Barcelona zyrtarizon blerjen e Fabregas dhe Sançez javën e ardhshme

1 Korrik 2011, 13:35Sport TEMA

Barcelona pritet që të zyrtarizojë gjatë javës së ardhshme blerjen e mesfushorit të Arsenalit, Çesk Fabregas dhe blerjen e sulmuesit të Udinezes, Aleksis Sançez. Lajmi bëhet i ditur nga ana e së përditshmes spanjolle “AS”. Sipas kësaj të fundit, presidenti katalanas, Sandro Rosell, gjendet në Argjentinë për Kupën e Amerikës dhe pritet të rikthehet të martën në Spanjë, kur dhe pritet që të zyrtarizojë blerjet. Për Sançez, Barcelona pritet që të paguajë 27 milionë euro, ndërsa për Fabregas 35 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje