Bajerni merr nga Siti mbrojtësin Boateng

14 Korrik 2011, 14:07Sport TEMA

Bajerni i Mynihut ka bërë një tjetër blerje, duke afruar në ekip mbrojtësin e Mançester Sitit, Zherom Boateng. Bajerni ishte vënë në gjurmët e këtij të fundit prej muajsh dhe blerja është mbyllur vetëm ditën e sotme. Boateng, vëllai i mesfushorit të Milanit Kevin-Prince Boateng, kaloi vetëm vitin e kaluar tek Siti, por nuk mundi dot të gjente hapësirë dhe për këtë arsye kërkoi kalimin tek Bajerni. 22-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2015 me bavarezët, ndërsa nuk është bërë ende e ditur shifra që Bajerni I ka paguar Sitit për mbrojtësin.

2 komente në “Bajerni merr nga Siti mbrojtësin Boateng”

  1. tefta alikaj says:

    BAVARIA=BYERN= BAJERN DHE KURRE BAJERNI ;OSE DEZEMBERI OSE SOCIALLI OSE SOCIALLKA;SE NE DIME QE JU KENI DIPLLOMA TE MARRA NE SHQIPERI

    1. d.gorezi says:

      Kur u be njessimi i gjuhes SHqipe u vendos qe emrat e huaj te lakohen sikur emrat SHqip.Leri leksionet dhe mundohu cte hedhe “TEMA” ne grazhd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje