Argjentina zhgënjen sërish, vetëm 0-0 me Kolumbinë

7 Korrik 2011, 10:35Sport TEMA

Argjentina ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e dytë për Kupën e Amerikës. Argjentinasit e udhëhequr nga Lionel Mesi, nuk kanë mundur dot që të shkojnë më shumë se barazimi 0-0.

Madje, Argjentina për pak ka humbur, për shkak se Kolumbia ka pasur pesë raste të pastra, ndërsa të zotët e shtëpisë vetëm një.

Tifozët në fund të ndeshjes e kanë fishkëllyer ekipin, për shkak të paraqitjes shumë të dobët.

Edhe në ndeshjen e parë në grup, atë ndaj Bolivisë, Argjentina nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Tashmë Argjentinës i duhet që të fitojë ndeshjen e fundit në grup, atë ndaj Kosta Rikës, në mënyrë që mos të eleminohet.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje