se pergjegjesit per kete krim ende nuk ishin ndaluar. Njerez te ndryshem ne fshatin e tij peshperisnin se ne kete vend nuk behet drejtesia. Per te kishte dy menyra: te pranonte me dhimbje humbjen e te atit, ose te kishte besim se pergjegjesit do te denoheshin. Kjo e fundit nuk po ndodhte dhe i riu zgjodhi menyren ekstreme duke qelluar veten dhe vdekur ne vend ne nje nga kodrinat e fshatit te tij. Nese pergjegjesit do ishin para akuzes, mbase do ndihej me i lehtesuar dhe nuk do kishte kaluar ne gjendje depressive per humbjen e rende. Ngjarja ndodhi ne fillimin e ketij viti, jemi ne gjysmen e tij, por ne dhomat e paraburgimit qendron vetem Agim Llupo. Prokuroria deri me tani nuk ka mundur te siguroje prova te mjaftueshme shkencore per vrasjen e Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Aleks Nikes, ndersa per Hekuran Deden ka veshtiresi pasi nuk eshte gjetur predha qe i shkaktoi vdekjen. Drejtesia eshte pezull dhe familjaret e kater te vrareve pasi pane se si vdiqen te dashurit e tyre, tashme jane deshmitare te vrasjes se shpreses, per te pasur nje drejtesi te shpejte dhe pergjegjesit e kesaj masakre te denohen.
*REVISTA KLAN
Nuk e kuptoj si mund te ndodhin keto poshtersira.Filmimet tregojne qarte se c’are ka ndodhur.
Prokurorija kerkoj file-n e komunikazioneve te brendshme mes gardistave dhe kush jepte urdherat,
kelo file nuk u dhane.filmimet e shumta flasin qarte,por edhe kjo prove nuk u mjafton gjukatesve.
gjenden plumbat ne trup tè tè vdekurve qe konrispondojne me armet e gardistave,por edhe kjo nuk mjafton.!!!! Me falni zotrinj gjykates,mund te na thoni se c’fare doni per te bere drejtesi???
Ju zotrinj gjykates nuk meritoni vendin qe mbuloni,sali bisha ju ka blere qe te gjithve.mos harroni se do tju kthehen mbas te gjitha poshtersit qe po vazhdoni te beni.mjafton te shikosh se c’fer po beni me GERDECIN…turp i madh per ju dhe kush ju mbeshtet!!!
po su ngriten drejte kryeministrise edhe ta kupin brenda ne zyre qe te tregoje kush i vrau 4 protestuesit e 21 janarit ai sali ashtu do tju shtype te gjitheve
Mjere ata qe shkuan kot se s’ka ngelur me ça te themi, e kemi konsumuar kete muhabet. Po ja del mbane prape Saliu dhe do te shkoje i qete ne pushime tani. Mesa duket ate Agim LLupon e paska “flijuar” Saliu per te thene qe drejtesia vepron gjoja.
Agim llupo eshte nje vrases i komanduar nga vrasesit nga zyra (deklarata e pare e saliut pas 21 janarit te gjitha veprimet e policise dhe gardes jane dhene prej meje pasi une kam qene ne zyre gjate gjithe kohes).Po te mos ishte gazetari i News 24 A.Hoxha i cili ka fiksuar ne kamera gjithe ngjarjen e vrasjes se Veizit sot Llupo nuk do ishte ne burg por me te tjeret.Si ka mundesi qe prokuroria e krimeve te renda nuk po merr ne konsiderate deklaratat e kryeministrit menjehere pas ngjarjes???????Si ish gardist me vjen keq per ate uniforme qe e veshin kokpalaret e saliut pasi dhe ne 97 – 98 nga garda nuk u vra njeri nga protestat e lokut kur ai i nxorri horrat me antitank dhe mori tanket i coi te PD
Mbase prokurorise i mundojne filmimet me kamera speciale per cdo plumb qe nga momenti qe ka dale nga arma vrastare e deri sa ka arritur trupin e deshmorit. Pa kete filmim laboratorik gjykata shqiptare nuk mund te beje fajtor njeri. Kemi gjykate te shekullit te 41-te ne!
Nga ana tjeter prokuroria ka te dokumetuar personat qe penguan hetimet: Kokeminister, Kumandar Garde, Shtrembertor Policie e rangje te tjera me te ulta, tip xherahesh, te cilet nuk zbatuan urdherarrestet, fshehen provat, bene deklarata te false ne shtyp, etj. Ata duhet ti kishte arrestuar me akuzen e pengimit te hetimeve. Fakti eshte se nuk e ka bere. Pra prokuroria “eshte me ne” pra e kapur, dhe te mos mundohet te fshihet pas gishtit.
Une mendoje qe te 2 kampet politke kane faj per masakren e 21 janarit. Kampi i PSse ka faj qe nuk i qendroj derin ne fund me protesta, opozita u friksua nga Berisha dhe nuk e ka kurrajon te protestoje me. Me 1 proteste te asaj se 21 janarit nuk mposhtet qeveria e Berishes, pra opozita kapitolloje.
Llupo, rezisto dhe pak ne burg se gjeneral do te beje Saliu kur te dalesh se nuk e hape gojen perpara prokuroreve. Do te jape dhe ca terrene nga ato qe ka zaptuar me VKM dhe ja vlejti barra qerane. Po ca do bejne dhe prokuroret, shkojne per gjah dhe ata po ta kruajne. Ketu eshte bere cosa nostra. Mjere familjaret e viktimave thuaj, ato femije qe po rriten jetim.
Po ti vrisnin femijet e kryeminisrit do gjendeshin vrasesit?
Kur do vije ajo dite, pa le te gjenden heronjte “vrases”.
Tema – Per respektin e ketije personi te vdekur nuk duhet ta kishite vene kete foto.
Te vret serbi te vret dhe PDja, keq kjo pune me keta. Te vrasin njeri tjetrin te pakten.
Sikur vetem njera nga vrasjet e konfirmuara te cojne tek urdherdhenesi qe eshte vetem ish Spiuni i Sigurimit te Shtetit ,Sali Rame Berisha.
Tema,eshte jashte cdo norme njerzore,qe te pasqyrohet titulli,per diskutim me foto te tille,ju lutem!!!
tourkofagos, megjithse jam i ri si komentues, perse je kunder fotove qe shfaq gazeta tema??? Une mendoje qe eshte si nje tip proteste shfaqja e fotove.
Eshte e habitshme se per disa ketu eshte tronditese fotoja shoqeruese dhe jo faktet e paraqitura ne artikull. Vazhdojm te mbajme edhe ne kete prizem vendin e pare ne bote si “brainless society”. O gjallesa, meruni me ujkun qe po shqyen kopene, jo me gjurmet qe ka lene ne balte.
Kater demonstruesit i vrau Sali Berisha dhe Lulezim Basha.Kuptohet qe gjyqi nuk mund te behet vetem se politik.Dy personat qe rrinin si hije ne dritaret e kryeministrise dhane urdherin per te vrare,sipas skenarit te parapregatitur,sepse demonstrata ishte duke u fashitur kur u qellua mbi turmen.
Mos i bini ne qafeLlupos se shkrete.Ai nuk ka vrare njeri.Ne 21 janar kane vrare police tprivate,qe ruajne nder te tjera Hidrocentralin e Ashtes si edhe mercenaret serbe, qe me 19 janar hyne ne Shqiperi nga Murriqani ne perberje te nje delegacioni zyrtar malazez.
Prokurorija eshte turp , sepse nuk eshte se s’po zgjidhe vetem kete rast , por prokurorija nuk po e nxjerr qimen nga qulli .
Ca prova (fisheke qe kishin rene ne seline e kuvendit ) i zhduku ZhoZi , po vetes nuk i vuri ndonje epitet si ai i Ina Rames .
Familjaret duhet ti drejtohen pa humbur kohe nje Drejtesie tjeter nderkombetare mbasi Drejtesia Shqiptare per deri sa Sala dhe Luli jane kryesoret kjo Drejtesi nuk fuksionon,ndersa per protestuesit e (ashtuquatures )dhunes Jane denuar tashme , Ligji fuksionon vetem oer popullin e jo per Pushtetaret ,kjo eshte Demokracia jone me Komuniste Plera si Berisha ,ja edhe shteti juridik ,keta i ben derman vetem GJYKATA E HAGES ,ku asaj gjykate keta Kriminel i takojne,
Kjo eshte e keqja, qahen Delet e vrara,UJKU qendron ne krye e vazhdon punen per ti mbrojtur delet nga vrasesit,Fajin e kane Delet qe nuk u ndane nga tufa per ti ngrene Ujku,
Ky Ujk eshte shume i rrezikshem mbasi ky ujk i gelltit delet edhe ne Tufe,
Tufa tufa serdeli
sec qendrojne keto bageti
perpara Ujkut shpirt te zi
perpara Sales me te bire
dhe ky popull mban sehire
mban sehir po pret Drejtsine
qe e pruri ne kete dine
qe sgjykon dot Berishjanet
duke thene se keta jene tanet
per tna vra e per tna pre
tu tregue Baraleta
o ti popull tunjatjeta
Per Saliun tash esht jeta
me na vranum ku na dhem
ky Saliu me gjuith djem
me ket Lulin kapedan
qe ky lolo tan i ban
ky pot vret me dur ndar xhepa
dhe po te thote tunja tjeta
se ketu sot zot jam une
se duesh me bo cfar them une
se ketu jemi Demokraci
me nejt urte e me mos u ni
se me i ni te pret e keqja
plumin kokes kapeleqja
prandaj ri urte voto per mue
voten tane un e due
dhe po sma dhe me ta punue
kuti Sales me e cue
Kryeministrin me e zaptue
dhe ty me mos lane koken me cue
Se tash jene Demokraci
shume me vjedh asgja me mos ni.
ju lutem hiqeni kete foto se nuk e shof dot Edushin ne ate gjendje te prekshme……….