Fabio Kanavaro tërhiqet nga futbolli

9 Korrik 2011, 13:58Sport TEMA

Një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave të futbollit italian, Fabio Kanavaro, ka vendosur që në moshën 38-vjeçare të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Tërheqja vjen në të njëtën ditë kur Kanavaro ngrinte Kupën e Botës pesë vjet më parë në Gjermani si kapiten i kombëtares italiane. Gjatë atij sezoni, Kanavaro mori edhe çmimin prestigjioz të Topit të Artë. “Jam shumë i trishtuar, futbolli është jeta ime. Por, për shkak të problemeve me gjurin, u detyrova që të marr këtë vendim” ka thënë Kanavaro. Ky i fundit sezonin që përfundoi luajti në Dubai tek Al Ahli. Ai ka luajtur për Parmën, Interin, Juventusin dhe Realin. Kulmin padyshim që e arriti tek Parma dhe tek Juventusi.

4 komente në “Fabio Kanavaro tërhiqet nga futbolli”

  1. preng sherri says:

    si futbollist i mire ka qene,si njeri nje funderrine.

  2. Frank says:

    preng sherri, e njeh gje personalisht ti Kanavaron?

    1. preng sherri says:

      Personalisht nuk e njoh,por kam jetuar per nje kohe te gjate ne Itali dhe e kam ndjek futbollin nga afer,perfshi shtypin dhe ambientet e tifozeve.
      Ketu shpreha mendimin tim dhe nuk besoj qe duhet me te marre leje.
      Pastaj nuk e kuptoj nderhyrjen tende.Je i lire te japesh opinionin tend.
      Po te lexosh shtypin italian sot ne internet,do te lexosh dhe mendime te ngjashme me timin.

  3. silvan says:

    eshte mbrojtesi me i mir i botes,,,,,nuk i vjen me nje i till italis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje