Rikthehet Argjentina, fiton dhe kualifikohet

12 Korrik 2011, 10:32Sport TEMA

Argjentina ka fituar në ndeshjen e fundit në grupe 3-0 me Kosta Rikën dhe ka mundur që të kualifikohet për më tej. Golat për Argjentinën u shënuan 2 nga Aguero dhe një nga Di Maria. Lionel Mesi, që është kritikuar shumë në dy ndeshjet e para, ka mundur që të bëjë një paraqitje positive, duke dhënë dy asiste për gola. Argjentina, e cila e nisi Kupën e Amerikës me dy barazime, përfundoi në vendin e dytë me pesë pikë, pasi në vendin e parë u rendit Kolumbia, që grumbulloi 7 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje