10 fakte që ndoshta nuk i dini për Afganistanin

6 Korrik 2011, 11:01Politika TEMA
10 fakte që ndoshta nuk i dini për Afganistanin

Duke luajtur buzkashi

Për një dekadë ky vend ka dominuar lajmet. Përmendni këtë vend dhe çfarë ju vjen ndërmend? Ndoshta talibanët dhe terrorizmi, perçet dhe mjekrat. Por më poshtë keni 10 fakte për Afganistanin, të publikuara nga BBC, që ndoshta nuk i dini.

 

1.Afganët e festojnë vitin e tyre të ri më 21 mars, ditën e parë të pranverës. Mijëra njerëz udhëtojnë në qytetin verior të Mazar-e-Sharif për të mirëpritur një vit të ri në kalendarin islamik. Burrat më të fortë vendas ngrenë një Janda, një baner të madh islamik, që lajmëron fillimin e pranverës dhe fillimin e vitit të ri. Në rast se baneri ngrihet në mënyrë të qetë, kjo është një shenjë e mirë për muajt që vijnë.

2.Afganisani do të donte që loja kombëtare, buzkashi, të bëhen një sport olimpik. E konsideruar shpesh si loja më e egër në botë, ajo përfshin disa persona që duke kalëruar duhet të kapin kufomën e një dhie dhe ta vendosin në një rreth. Ajo është luajtur në stepat veriore të Afganistanit për shekuj të tërë. Loja ishte një sport për kryekomandantët ushtarakë rivalë, por tani financohet nga kompanitë telefonike afgane dhe nga linjat ajrore private. Por sërish nuk është një sport për ata me zemër të dobët dhe femrat nuk duhet ta aplikojnë.

3.Mbulimi me sinjal telefonik pritet të arrijë në 90 përqind të vendit këtë vit, edhe pse përqindja e afganëve me akses në elektricitet është ndër më të ulëtat në botë. Telefonat celularë po transformojnë jetën e afganëve dhe kulturën e tyre. Madje edhe talibanët kanë telefona celulare të shtrenjtë smartphone me e-mail dhe Skype. Ato janë simbole të statusit të njeriut- dhe nëse ke cash ose kontakte mund të marrësh një numër që memorizohet kollaj për shembull një me shkronjat e emrit tënd.

4.Poezia është e vlerësuar në kulturën afgane. Afganët i kanë treguar historitë e tyre në vargje për më shumë se 1 mijë vjet. E enjta në mbrëmje është ‘nata e poezisë’ në qytetin perëndimor të Heratit- burra, gra e fëmijë mblidhen për të ndarë vargje të lashta dhe moderne, për të dëgjuar muzikë tradicionale dhe për të shijuar çaj të ëmbël e ëmbëlsira gjatë gjithë natës.

5.Aleksandri i madh ishte i pari që ndërtoi kalanë e lashtë të Heratit kur pushtoi qytetin në vitin 300 Para Krishtit. E vetmja grua që pushtoi zemrën e perandorit ishte Roksana, nga provinca veriore afgane e Balkhit. Ajo lindi djalin e tij të vetëm përpara se Aleksandri të vdiste në moshën e re, 33 vjeç.

6.Arnold Shvarceneger është djali i posterit për të rinjtë afganë. Fotot e tij me muskuj qëndrojnë të varura në qindra qendra stërvitore e palestra për body building në mbarë vendin. Disa thonë se aktori i njohur duket si afgan.

7.Kuzhina afgane është më e sofistikuar se qebapi dhe orizi. Ky vend për shumë vite një kryqëzim i qytetërimeve të mëdha dhe kjo reflektohe edhe në meny. Kështu në meny është edhe Ashak, një ravioli i veçantë, makaronat Mantu, të mbushura me mish qengji dhe qepë. Në këtë vend mund të gjeni edhe sushi si ai i shefit Hiromi, i njohur me emrin persian Mursal, që do të thotë trëndafil.

8.Pista ajrore e Kandaharit në Afganistan thuhet se është pista ajrore e vetme më e ngarkuar në gjithë botën. Vitin e shkuar mbërritën më shumë se 30 mijë trupa shtesë nga SHBA, së bashku me personelin civil. Sigurisht shumë gazetarë dhe personalitete fluturojnë në një nga qytetet më të paqëndrueshme në Afganistan. Prej kohësh afganët thonë se kush kontrollon Kandaharin, kontrollon Afganistanin.

9.Pikturat e para në vaj nuk janë bërë në Rilindjen Europiane, por në shpellat e Bamijanit, në malësinë qendrore të Afganistanit. Bamijani lulëzoi si një civilizim budist nga shekulli i dytë deri në pushtimin islamik në shekullin e nëntë. Aty dikur ishin dy statujat më të mëdha të Budës derisa talibanët i shkatërruan në vitin 2001. Një kompani e re turizmi po përpiqet të tërheqë turistë në Bamijanin e bukur. Vitin e shkuar kishin vetëm dy, por ata mbeten me shpresë.

10.Dhe, mos harroni, afgani është monedha, afganë quhen njerëzit.

24 komente në “10 fakte që ndoshta nuk i dini për Afganistanin”

  1. mira says:

    Eh cte shkruash me teper…..doni me per Albanistanin????

    1. hajriu says:

      Po na e dhe ti o mira ne s’jemi kondra.

    2. stalinsali says:

      Mira moj Poseidonke ! Te paskan leshuar prape ?

  2. nicolla disha says:

    Sot eshte nje dite e ngarkuar per te gjithe Shqiptaret dhe nuk kemi kohe te merremi me Afganasit dhe Afganistanin. Shqptaret jane te ngarkuar me pritjen nga kolegji zgjedhore, pra interresi i Shqiptareve eshte tek verdikti i kolegjit dhe jo tek Afganistani.

    1. hajriu says:

      U shty per neser o niko , prandaj vazhdo itinerarin e perhershem edhe per sot.

      1. Tironsi says:

        O hajro,

        Kur bene edhe ky nicolla sikur merret me politike dhe jep komente. Hahha
        Me shume per komentet e ketij e lexoj temen. Eshte byk fare nga trute dhe prap insiston me shkrimet e tij pa kuptim dhe plot gabime. Njehere tha qe se di mire shqipen se flas vetem anglisht por edhe kur belbezoi dicka ne anglisht ishte shume here me keq se ne shqip. Tamam deficient njeri. Si ka mundesi nje njeri te mos dije te flase te pakten nje gjuhe per se mbari.

        1. objetiv says:

          ? ? pikerisht o tironsi.. ky nicolla me c eshte fantastik fare. vetem ky nuk arrin ti kuptoj idiotizmat qe shkruan loooool

      2. Berisha largohu says:

        hajriu,, mbeshtes Nicolla Disha per komentin qe ka bere. Shqiptaret nuk kane kohe te merren me Afganistanin, Shqiperia ka problemet e shumta. hajriu, te kesh kujdes kur rreplikon me Shqiptaret sepse rreplikon me nje fjalore te pakendshem duke u bere qesharak.

        1. Tironsi says:

          hahahha nicolla disha paska hy me nick Berisha largohu. Shihet se eshte nikja se ai perdor rreplikon ne vend te replikon dhe fjalore ne vend te fjalor. Per te mos folur per perdorimin si mos o zot te presjeve, pikave, dhe faktin qe nicolla disha e paska shkruajtur me shkronja te medha. Hahaha hajde nice hajde sje aq trangull sa dukesh, qenke shejtan per kto gjera.

          1. Berisha largohu says:

            tirons, nuk dua tja dije per Nicollen. Une jam nje komentues i ri, por e mbshtes Nicollen per qe s’kemi pune me Afganistanin.

        2. hajriu says:

          Ty pse te djeg kur nuk je shqiptar?

          1. Berisha largohu says:

            hajriu, O tull me ke flet?

          2. hajriu says:

            Me ty o “llaç basterd”

  3. tg usa says:

    libia siria afganistani salistani dhe stane te tjera

  4. bazarhesap says:

    Popull trim,besnik,dhe bujar miqte me te mire por edhe armiqte me te mire “varrezat e perandorive”.J.R.Kipling poem “When you wounded and left on the Afghanistan’s plain,
    And the women come out to cut up what remain,
    Jest roll to your rifle and blow out your brain,
    and go Gwad like soldier.

  5. arsen says:

    DHE MOS HARONI QE NE VITIN 2002 TALEBANET QELLUAN ME TOP DHE SHKATERRUAN STATUJA MIJRA VJECARE TE BUDES!!!!
    Shenje tjeter kjo e qyteterimit te lashte dhe atij “modern” te drogaxhinjeve, qe sot bejne LIGJIN ATY

    1. Cakalli7 says:

      ajo feja e tyre kete ka bere ne gjithe lindjen e mesme ka zhdukur cdo gje qe mbete nga qyteterimet pasardhese se keta nuk i lejojne as pikturat as skulpturat, “kulture” mo e njeriut me shkop qe nuk kishte zbuluar zjarrin.

  6. Frank says:

    Popull kafshe, shpellar, 2000 vjet pas ne erresire per shkak te islamizimit, nuk njeh tolerance, terroriste! Bravo Arsen! Ke sjelle shembull konkret qe e dine te gjithe! Keta jane fundi i botes, nese perhapen keta, atehere do vije fundi i Botes se Civilizuar!

    1. bazarhesap says:

      Qy nga emri dukesh qe je nga zonat malore ose sic i quan keta ti shpellar ? dhe si fillimi i botes me histori te pa fude mund ti tregosh ti si rihet nen diktaturen Komuniste,se keto e shporen ushtrine e Kuqe te Stalinit nga vendi tyre.

  7. Rani says:

    Ne fakt kete lojen me trupin e qengjit e kane marre nga mongolet kur kane pushtuar Afganistanin me ne krye Gjengjis Kahnin, pushtuesin me te madh te historise deri me sot. Edhe mongolet vete e kane pranuar se kane hasur ne shume veshtiresi kur kane pushtuar Afganistanin dhe kurre nuk e pushtuan plotesisht po keshtu edhe Aleksandri i madh. Deri ne 79 ka qene nje vend normal po kur filloi lufta kunder ruseve islamizmi pushtoi mendjet e njerezve ne kerkim te nje shpetimi te shenjte ne kete lufte. Mjafton te shihen disa filmime qe kam pare une per te konstatuar se para 79 shumica e meshkujve afgane nuk mbanin mjekrra dhe nuk visheshin me lecka çarçafe si sot qe jane sinonim i influences arabo-islamike.

    1. Cakalli7 says:

      car ti ber kete lloj perparimi sjell parja e gjirit persik

  8. ujk marsi says:

    populli me fisnik ne bote, asnje perandori nuk arriti ti mposhte.

  9. tefta alikaj says:

    SHUME FALEMINDERIT PER KETE INFOMACION TE RI ;POSHTOJ QE AFGANISTANI NE PERRALLA NJIFET SI ” KASHEI I PAVDEKSHEM ” /(nje burre shume i dobet me nje hunde te mprehte dhe me kurriz qe fluturon me kale)

  10. vlora says:

    Afganistan,albanistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje