Junaited, gati 35 milionë euro për Shnajder

6 Korrik 2011, 14:15Sport TEMA

Mançester Junaited ka dalë zbuluar, duke pranuar që mesfushori holandez i Interit, Uesli Shnajder, është objektivi kryesor I merkatos. Kjo gjë është pohuar nga ana e asistentit të Aleks Ferguson, René Meulensteen. Ky i fundit ka thënë se “Shnajder do të ishte perfekt për Mançesterin, nuk ekziston lojtar më ideal për ne. Shnajder di ta spostojë si duhet lojën. Ai është perfekt pëe lojtarët tanë”. Sipas “Mirror”, Junaited është gati që të paguajë 35 milionë euro për holandezin. Shnajder fundit tashmë mund të largohet nga Interi, pasi zikaltërit kanë marrë një tjetër fantasist, argjentinasin Riki Alvarez, që konsiderohet pikërisht si zëvendësuesi i holandezit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje