Dita nis me lajme kronike, dy të vdekur në aksident, një i mitur i përdhunuar dhe një pengmarrje

6 Korrik 2011, 10:13Politika TEMA

Si gjithmonë në mëngjes njerëzit presin të marrin lajme të mira për të nisur ditën. Nuk ndodh shpesh kështu pasi shpesh mëngjesi është i mbushur me lajme kronike. Më poshtë një përmbledhje.

 

-Në aksin Peqin-Rrogozhinë, në orën 04:00 të mëngjesit, tek vendi i quajtur Ura e Madhe, në fshatin Karin’ ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë tre automjete. Mjeti tip BMË me targa të huaja, me drejtues Dhimiter Haxhillari, 43 vjeç, nga Cërriku, me pasagjerë Leonidha Kote, 50 vjeç nga Gramshi, është përplasur me mjetin fuoristradë me targa Elbasani EL 9702B, me drejtues Bardhyl Cërriku, 66 vjeç nga Elbasani dhe me kamionin me targa Korçe KO 59 72 B, me drejtues Asqeri Lamllari, 50 vjeç nga Korça. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen Dhimitër Haxhillari dhe Leonidha Kote.

 

-Pesë ditë më parë, dy adoleshentë të moshës 16 dhe 19 vjeç kanë përdhunuar një 12-vjeçar nga fshati Bitinckë i Devollit. Policia dje bëri të mundur ndalimin e tyre pas denoncimit të nënës së të miturit, i cili nisi të shfaqte probleme serioze shëndetësore. Ngjarja ndodhi në datën 1 korrik dhe policia ndaloi shtetasit me iniciale E.B., 19 vjeç, dhe R.M., 16 vjeç, me akuzën se kanë kryer veprën penale të marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur.

 

-Pjesëtarët e një familjeje në Lezhe janë mbajtur peng pasditen e djeshme nga tre persona të armatosur. Policia e këtij qyteti bën të ditur në një komunikatë të shpërndarë për mediat se tre persona janë arrestuar nën akuzën e kanosjes. Pasditen e djeshme 3 persona kane hyrë në banesen e shtetasit me iniciale L.P në fshatin Shëngjergj të Komunës Kacinar dhe nën kërcenimin e armës se gjuetisë kanë kanosur pjesëtaret e familjes dhe më pas i kanë futur të gjithë në automjetin e tyre e janë nisur për në drejtim të Lezhës. Në komunikatë, policia e Lezhës bën të ditur se të arrestuarit janë Ndoc Gjoka 29 vjeç, Vladimir Gjoka, 23 vjeç dhe Petrit Brunga, 24 vjeç.

6 komente në “Dita nis me lajme kronike, dy të vdekur në aksident, një i mitur i përdhunuar dhe një pengmarrje”

  1. shqiptare says:

    Uroj te kalben ne burg ata maskarenjte qe kane perdhunuar djalin. Me kujtuan filmin dhe librin “Gjuetaret e balonave” ku afganet perdhunonin vazhdimisht djem te vegjel. Race e poshter. S’ka gje me perverse se pedofilia homoseksuale.

  2. tourkofagos says:

    o sa mire,me qene shqipfoles,,,,

  3. ari says:

    mir keto te tjerat po ata qe kan perdhunuar, ata duhen varur

  4. ss skenderbeg says:

    akoma ketu je ti grek pedofil do te ta presin pension e more vesh…po se ke problem ti je i shitur

  5. hasan says:

    Kjo eshte Shqiperia e shkerdhyer qe na ka bere Sali Ram Viçidoli.

  6. TIKU says:

    Kur shteti ligjor nuk funksionon……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje