Serbëve s’do t’u lejohen pankartat "Kosova është Serbi"

10 Korrik 2011, 13:52Sport TEMA

Tifozëve të skuadrës serbe, Partizan, nuk do t’u lejohet të shpalosin transparente që kanë të bëjnë me Kosovën në stadiumin e tyre në Beograd gjatë ndeshjes të rrethit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës shqiptare të Maqedonisë, Shkëndija ’79, nga Tetova.

“Në vizitë në Beograd ditë më parë ka qenë komisari për siguri i UEFA-s, ish-komandant i policisë angleze të futbollit, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rrezikut të madh. Nuk e kemi ndërmend të lejojmë të ndodh as incidenti më i vogël”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, shkruan gazeta serbe “Alo” të shtunën.

Në ndeshje e parë, atë në stadiumin e Partizanit në Beograd, pos kamerave që do të monitorojnë çdo lëvizje të tifozëve, do të incizohen edhe hyrjet e stadiumit.

“Në hyrje tifozëve do t’u merret çdo transparent që nuk ka të bëjë me Partizanin”, ka thënë një burim nga MPB-së së Serbisë për gazetën “Alo”.

Sipas këtij burimi, nuk do të jenë të lejuara transparent si “Kosovo je Srbija” (Kosova është Serbi). Partizani ndeshjen e parë me Shkëndijën e Tetovës do ta zhvillojë në Beograd më 13 korrik, ndërsa ajo e kthimit luhet më 19 korrik në Shkup.

Kjo masë nga organet shtetërore serbe është marrë për t’i ikur provokimit që mund të sjellë pasoja në ndeshjen e kthimit në Shkup dhe për t’i ikur gjobitjes nga UEFA, që ndalon çdo lloj transparenti politik apo racor.

Ditë më parë mediumet serbe kanë njoftuar se dy ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë mysafirë për shkak të nivelit të lartë të rrezikut që paraqesin këto ndeshje. Mirëpo grupi i tifozëve të Shkëndijës ’79, “Ballistët”, nëpërmjet një komunikatë kanë bërë të ditur se e kanë ndërmend të udhëtojnë për në Beograd dhe se do të nisen të mërkurën në orën 10:00 nga Shkupi./kd/

3 komente në “Serbëve s’do t’u lejohen pankartat “Kosova është Serbi””

  1. preng sherri says:

    Keta te pakte jane komb!muta jane ,por ndjehen nje komb.Duhen ligje dhe masa te ashpra per ti mbajt.
    Kurse ne,majmunet trima,kemi mbush dhe skuadrat e futbollit me to.Me pat be pershtypje nje interviste e nje futbollisti serb qe luante me Dinamon,ku thoshte qe ndjehet mire ne Tirane,te gjithe e respektojne,madje arrinte te thoshte qe shqiptaret ketu nuk duan tja dine per Kosoven!
    Kaq mjafton per te tregu se cfare plehrash jemi ne,pa identitet,pa asgje.
    Nuk del nje politikan,nje qeveritar me i heq veshin nje presidenti klubi.Duhet shume rruge qe ne te pajtohemi me keta kriminele,bile per mua nuk mund te ndodhe kurre,por nuk kuptoj injorancen ketu tek ne.

    1. vinny says:

      Urrejtja, hakmarrja jane ndjenja qe kane ndjekur historine e bellkanit neper shekuj, jane ndjenja negative dhe po te udhehiqesh nga to, rrezultati njihet.
      Ata qe dalin me pankatra, jane idiote, injorante, pasi nese reflekton 2 minuta, jo me teper, ne kete bote as breket e tua ste perkasin, pasi kur iken, si mer dot me vete..e jo me nje krahine.

  2. Edi/Sarande says:

    Po mund te shkruajne qe Shqiperia,Anglia,Franca Kina,India,Brazili jane Serbi.Ca te keqe ka ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje