Mevlan Shanaj: Po përbaltem me përfshirjen në konflikte banale

13 Korrik 2011, 14:50Politika TEMA

Aktori Mevlan Shanaj, familja e të cilit u sulmua tre ditë me parë me armë, ka thënë se po përfshihet nga mediat në një konflikt banal, duke u përbaltur kështu emri i tij dhe i familjes së vet.

Shanaj ka thënë se ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, e cila po hetohet nga policia.

“Lidhur me ngjarjen kriminale që ka ndodhur me 8 të shtëna pistolete mbi familjen tonë, njoftojmë se prej ditësh po shpërndahet një amulli mediatike elektronike dhe e shkruar. Nga deklarimet tona në të gjitha rastet zyrtare dhe ato mediatike është theksuar se ky akt terrori kriminal, nuk ka ende motiv të njohur dhe askush nuk mund të japë përgjigje pa investigime dhe gjykime të mëtejshme. Është kjo arsyeja që na bën t’i drejtohemi  shtypit dhe opinionit të saktësohet dhe jo të përbaltet emri ynë, sikur jemi bërë pjesë e një konflikti banal”, thuhet në deklaratën e dhënë nga aktori Mevlan Shanaj dhe bashkëshortja e tij Natasha Lako.

Më tej nga ana e tyre theksohet se në asnjë rast nuk kanë pasur në asnjë rrethane konflikt apo shkëmbim fjalësh apo debate që po fabrikohen qoftë për arsye prone, parkimi apo edhe të tjera bishta të tjerë që i vihen këtij krimi.

Sakaq veçohet fakti se në të kundërt është thënë në vijimësi se familja Shanaj ka marrëdhënie miqësore me familjen e atentatorit.

Adrian Hoxhallari është arrestuar si autori i kësaj ngjarjeje. Gjatë ditës së sotme gjykata e ka lënë atë në burg.

 

17 komente në “Mevlan Shanaj: Po përbaltem me përfshirjen në konflikte banale”

  1. arsen says:

    Nuk ke faj!
    Ty te njohim dhe te mbajme mend vetem ne nje rol
    I teti ne bronz!!!
    Ik e mcifu dhe….terhiq padine!
    Komshiun nuk duhet ta zgjedhesh, por duhet ta pranosh me te mirat dhe te metat!
    Truthare me vile luksoze!

    1. xha braho says:

      Dmth s’do e kishe problem te te perdhunonte komshiu i dehur gruan? Do e pranoje me te mirat e te metat e tij?

      1. arsen says:

        Nuk e dime se cili donte ta bente kete pune…Mevlani, apo ai tjetri???
        Ti mire e ke! Vetem ne mal nuk ka komshij

        1. ela says:

          arseno je gje me salen ti lale se te perputhet mentaliteti

  2. APOKALYPSIS says:

    I nderuar Mevlan, ne Shqiperine e sotme jane ngritur plehrat dhe e kane qelbur ate ne cdo cep.
    Eshte mese normale te baltoseni edhe ju .. e kuptoj!
    Kurajo dhe shpresojme te kete akoma njerez qe ta kuptojne gjendjen tuaj!

    Ne ate vend qe me -92-shin u leshuan egersirat e maleve dhe vetem ne TR ka patur sa e sa raste kur malokeri egersira qe as neper filma s’i kishim pare, ndalonin qytetare te thjeshte ne rruge dhe i zhvishnin ne kuptimin e plote te fjales, duke iu marre xhupin kepucet apo c’rrobe tjeter mund t’ju pelqente …

    Kete nen kercenimin me arme te ftohte …

    Di shume historira te tilla, qe ishin pasoje e shperberjes se menjehershme te shtetit & polcise sapo e mori ne dore maloker-shpellaria!! Qe atehere, njerezit e thjeshte nuk kane gjetur qetesi ne ate vend qe eshte shume shume me keq se nje xhungel afrikane!!

  3. luli says:

    O Menvlan biri i nenes mos se njehere je vra, kesaj here mund te vritesh pergjithmone. Ti shiko cfare situate eshte droga sheshit, pija e tj. Ajde ki kujdes o palle

  4. tan says:

    keshtu ndodh ne vendin ku jetojme o njerez te artit e te kulture,merre me mend se cfare mund ti ndodhe nje njeriu te thjeshte

  5. vici-doli says:

    Pas 1990 edhe ku eshte kthyer ne nje KOQE KANDARI, tani, edhe pse eshte zhytur deri ne gryke me m…. e poshtersira, kerkon te mos behet me balte….

  6. Kkoli says:

    Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyysh e dreq!!!!
    Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyysh o Patosaraks ,, te ka perlyer Sala Ty Qe edhe une ketu larg e djej eren e……….
    Nje yyyyyyyyyyysh edhe per kete jashteqitje te sistemit te vjeter..

  7. Claus says:

    Te gjithe dalin te “paster”, te “ndershem”. Edhe Mevlani nuk ka asnje “faj”. Tani e mora vesh qe Natasha Lako deputete e PD (nuk e di eshte sot apo jo) qenka gruaja e tij. Vetem me kete fakt mendoj se ka nje mize nen kesule. Supozim i padrejte eshte ky, por perse mos te jete perfshire ai ose ajo si te gjithe deputete e tjere ne ndonje afere pronesie?
    Vete deklarata e tij e “pafajesise” le nje pershtypje te dyshimte.

  8. ne says:

    Z.Mevlan,paskeni patur te drejte qe ju dhe bashkeshortja juaj e kini luftuar me mllef te madh ate sistem mbas ’90.Ku te linte ai te beje dy vila te mrekullueshme.Andej nga perendimi nje, dhe kredia mbaron ne fund te jetes .

  9. Dionisi says:

    Në këto komente përmenden shpesh fjalët: malokëri, shpellari, plehra etj. Këta anonimë pa gjini(…), pa identitet e pa integritet, që fshihen pas rubrikave anonime, janë ose nga ata sigurimsat, hafijet apo mëkatarët e para ’90-ës ose nga ata kriminelët e ’97-ës, intelektualisht shpellarë, moralisht perversë, nacionalisht tradhëtarë, të cilë, duke përfituar nga halli i të tjerëvee, duan të hedhin plehë mbi Atdheun e tyre, duke ndotur dhe dëmtuar edhe dy intelektualët e nderuar, znj. Natasha Lako dhe z. Mevlan Shanaj.Faleminderit lexuesit për mirëkuptimin.

  10. frac kafka says:

    Është për tu habitur se Saliu në Shqipëri ka vendosur qetësinë. Të tërë banditët i mobilizuar në gardë . Nuk ka më nëpër rrugë. I ka disiplinuar në roben e gardistit. Me gjthë se s’i dihet ka kuadro të reja që bëjnë provat e para rrugëve që të bien në sy të Saliut. Ai menjëherë i mobilizon dhe i fut në gardë apo polici sipas aftësive.

  11. mali says:

    komenti i frac kafkes shume i sakte.Keta snajperat e saliut le ti frymezojne keta artiste ne krijimtarine e tyre.

  12. Sociologu says:

    Ja edhe nje fenomen tjeter per t’ia hequr vemendjen popullit nga problemi #1: Berisha-Meta :: Basha-Ristani!

  13. tani-las vegas says:

    per nje gje jam i sigurt.90 per qind e njerzve qe jan ne burg,jan njeres me seder. te madhe.,dhe ngaqe ska ligj dhe shtet,detyrohen ti zgjidhin vet ceshtjet.e tyre.

  14. adhamudhi says:

    o nebi merr karrocen e shpernda qymyr per salen .merr edhe natashen ta shtyje e pastaj te frymezohet qe te shkruaj ,se ti o nebi surreli i mbane ison kujdo rregjimi qe jo te jep buke por ti e sera jote i mbajne keta rregjime me buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje