Gallatasarai në gjurmët e Kaka dhe Kambiaso

30 Qershor 2011, 17:11Sport TEMA

Trajneri i ri i Gallatasarait, Fatih Terim, ka si synim që të ndërtojë një ekip ambicioz për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga presidenti i vet që të bëjë disa sforco ekonomike. Lojtari i parë që do të donte Terim në ekipin e vet, është mesfushori argjentinas I Interit, Esteban Kambiaso. Ky i fundit ka të njëtin rol në fushë me mesfushorin shqiptar të Gallatasarait, Lorik Cana, gjë që të bën të kuptosh se tashmë Terim e ka vendosur largimin e Canës. Por, ëndrra e madhe e Terim është braziliani Kaka. Ky i fundit tashmë nuk bën më pjesë në planet e Hoze Murinjos dhe Reali kërkon që të shesë sa më parë, në mënyrë që të heqë një peshë goxha të madhe, duke qenë se Kaka merr një pagë të majme. Megjithatë, për të bërë realitet këto blerje, Gallatasarai duhet të shpenëzojë një shumë të konsiderueshme parash. Për më tepër, duhet të bind Kaka dhe Kambasio që të pranojnë të transferohen në Turqi. Kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi për të dy lojtarët do të ishte një hap prapa në karrierën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje