Ditët e fundit, në shtypin sportive italian është folur mbi mundësinë e largimit të Berluskonit nga Milani, për shkak të gjobës së majme që një prej kompanive të tij mori. Por, gjatë prezantimit të nisjes së sezonit të ri, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ka deklaruar se Berluskoni nuk do të largohet nga Milani. “Berluskoni nuk do ta lerë Milanin. Ai është ende i dashuruar me Milanin dhe deri sa të jetë ai, tifozët e Milanit mund të flenë të qetë”, ka thënë Galiani për mediat. Në lidhje me merkaton e Milanit, Galiani ka thënë se ekipi është kompetitiv dhe do të bëhen blerje vetëm nëse u jepet ndonjë rast i mirë.