Milani është duke menduar që të bëjë një goditje të madhe gjatë kësaj merkatoje. Objektivi kryesor i kuqezinjve është mesfushori sllovak i Napolit, Marek Hamshik. Ky i fundit ka shprehur dëshirën që të kalojë tek Milani, por drejtuesit e Napolit deri më tani e kanë refuzuar një kalim të tillë. Për këtë arsye, Milani është duke menduar një “plan B”, që do ta çonte atë tek mesfushori argjentinas i Palermos, Havier Pastore. Ky i fundit është vlerësuar nga presidenti i Palermos, Zamparini, 50 milionë euro. Drejtuesit e Milanit do të përpiqen që të ulin çmimin e tij. Por, tratativat do të nisin vetëm nëse dështon blerja e Hamshik.