Ekipet ruse gjithmonë e më shumë po ofrojnë shifra marramendëse për të marrë lojtarë cilësorë. Një prej këtyre ekipeve është Anzhi, që, pasi kërkoi Gatuzon dhe Pastoren, tashmë është vënë në gjurmët e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për talentin brazilian të Santosit, Ganso. Drejtuesit e Anzhit kanë ofruar një shifër të çmendur për lojtarin, plot 40 milionë euro. Ndërkohë, Gansos i është ofruar një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro në vit. Vështirë se Ganso do të pranojë, duke qenë se kërkohet nga një sërë klubesh të mëdha, por, kur në lojë janë paratë, asnjëherë nuk mund të thuash jo. Sidmos duke parë faktin se tek Santosi Ganso merr vetëm 700 mijë euro në vit, ndërsa tek Anzhi do të merrte plot 7 milionë.