Malaga, 35 milionë euro për Shnajder

8 Korrik 2011, 12:17Sport TEMA

Ekipi spanjoll i Malagës, që pas blerjes nga sheikët arabë, është bërë një nga më aktivët në merkato dhe ka ofruar në ekip disa lojtarë cilësorë. Mediat italiane bëjnë me dije se Malaga tashmë është vënë në ndjekje edhe të mesfushorit të Interit, Uesli Shnajder. Sipas tyre, Malaga është gati që të ofrojë plot 35 milionë euro për holandezin. Shnajder kërkohet edhe nga ana e Mançester Junaited dhe vështirë se do të pranonte që të kalonte tek Malaga. Megjithatë, kur në lojë hyjnë lekët, askush nuk mund të jetë I sigurtë.

Sakaq, mediat italiane bëjnë me dije se Reali vazhdon që të jetë i interesuar për mbrojtësin brazilian të Interit, Dagllas Maikon. Për të marrë brazilianin, madrilenët duket se janë të gatshëm që të ofrojnë një tjetër brazilian, mbrojtësin e majtë Marselo. Tratativat kanë nisur dhe në fund mund të japin rezultat.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje